Studentet.info
Opinione : Reforma nė arsim dhe privatėt si UET
Kyqur 10-10-2007 4:20:34 (2495 Lexime)

Reforma nė arsim dhe privatėt si UET

Mentor Kikia
Reforma nė arsimin shqiptar dhe nė veēanti arsimi privat i ēfarėdo niveli, ėshtė njė ēėshtje qė ia vlen tė debatohet gjatė, brenda dhe jashtė grupeve tė interesit. Njė ditė mė parė, nė gazetėn "Shqip", bashkėthemeluesi i njė universiteti privat nė Tiranė komentonte, paēka se me tone nervozizmi tė pakontrolluara, shqetėsimin e ngritur njė ditė mė parė nė tė njėjtėn gazetė, lidhur me nivelin akademik nė universitetet private dhe rolin e kontrollorit qė duhet tė luajė shteti nė kėtė sipėrmarrje. Me pak fjalė, unė kėrkoja qė Ministria e Arsimit tė forcojė kriteret e licencimit tė universiteteve private dhe shkollave private nė pėrgjithėsi, pasi ato rrezikojnė tė dalin jashtė kontrollit, tė shndėrrohen nė biznese mirėfilli dhe tė prodhojnė kuadro tė rremė. Me pak fjalė, kėrkohej eliminimi nga tregu i tregtarėve tė diplomave dhe mbetja e universiteteve tė vėrteta, qė do tė shėrbejnė si shtyllė serioze e arsimit shqiptar.


Por, nė mėnyrė tė pashpjegueshme, z. Ermal Hasimja, njė ndėr themeluesit dhe bashkėpronarėt e Universitetit Evropian tė Tiranės, reagonte nė mėnyrė histerike dhe pa pikė edukate, a thua i kishim vėnė gardhin derės sė shkollės sė tij (dhe jo vetėm tė tij). Duke lėnė mėnjanė kėtė ēėshtje ("Shqip" nuk do tė na e falte hapėsirėn pėr tė konsumuar njė gjuhė tė njėjtė) mendojmė se vazhdimi i njė debati pėr nivelin nė arsimin privat ėshtė njė domosdoshmėri tashmė.

Nė shkrimin e parė, me titull "Universitetomania jashtė kontrollit", ne shmangėm pėrmendjen e emrave konkretė, pėr shkak tė ndjeshmėrisė sė tregut ndaj antireklamės. Por meqė z. Hasimja identifikohet nė vazhdimin e "debatit", mendoj se edhe ne mund ta pėrdorim tashmė kėtė emėr. Qė prej dhjetė ditėsh, me vendim tė qeverisė ėshtė hapur viti akademik 2007-2008, i cili zyrtarisht fillon mė 1 tetor 2007. Nė cilėsinė e gazetarit, u interesuam pranė Universitetit Evropian tė Tiranės dhe na thanė se viti akademik ende nuk ka filluar, pasi shkolla aty nis mė 15 tetor, kėshtu qė gjithkush qė dėshiron mund tė shkojė tė regjistrohet. Ligjėsitė nė njė shtet veprojnė uniform nė tė gjithė ingranazhet pėrbėrės tė njė shoqėrie dhe ėshtė e habitshme se pėrse njė universitet privat e fillon shkollėn jo kur e vendos qeveria, por kur t‘u teket atyre qė e drejtojnė.

Ministria e Arsimit ka njoftuar shtyrjen e hapjes sė vitit akademik vetėm nė Universitetin e Durrėsit, pasi godina ėshtė nė ristrukturim. Informalisht mėsuam se shkolla nuk ėshtė hapur, pasi Universiteti Evropian i Tiranės (dhe tė tjerė si ai) presin tė pėrfundojė regjistrimi nė universitetet shtetėrore, tė plotėsohen edhe shtesat dhe tė mbyllen kuotat e paplotėsuara, pėr tė marrė ē‘tė mbetet. Ky argument, nė fakt, rrėzon njė pretendim tė z. Hasimja se nė universitetin e tij (dhe jo vetėm) nuk shkojnė humbėsit e shtetėrorėve, madje ka dhe nga ata qė kanė fituar nė Universitetin e Tiranės, por kanė preferuar UET-nė. Ja qė s‘ėshtė hiē e vėrtetė, sikundėr ėshtė e vėrtetė gjithė ditėn e ditės fakti se universitetet private mbėshtjellin pėrgjithėsisht ata qė nuk fitojnė nė universitetet shtetėrore. Madje, edhe ata qė futen nė kėto universitete, synojnė t‘i pėrdorin si manovėr pėr tė kaluar sėrish nė universitetet shtetėrore. Vetėm kėtė vit ka mbi 300 studentė tė Juridikut dhe Mjekėsisė, tė cilėt nga universitetet private duan tė transferohen nė ata shtetėrore dhe nuk ka asnjė rast tė vetėm qė tė tregojė tė kundėrtėn. Nė cilėsinė e gazetarit, ne u interesuam dhe mėsuam se Universiteti Evropian i Tiranės mund tė bėjė fare normalisht transferimin e njė studenti, nga njė universitet jashtė Shqipėrisė nė auditorėt e tij.

E habitshme kjo gatishmėri, pasi Ministria e Arsimit ka vėnė kuota strikte transferimi pėr universitetet shtetėrore. Universiteti i Tiranės pėr pak u pėrfshi nė njė skandal pak vite mė parė, sepse kishte transferuar nja 5 studentė shqiptarė tė Maqedonisė mbi kuotat e lejuara. Madje, pėr tė bėrė kėtė ka njė komision qė vlerėson nė mėnyrė rigoroze ekuivalentimin e provimeve tė dhėna nė universitetet e huaja. Duke lėnė mėnjanė UET dhe z. Hasimja, qė ka guxuar tė bėjė edhe pedagogun e gazetarisė pa qenė njė ditė gazetar (larg qoftė po t‘i thoshin tė bėhej trajner futbolli), mendojmė se debati pėr cilėsinė e arsimit privat ėshtė njė temė qė vlen tė trajtohet. Ndėrsa gėrricėm kėtė ēėshtje tri ditė mė parė, njė pedagog nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės, qė jep Algjebėr, mė telefonoi dhe i revoltuar mė tregoi se si e kishte pushuar nga puna pronari i njė universiteti privat. "Mė kėrkuan t‘i kaloja tė gjithė studentėt, madje t‘u vija edhe nota tė mira, sepse universiteti ėshtė elitar dhe studentėt duhet tė dalin shkėlqyeshėm". Por kėtij pedagogu, qė ka mbi 30 e ca vite qė jep Algjebėr dhe studentėt nuk ngopen ta shikojnė edhe nė Hagė, sepse ėshtė shumė strikt nė vlerėsim, nuk i bėnte dora tė jepte nota fiktive, ndaj dhe e dorėzoi vendin e punės, ku e paguanin tri herė mė shumė se nė UT.

Nė Greqinė fqinje, studentėt i vunė flakėn Athinės nė protestat kundėr licencimit tė universiteteve private, derisa mė nė fund qeveria e mori vendimin, por kushtėzoi qė tė diplomuarit te privatėt (id‘hjotis - i thonė greqisht) tė mos fillojnė punė nė administratėn publike, ose tė konvertojnė diplomėn nė njė universitet shtetėror. Nė gjithė kėtė ēėshtje, nuk ka asgjė antiprivat, por veē njė shqetėsim qė duhet tė na preokupojė tė gjithėve. Ne jemi vendi qė kemi universitete private mė shumė se Greqia, Italia, Franca apo edhe Britania e Madhe. Nėse Ministria e Arsimit ka nxjerrė nė ankand arsimin, kjo nuk na pengon ne tė tjerėve, qė as shesim e as blejmė arsim, tė shqetėsohemi pėr degradimin e cilėsisė sė shkollės sonė tė tė gjitha niveleve.

Personalisht, kisha menduar se Universiteti Evropian i Tiranės mund tė ishte njė shkollė e mirė edhe pėr fėmijėt e mi, pasi mė lanė pėrshtypje tė mirė themeluesit e tij, ndėrsa i dėgjoja nė emisionin prestigjioz "Top Show", ku njė kolegu ynė dhe i tyre, duke pėrfituar nga tė qenit kryeredaktor, i ftonte me radhė ēdo natė (pėrveē emisionit muzikor tė sė premtes). Por reagimi i z. Hasimja, dje nė "Shqip", mė la shije tė hidhur dhe ndėrrova mendje. Madje, habitem ende se si ka mundėsi qė njė djalė i ri, i arsimuar, edhe pedagog gazetarie, themelues i njė universiteti, tė dalė nga kontrolli e tė fyejė njė njeri, pa tė drejta pronėsie nė arsim, si nazist, racist, komunist, etaist, kolektivist, trockist, titist, sepse ngrinte njė shqetėsim, tė cilin po vazhdoj ta mbaj ngritur me pyetjen: "A i plotėson standardet arsimi universitar privat?" Pėrmes kėsaj pyetjeje ftoj tė tjerė njerėz, dashamirės tė arsimit, tė japin opinionet e tyre, me shpresėn se tė gjithė sė bashku do tė ndikojmė nė pėrmirėsimin e cilėsisė sė arsimit, si e vetmja udhė pėr tė ndryshuar edukatėn, pėrmirėsuar shoqėrinė dhe mė nė fund edhe imazhin e kėtij vendi qė ėshtė shtėpia jonė e pėrbashkėt.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio