Studentet.info
Opinione : Brezi qė po shkon dėm
Kyqur 26-09-2007 4:35:09 (2741 Lexime)


Brezi qė po shkon dėm

Mentor Kikia

Duke qenė pjesėtar i njė brezi, i cili nė rininė e tij tė pasurit e njė pale pantallonash xhins apo kadife e kishte luks ta madh, ndjej kėnaqėsi kur shikoj se si gjimnazistėt dhe studentėt e sotėm kanė tė gjitha mundėsinė dhe hapėsirėn pėr ta shijuar ndryshe kėtė fazė tė jetės. Por pikėrisht, mėnyra e tė shijuarit tė jetės nga rinia sot, ka ngrėnė shumė herė diskutim. Ėshtė kjo njė mėnyrė moderne, pra normale pėr kohėn qė jetojmė, ėshtė shumė ekstravagante (jo nė kuptimin e shfaqjeve tė huaja tė periudhės sė para viteve ‘90), ėshtė e tepruar, apo edhe mė keq, e degjeneruar dhe e degraduar? Pėr pasojė mund edhe tė pyesim nėse brezi i sotėm ėshtė njė rini normale, ėshtė mjaftueshėm i shkolluar e i edukuar pėr tė qenė i gatshėm tė marrė nė dorėzim Shqipėrinė e sė nesėrmes dhe i aftė pėr ta dėrguar mė pėrpara e pėr ta bėrė mė tė begatė se etėrit e tyre vendin e tyre? Kėto pyetje hanė shumė diskutime dhe shumėkush mund tė ndajė opinione tė ndryshme e kontradiktore. Personalisht do t‘i bashkohesha grupit tė njerėzve qė ndjehen tė shqetėsuar pėr brezin e ri, pėr cilėsinė e shkollimit, pėr nivelin kulturor, pėr nivelin e edukatės dhe mirėsjelljes dhe pėr pasojė edhe pėr tė ardhmen e tij.


Ndėrsa ecnim njė ditė trotuarit tė bulevardit tė kryeqytetit, tri vajza, nė moshė tė gjimnazit, bisedonin shpenguar me zė tė lartė. Njėrės i ra telefoni dhe u pėrgjigj: "Hė me kurve, ku je? Nga mutin ku ke humbur njė javė?". Pasi mbylli bisedėn, shoqja e pyeti se kush ishte. "Ajo shoqja ime e Qemalit (mesa duket e shkollės sė mesme "Qemal Stafa"), Lola". "Kush me? - ndėrhyri tjetra - ajo shurra qė pallohet me atė mallistin, qė ndau atė shoqen time nga dashnori?". Biseda mes tyre vazhdoi nė tė njėjtėn temė, kur njė djalė i ra borisė sė makinės. "Ata robt ku t‘i kesh shkėrdhatė" - ia priti e treta, me sa fuqi qė kishte. Shumė njerėz kthyen kokėn tė nxitur nga kjo shprehje, por kjo nuk ndikoi fare qė vajzat tė ndryshonin temėn e bisedės.

I kėrkojmė njė mijė herė ndjesė lexuesit dhe gazetės pėr pėrdorimin e shprehjeve tė mėsipėrme. Por e riprodhuam dialogun me korrektesė pėr tė qenė mė realė nė ngritjen e njė problemi vėrtet serioz dhe shqetėsues si dhe pėr tė ndarė me ju njė brengė qė tė mbetet pas, kur shikon tri vajza tė bukura e tė veshura hijshėm, tė flisnin mes turmės sė njerėzve me njė gjuhė tejet ordinere. Nė fakt, fillimisht rrezen e shqetėsimit e pata shumė tė ngushtė, kur mendova se ēfarė pėrgjigje do tė merrja, sikur njėra prej tyre tė ishte nesėr nusja e tim biri (i cili pėr fat ėshtė ende herėt pėr kėsi punės) dhe unė t‘i kėrkoja, ta zėmė, tė mė bėnte njė kafe? Kėtė episod e bėmė objekt diskutimi mes njė grupi kolegėsh, duke shprehur shqetėsimin pėr degradimin e fjalorit nė radhėt e rinisė. "Je shumė i vonuar - mė thanė. Vajzat kanė kohė qė ua kanė marrė frenat djemve. Janė ato tashmė qė pėrdorin si tė zakonshme shprehje nga mė ordineret, qė tė shajnė mbarė praptė, siē e themi ne meshkujt, me libėr shtėpie. Nė rrugė, nė shkollė, nė kafene, e madje edhe nė familje, fjalori i tyre ėshtė njė degjenerim total".

Konstatimi i vonuar na u kujtua sėrish kėto ditė kur Elsa Ballauri, ngrinte nė njė artikull njė shqetėsim vėrtet serioz: fatin e rinisė "bllokiste". Asaj rinie qė braktis shkollėn dhe dergjet tėrė ditėn kafeneve, rinisė qė diskuton pėr ēdo gjė, veē pėr njė libėr, pėr njė film apo njė teatėr jo. Tė asaj rinie, ku individi qė lexon ėshtė njė humbameno, ai qė shkon rregullisht nė shkollė ėshtė njė debil, ai qė krahas shkollės bėn edhe njė punė ėshtė fakir. Duhet tė jemi seriozisht tė shqetėsuar pėr fatin e individėve qė do tė pėrbėjnė shoqėrinė produktive tė sė nesėrmes, tė cilėt nuk dinė ku bien dyert e bibliotekave, por dinė adresat e tė gjitha pabeve, klubeve tė natės dhe moteleve. Koha ėshtė duke prodhuar vėrtet njė kategori tė rinjsh shumė tė aftė, qė po formohen bindshėm edhe nė universitete tė famshėm nė botė. Por ata janė fare pak tė pėr ndikuar nė pėrqindjen e lartė tė injorancės qė do tė mbushė shoqėrinė e sė nesėrmes, pa llogaritur qė njė pėrqindje e konsiderueshme e tyre nuk kthehen mė nė Shqipėri.

Produkte tė njė shoqėrie ku edukimi ishte ēėshtje e partisė dhe ku mirėsjellja dhe tė nxėnit imponoheshin, prindėrit e rinisė sė sotme mjaftohen me shpenzimet pėr tė mos u munguar gjė fėmijėve tė tyre dhe pėrgjithėsisht nuk kanė nė axhendė edukimin e tyre. Shumė syresh qė kanė mundur tė krijojnė komoditete financiare mjaftohen tė paguajnė shtrenjtė nė shkollat private dhe nuk e dinė se sa efektivisht notat e tyre janė ekuivalente me njohuritė. Shumė syresh mjaftohen me regjistrimin nė universitete private dhe presin fundin e katėr viteve pėr tė marrė diplomėn e blerė me para. Shumė syresh krenohen qė u bėjnė surpriza me BMĖ ditėn e lindjes sė fėmijėve tė tyre gjimnazistė, tė cilėt megjithatė nuk kanė njė libėr nė shtėpi. Rinia e sotme nuk ka simbole, nuk ka idhuj pėr tė ndjekur dhe ėshtė e prirur tė rrėshqasė lehtėsisht drejt degjenerimit. Pėr mė shumė se njė muaj, idhulli i rinisė dhe adoleshentėve tė Tiranės ishte videoja e njė artisteje qė ishte filmuar nudo ndėrsa merrte drogė, tė cilėn tė rinjtė e qarkullonin nė telefonat e tyre celularė.

Me kėtė brez nuk bėhet fjalė tė flasėsh pėr parime, si p.sh., vullnetarizmi, pasi ata po edukohen me frymėn e trotuareve. Media nga ana e saj nuk ofron asgjė edukative. Ekranet televizive kanė nė qendėr edicionet e lajmeve dhe debatin politik, ndėrsa pjesa tjetėr e kohės mbushet me telenovela, tė cilat kanė tė gjitha tė njėjtėn fabul: njė mjedis ku gėlon thashethemi, intriga dhe tradhtia seksuale, ku nėna ngatėrrohet me djalin, vajza me babanė e ku si nėna, ashtu edhe vajza, kanė tė njėjtin tė dashur. Pėrtej fatalitetit me tė cilėt po ngrejmė kėtė shqetėsim, realiteti duhet tė na bėjė tė mendojmė seriozisht pėr ta ndryshuar atė. Dhe nė radhė tė parė sytė duhet t‘i drejtojmė nga shkolla.

Gjithkush qė ka pasur pėrvojėn e pjesėmarrjes apo tė asistimit nė njė institucion arsimor nė vendet e qytetėruara, ka parė qė tė paktėn nė orėn e mėsimit nxėnėsit, studentėt dhe mėsuesit e kanė tė ndaluar rreptėsisht tė pėrdorin telefonin celular e aq mė shumė tė ndezin cigaren. Gjithkush qė ka pasur kėtė pėrvojė ka parė qė askund nuk ka vajza nė shkollė me mini e mikrofunde si nė shkollat tona. Shkolla duhet tė rrisė shkallėn e disiplinimit dhe shkallėn e bashkėpunimit me prindėrit. Ajo nuk ėshtė njė institucion argėtimi, ku vajzat shkojnė pėr tė zėnė tė dashur e djemtė tė dashura, por njė vatėr tė nxėnit dhe detyrimisht edhe edukimit. Duhet tė ndjejmė frikė seriozisht pėr tė ardhmen e shoqėrisė sonė.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio