Studentet.info
Lajme : Kandidatėt pėr asistentė nė Shkencat Politike ankohen se u janė fshehur fakte tė rėndėsishme tė biografive tė tyre
Kyqur 26-09-2007 2:43:45 (2489 Lexime)


U “masakrohen” biografitė

Prishtinė, 26 shtator – Ėshtė quajtur ‘masakėr’ ajo qė ka bėrė Komisioni recensues me rastin e pėrpilimit tė raportit pėr zgjedhjen e tre asistentėve pėr grup lėndėsh nė Departamentin e Shkencave Politike dhe Administrative tė Fakultetit Filozofik, raporton "Koha Ditore". Sipas gazetės, pasi kanė parė atė qė ėshtė pėrfshirė nė raportin e Komisionit - nė pėrbėrje tė tė cilit komision kanė qenė: Enver Hasani, Ibrahim Gashi dhe Zenun Halili - disa nga kandidatėt besojnė qė u janė fshehur tė dhėna tė rėndėsishme tė pėrgatitjes akademike tė tyre.
Mbi bazėn e tė dhėnave qė ata kanė pėrfshirė nė raport, Komisioni i ka propozuar Kėshillit Shkencor-Mėsimor tė fakultetit zgjedhjen e Sebajdin Bytyqit, Jehona Lushakut dhe Fitim Gllarevės si asistentė.



Kandidati Shkėlzen Gashit ka thėnė t’i jenė pėrgjysmuar shėnimet e tij biografike nga ana e Komisionit. Pėr pėrgatitjen akademike tė tij vetėm ėshtė thėnė se ėshtė bachelor i Shkencave Politike. Ai ka pėrmendur mospėrfshirjen e tė dhėnės se ka kryer tė gjitha provimet e studimeve pasdiplomike dhe se ėshtė nė pėrfundim e sipėr tė magjistraturės nė Universitetin e Sarajevės dhe nė atė tė Bolonjės, si dhe qė sė shpejti do ta mbrojė tezėn nėn mentorshipin e profesorit Zharko Buhovski. Po ashtu, ėshtė ankuar se nė kėtė raport nuk kanė gjetur vend shėnimet se ka pėrkthyer libėrthin “Mendimet e Komisionit Badinter pėr ish-Jugosllavinė”, ndryshe prej njė kandidateje qė ėshtė propozuar pėr asistente pėr tė cilėn ėshtė cekur se ka qenė pėrkthyese nė UNMIK.

Pas tij ka reaguar edhe kandidatja tjetėr Gjylbehare Bella Murati, meqė nė referatin e kandidaturės sė saj ėshtė theksuar se nuk e ka dorėzuar vėrtetimin pėr regjistrimin e studimeve tė doktoratės, si pjesė tė dokumentacionit pėrcjellės pėr konkurrim.
“Kjo nuk ėshtė aspak e vėrtetė. Kopjen e kėtij dokumenti ia kam bashkėngjitur aplikacionit dhe si tė tillė ia kam dorėzuar kėtij departamenti, por, sipas tė gjitha gjasave, ky dokument ėshtė asgjėsuar nė mėnyrė perfide”, ka thėnė ajo. Kjo kandidate ėshtė ankuar, po ashtu, se anėtarėt e Komisionit kanė hequr nga shėnimet e saj biografike studimet qė ka bėrė nė Universitetin e Utrehtit nė Holandė, si dhe tė dhėnat mbi kryerjen e praktikės nė Tribunalin e Hagės.
Anėtari i komisionit Ibrahim Gashi kėmbėngul se, nė raportin qė mbanė firmėn e tij dhe dy anėtarėve tė tjerė, janė pėrfshirė tė gjitha tė dhėnat e prezantuara nga kandidatėt, e qė kėrkohen me konkurs, por jo edhe tė tjera qė nuk janė relevante.

“Ne kemi evidentuar ēdo dokument qė kėrkohet nė bazė tė konkursit dhe qė ėshtė nė kuadėr tė kritereve akademike, por nuk kemi pėrfshirė apo cituar dokumente a kualifikime qė nuk pėrmenden nė konkurs. Tė gjithė ata qė kanė pėrfunduar studimet master apo qė kanė regjistruar doktoratė, i kemi evidentuar”, thekson Gashi.
Ai thotė tė mos i ketė pėrlyer reagimi qė ka bėrė nė gazetė kandidati Shkėlzen Gashi, ndonėse thotė tė ketė respekt tė veēantė pėr tė. Ai shton se pėr kandidaten Gjylbehare Bella Murati ėshtė cekur se ka regjistruar studimet e doktoratės, edhe pse nuk ka pasur dėshmi pėr kėtė. Pėrzgjedhja e kandidatėve thotė tė jetė bėrė me qėndrimin unanim tė tre anėtarėve tė Komisionit, pasi rektori Hasani ka dhėnė propozimet.
Ndėrkaq, ėshtė anėtari Zenun Halili ai i cili pranon tė mos ketė njohuri mbi kualifikimet e kandidatėve, pasi qė vetėm formalisht ka vėnė firmėn nė referatin e Komisionit, pėr faktin se ka dy muaj qė nuk ka qenė nė Kosovė.
“Unė e di qė kam qenė anėtar Komisioni pėr pranim tė asistentėve, por pėr shkaqe familjare kam qėndruar dy muaj nė Shtetet e Bashkuara. Pasi kam ardhur e kam parė qė dy anėtarėt e tjerė tė komisionit, Enver Hasani dhe Ibrahim Gashi, i kanė pėrzgjedhur kandidatėt dhe i kanė nėnshkruar referatet, dhe pastaj kam menduar se ajo zgjedhje ėshtė mė e mira qė ata kanė bėrė, prandaj edhe e kam mbėshtetur dhe e kam nėnshkruar edhe unė referatin”, ka thėnė Halili.
Gjatė ditės gazeta nuk ka mundur ta kontaktojė rektorin Hasani, i cili ka qenė edhe kryetar komisioni.

Raporti i Komisionit akoma nuk ka shkuar nė Kėshillin mėsimor-shkencor tė Fakultetit Filozofik, nga ku jepet drita jeshile pėr t’i kaluar senatit. Dekani i kėtij fakulteti, Ramush Mavriqi, konfirmon qė deri tashti nuk ka shkuar atje ndonjė ankesė lidhur me kėtė rast, por thotė qė tė enjten Kėshilli do tė vendos nėse do tė mbėshtet kėto propozime, apo ndonjė kandidat tjetėr.
“Deri tashti nuk kemi asnjė vėrejtje dhe asnjė kundėrshtim me shkrim. Nė qoftė se ato vinė ne do ta informojmė Kėshillin e fakultetit, i cili tė enjten do tė mbajė mbledhje ku do tė vendoset pėr kandidatėt”.
Dekani Mavriqi ka thėnė se Kėshilli i fakultetit mundet ta miratojė pa kurrfarė vėrejtje propozimin e Komisionit, mund ta plotėsojė atė, ose mund edhe tė mos e miratojė, dhe nė senat ta dėrgojė propozimin e vetė. Sipas tij, nė senat mund tė shkojė edhe propozimi i Komisionit, por edhe ai i Kėshillit tė fakultetit, ndėrsa senati do tė marrė vendimin pėrfundimtar pėr zgjedhjen e kandidatėve pėr asistentė.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio