Studentet.info
Opinione : Mė ka zėnė belaja me studentėt
Kyqur 09-10-2007 3:22:10 (1804 Lexime)

Mė ka zėnė belaja me studentėt

Adri Nurellari


Njė ndėr gjėrat qė duhet vėnė nė dukje pėr tranzicionin nė Shqipėri ėshtė fakti qė ėshtė njė ndėr tranzicionet mė tė koklavitur tė botės ish-komuniste edhe pėr faktin qė regjimi ynė komunist ishtė nė vetvete tmerrėsisht ndryshe nga pjesa tjetėr e bllokut komunist. Mjafton tė pėrmendet fakti qė ne ishim njė autarki e vertetė, domethėnė njė vend tėrėsisht i izoluar nga pjesa tjetėr e botės dhe se ne ishim i pari vend qė u deklaruam zyrtarisht si vend ateist pėr tė kuptuar se ēfarė do tė vijonte mė pas me rrėnimin e totalitarizmit do tė kishte disa nuanca qė nuk hasen nė vendet e tjera.

Komunizmi tek ne ra i fundit, pasi tė tjerėt i kishin larė hesapet me tė mė herėt, dhe vendi ynė u pėrfshi njeherazi nga disa procese intensive paralele sikurse nuk kishte ndodhur tjetėrkund. Kėshtu nė mėnyrė simultane procesi i kalimit nga monizėm nė pluralizėm u shoqėrua nga ndryshimi i strukturės sė ekonomisė nga tėrėsisht publike nė tėrėsisht private, nga kalimi nga vend i izoluar nė vend i hapur, nga vend ateist nė vend me liri fetare pėr tė kaluar pastaj edhe tek ndryshime tė tjera mė specifike sikurse ishte kalimi nga shoqėri rurale nė shoqėri urbane. Pra njė mish mash i vėrtetė transformimesh qė vėshtirė se janė hasur tjetėrkund. Kėshtu pėrshembull vendet e tjera tė Ballkanit e kishin kaluar procesin e urbanizimit gjatė viteve gjashtėdhjetė, nuk kishin hequr dorė nga feja dhe zhveshja nga pronėsia private nuk ishte aq gjithėpėrfshirėse sikurse kishte ndodhur tek ne.

Megjithė kėto ndryshime radikale qė kanė ndodhur dhe qė ende nuk kanė tė sosur, ėshtė me tė vėrtetė tronditėse fakti qė ende ballafaqohesh me stilema tė trashėguara nga e kaluara por qė nuk ka ndonjė gjė tė pėrbashkėt me sistemin e vlerave qė po rrekemi tė pėrqafojmė. Dhe mua gjatė mėsimdhėnies mė shfaqen gjithmonė pa rreshtur dy rrethana pėr ta manifestuar kėtė rudiment qėndrimesh apo opinionesh qė ngelen tė palėkundura edhe nė sistemin e ri. Bėhet fjalė pėr preferencat e studentėve mes Don Kishotit dhe Sanēo Panēos apo mes Athinės dhe Spartės.

Kur diskutoj pėr lėndėn e qytetėrimit evropian gjithmonė pėrdor si ilustrim tė shekullit XVI kryeveprėn e Servantesit mirėpo gjithmonė mė rastis qė shumica dėrrmuese e studentėve pėr mos tė thėnė tė gjithė, marrin anėn e Sanēo Panēos dhe kanė pėrēmim e mospėlqim ndaj tė ngratit Don Kishot. Nuk mė ka rastisur qoftė njė student i vetėm qė tė flas me mirėkuptim dhe njėfarė keqardhje pėr kalorėsin e fytyrės sė vrerosur e jo mė tė pritej qė dikush tė fliste pėr admirim apo vlerėsim. Nė fakt Don Kishoti pėrfaqėsonte rastin tipik tė njė kalorėsi romantik naiv qė jetonte nė njė botė ėndrrash dhe qė ishte nė kėrkim tė njė lavdie utopike. Padyshim qė kjo pėrpjekje e katandis nė rrethanat nga mė qesharaket dhe bajatet por gjithėsesi kėto rrethana nuk i heqin asnjė presje fisnikėrisė sė pėrpjekjes apo motivacionit tė tij. Gjithkush mund tė thojė qė ishte njė i lajthitur Don Kishoti por gjithėsesi nuk mund tė quhet personazh negativ i padenjė pėr ndonjė vlerėsim. Aq mė tepėr, si mos tė ndihet pak keqardhje kur nė njė moment tė fundit Don Kishoti vjen nė terezi, rimerr nė dorė kontrollin e truve tė vetė, dhe qartėsohet pėr iluzionet qė kishte ushqyer duke marrė fund nė melankoni e zhgėnjim. Nga ana tjetėr tė gjithė bėhen me Sanēo Panēon, njė batakēi, dembel e dallaveraxhi qė pėrpiqej tė pėrfitonte nga ēdo rrethanė e ti bėnte bisht ēdo pune apo impenjimi. Por helbete ky ishte pėrfaqėsuesi inteligjent i proletariatit dhe Don Kishoti ishte njė tutkun i shtresės sė lartė qė kurrėsesi nuk mund tė matej me inteligjencėn e masave.

Ndėrkohe e njėjta situatė mė shfaqet gjatė lėndės sė marrėdhėnieve ndėrkombėtare ku pėr tė trajtuar manifestimin e hershėm tė realizmit si dhe pėrpjekjet e para pėr negociata apo marrėveshje ndėrshtetėrore pėr tė cilat kemi informacion tė bollshėm, pėrdor Luftėn e Peloponezit tė shkruajtur nga Tuqiditi. Vėshtirė se gjej dikė qė tė marri krahun e Athinės nė konfliktin qė kjo e fundit pati me Spartėn. Ėshtė e kuptueshme qė gjatė komunizmit tė mbijetonte njė admirim i thellė pėr Spartėn dhe spartanėt tė cilėt si shqiptarėt, qė fėmijė fillonin e angazhoheshin nė stėrvitje fizike ushtarake dhe organizoheshin si shoqėri me vetė disiplinim dhe vetėmohim e gatshme pėr t’i bėrė ballė ēdo kėrcėnimi qė mund tė vinte nga armiqtė e brendshėm dhe tė jashtėm. Por ėshtė e pakuptueshme qė sot tė mos ndihet parapėlqim pėr Athinėn e Perikliut e karakterizuar nga demokracia e liria si dhe nga shpėrthimi i artit, kulturės dhe filozofisė. Njė Athinė jashtėzakonisht e zhvilluar dhe e lulėzuar kur krahasohet me Spartėn e vrazhdė, tė dhunshme dhe oligarkike tė asaj kohe. Dhe prapaseprapė ende sot studentėt e mi bėhen me Spartėn.

Kėtu dy tendenca shijesh anakronike qė has tek diskutoj me studentėt e mi padyshim qė lėnė tė mendosh se pavarsisht nga ndryshimet e shumta ne vazhdojmė tė trashėgojmė shije, qėndrime apo pėrshtypje qė i pėrkasin regjimit tė kaluar dhe se sistemi i vlerave apo modelet qė ne ndjekim nė shoqėrinė tonė nuk janė mjaftueshėm tė pėrshtatshme pėr sistemin qė aspirojmė tė ndėrtojmė.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio