Studentet.info
Lajme : Berisha sulmon drejtuesit e fakulteteve: Nuk realizuan investimet
Kyqur 02-10-2007 2:49:40 (1352 Lexime)


Berisha sulmon drejtuesit e fakulteteve: Nuk realizuan investimet

TIRANĖ, 2 TETOR- Kreu i ekzekutivit ka shfrytėzuar ditėn e parė tė vitit tė ri akademik pėr tė sulmuar krerėt e universiteteve. Ai u ka kėrkuar studentėve tė mos bėhen pjesė e klaneve, por tė zgjedhin mė tė mirėt nė drejtim tė shkollave tė larta. "Ėshtė nė dorėn tuaj, qė pėrmes votės tė zgjidhni pėrfaqėsuesit tuaj mė tė mirė pėr drejtues tė departamenteve, fakulteteve dhe universiteteve, si dhe pėr nė organet vendimmarrėse", tha dje Sali Berisha, nė mes pedagogėve dhe studentėve tė Fakultetit tė Inxhinierisė sė Ndėrtimit. Sipas tij, fakultetet dhe universitetet presin njė ndryshim tė thellė. Por, ky ndryshim mund tė bėhet vetėm nėse nė krye tė tyre do tė zgjidhen akademikėt qė kanė vizionin, pėrkushtimin dhe motivacionin e mjaftueshėm pėr ta bėrė kėtė ndryshim. "Unė dėshiroj t‘u bėj njė thirrje tė sinqertė, shkėputuni nga kalkulimet e vogla tė grupeve dhe pėrpiquni tė gjeni akademikėt mė tė aftė, mė tė ndershėm dhe tė papėrfolur pėr korrupsion, mitėmarrje dhe sjellje tė tjera nė kundėrshtim me etikėn akademike", tha Kryeministri.


Thirrja e tij vjen pikėrisht nė vigjilje tė zgjedhjeve tė reja pėr autoritetet drejtuese. Ligjėrata e tij tregon hapur mbėshtetjen pėr rregulloren e Ministrisė sė Arsimit. "Pėr herė tė par,ė nė shkollat e larta do tė konstituohen Kėshillat e Administrimit, tė cilat do tė jenė pėrgjegjėse pėr menaxhimin kryesisht financiar tė universiteteve", tha Kryeministri, duke shtuar se "atyre u bie pėrgjegjėsia pėr tė pėrdorur me eficensė maksimale ēdo qindarkė qė vjen nga buxheti, taksat e studimeve apo donacionet". Nė lumin e akuzave pėr krerėt aktualė tė universiteteve rėndon edhe ajo pėr keqpėrdorim tė fondeve publike. "Modeli i deritanishėm i drejtimit tė universiteteve nuk i pėrballon mė sfidat e kohės. Shprehje shumė e qartė e dėshtimit tė kėtij modeli ėshtė, ndėr tė tjera, paaftėsia pėr tė zhvilluar politika afatgjata tė zhvillimit tė universitetit dhe pėr t‘i materializuar ato me investime", tha kreu i qeverisė, duke e hedhur totalisht fajin te dekanėt dhe rektorėt. Sipas tij, ekipet drejtuese tė universiteteve nuk arritėn dot t‘i realizojnė plotėsisht investimet e parashikuara nė buxhetin e shtetit. Pėr kėtė, thotė Berisha, studentėt dhe pedagogėt nuk mund t‘ua falin drejtuesve tė universiteteve dhe fakulteteve mosrealizimin e investimeve, ēka nėnkupton mungesa nė kompjuterė dhe biblioteka, lidhjen me e-mail, kushte tė papėrshtatshme nė mjediset mėsimore etj. Kėshtu, kėshillat e fakulteteve dhe senatet e reja, qė do tė dalin nga kėto zgjedhje, kanė njė pėrgjegjėsi tė madhe pėr reformimin akademik tė shkollave tė larta, me synimin qė oferta e tyre tė jetė sa mė e mirė dhe e krahasueshme pėr nga niveli me standardet ndėrkombėtare. Gjatė ceremonisė pėr vitin e ri akademik foli edhe ministri i Arsimit, Genc Pollo, i cili pėr rregulloren e zgjedhjeve tė reja evidentoi faktin se nuk do tė ndryshojė. Pra, ata dekanė dhe rektorė, qė kanė konsumuar dy mandate nuk do tė rikandidojnė mė nė tė njėjtin post.(Shqip)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio