Studentet.info
Lajme : Abuzim me vulėn e Universitetit tė Prishtinės
Kyqur 05-10-2007 9:09:47 (3071 Lexime)


Tetė “studentė” falsifikojnė dokumentet nė UP

Prishtinė, 5 TETOR – Pos qė po pajisen me ‘status’ studenti, shtetasit kosovarė edhe po gjejnė mundėsi ‘diplomimi’ nė fakultetet e Universitetit tė Prishtinės (UP) pa iu nėnshtruar fare procedurės sė regjistrimit, apo pa vijuar studimet.

Vetėm nė periudhėn shkurt-qershor, gjatė aplikimit tė tyre nė sektorė tė caktuara jashtė vendit, qoftė pėr punėsim apo pėr shkollim tė mėtejmė, sė paku tetė individė kanė paraqitur dokumente tė falsifikuara qė mbajnė firmėn e universitetit tė vetėm publik nė gjuhėn shqipe.


Sipas njė liste emėrore tė cilėn e ka siguruar “Koha Ditore” tė mėrkurėn, nė kėtė periudhė kohore Universitetit i janė prezantuar katėr dosje tė individėve qė kanė falsifikuar dokumentet nė Fakultetin Juridik (Hajriz H., Bujar M., Afėrdita K. dhe Besarta M.) njė nė Ekonomik (Flamur M.), njė nė Arte (Armen V.), njė nė Inxhinierinė Elektrike dhe Kompjuterike (Vehbi H.) dhe njė qė ka falsifikuar diplomėn e studimeve master nė Gjermani, por qė ka pėrfunduar studimet nė Fakultetin e Ndėrtimtarisė dhe Arkitekturės nė UP (Bersant S.).

Nė kėto dosje, tė cilat i janė prezantuar gazetės, bėjnė pjesė dokumente qė dėshmojnė vijueshmėrinė e studimeve tė njė individi nė kėtė universitet, e madje edhe diploma qė dėshmojnė pėr pėrfundim studimesh. Dokumentet posedojnė vulėn e Universitetit tė Prishtinės, por shpeshherė edhe firmėn e zyrtarėve tė lartė tė fakulteteve. Dy individė kanė paraqitur diploma false, ndėrsa tė tjerėt certifikata dhe vėrtetime qė dėshmonin statusin e studentit.

Burime tė gazetės kanė bėrė tė ditur se dosjet origjinale tė tė gjithė falsifikatorėve gjenden nė Zyrėn pėr verifikimin e dokumentacionit, qė funksionon nė kuadėr tė Rektoratit, dhe theksojnė qė vetėm njėri prej tetė falsifikatorėve ka tė kryera studimet bachelor. Ai ka konkurruar pėr asistent nė Fakultetin e Ndėrtimtarisė dhe Arkitekturės, nė konkursin e fundit tė shpallur nga Rektorati, me ē’rast ka paraqitur dėshmi tė rreme pėr pėrfundim tė studimeve master nė lėmin e arkitekturės, nė Gjermani.

“Kur ai (Bersant S.) ka konkurruar pėr pozitėn e asistentit nė Departamentin e Arkitekturės, ka paraqitur njė dokument me tė cilin dėshmohej se ka kryer studimet master nė Dessau Institute of Architecture nė Gjermani. Ne kemi pyetur atje dhe ka ardhur konfirmimi se individi me kėtė emėr ka paraqitur dokument tė falsifikuar”, ka thėnė ky burim, sipas tė cilit dokumentacioni i shtatė ‘studentėve’ tė tjerė ėshtė vėrtetuar me vulė identike me atė tė fakulteteve tė Universitetit tė Prishtinės, ndonėse ata asnjėherė nuk kishin fituar statusin e studentit tė kėtyre fakulteteve.

Ndonėse gjysma e dokumentacionit tė falsifikuar ishte bėrė nė Fakultetin Juridik, pėr kėtė nuk kishte njohuri dekania Hava Bujupi. Sipas saj, pas hulumtimeve qė ka bėrė administrata, emrat e tė katėr individėve nuk figurojnė nė dosjet e Juridikut. Mirėpo, ajo nuk ka pėrjashtuar mundėsinė qė tė jetė abuzuar me vulėn e fakultetit tė cilin drejton.
“Nė rast se vėrtetohet se dikush nga fakulteti ka vulosur kėto dokumente atėherė do tė merren tė gjitha masat ndaj tij, por ka shumė mundėsi qė vula jonė tė jetė kopjuar dhe ajo tė jetė jashtė fakultetit”, ka thėnė dekania Bujupi, dhe ka shtuar se pėrpjekjet e kėtij menaxhmenti janė tė orientuara nė luftimin edhe tė kėtyre dukurive.
Ndėrkaq, gazeta nuk ka mundur ta kontaktojė prorektoren Suzana Manxhuka pėr tė marrė konfirmimin nga ajo nėse nė Zyrėn pėr verifikimin e dokumentacionit ka tė tilla dokumente.

Manxhuka ėshtė prorektore pėr marrėdhėnie me jashtė nė Universitetin e Prishtinės dhe kalon nėpėr zyrėn e saj secili dokument i dyshimtė qė duhet verifikuar e qė dėrgohet nga zyrat e jashtme diplomatike me seli nė Prishtinė, apo nga tė tjera institucione ndėrkombėtare.
Nė muajin shkurt gazeta kishte publikuar njė tjetėr listė emėrore me tė cilėn dėshmohej se gjatė vitit 2006 dokumente false kishin arritur tė marrin 24 studentė. Prej tyre shtatė kishin falsifikuar dokumentet nė Fakultetin Juridik, gjashtė nė Ekonomik, tre nė Filologji, dy nė Mjekėsi, dy nė Shkencat matematike-natyrore, njė nė Filozofik, njė nė Arte, njė nė Edukim dhe njė nė Bujqėsi.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio