Studentet.info
Opinione : Universitetet private, piramida me leje tė Genc Pollos
Kyqur 15-10-2007 4:20:54 (2402 Lexime)


Universitetet private, piramida me leje tė Genc Pollos

Nga: Alketa Alia


Sistemi piramidal i diplomave nė universitetet private rrezikon tė shkaktojė inflacionin mė tė madh tė diplomave nė vend. Gjithēka ndodh nėn dijeninė e ministrit Pollo, duke e vėnė kėshtu arsimin nė dilemėn mė tė madhe tė cilėsisė sė studentėve qė diplomohen nga kėto universitete. Mungesa e kushteve dhe licenca mbi lista joreale pedagogėsh janė dy prej tė metave teknike. Ndėrkohė qė paradoski duket se vijon tė ndihet e tė bėhet edhe mė i rrezikshėm pėr sistemin arsimor shqiptar, kur aplikantėt mė tė dobėt, tė ardhur nga gjimnazet kthehen nė diploma me dhjeta, duke pėrmbysur kėshtu ēdo rregull dhe respekt mbi arsimin. “Jo vetėm kaq, por ky sistem rrezikon tė kthejė nė njė fushė pa zgjidhje tė ardhmen e arsimit, i cili, nė momentin qė duhej tė futeshin universitetet private, duhej tė kishte nisur ngjitjen dhe jo degradimin”, - thonė mjaft nga drejtuesit e universiteteve shtetėrore, tė cilėt ndihen tė kėrcėnuar, pasi, pėrveē manipulimit me stafin e tyre pedagogjik, ėshtė abuzuar edhe me lėndėt, qė janė ekskluzivitet i universiteteve shtetėrore.

“Nė dėm tė universiteteve shtetėrore, por edhe tė buxhetit tė shtetit, ėshtė marrė vendimi pėr tė kufizuar sistemin part-time pėr universitetet publike dhe pėr ta lejuar pa limit atė nė sistemin privat, duke ndėrtuar kėshtu njė piramidė tė rrezikshme pėr gjithė sistemin arsimor”, - thuhet nė njė raport tė bazuar nga verifikimi i vendimit tė Ministrisė sė Arsimit dhe konfliktit me disa dekanė, mes tė cilėve atė tė Fakultetit Ekonomik, i cili ka denoncuar pranė Autoritetit tė Konkurrencės kėtė fenomen.

Kontrollet, s’publikohen rezultatet

Do tė mjaftonte qė ministri Pollo tė bėnte publike kontrollet qė kanė kryer inspektorėt e autorizuar prej tij nė kėto universitete qė shqiptarėt tė mendoheshin edhe njėherė tjetėr pėr shkollimin e fėmijėve tė tyre te sistemi arsimor privat. Auditore pa asnjė laborator, tekste mėsimore tė huazuara nga lektorėt e universiteteve publike, si dhe nota fiktive. Si pėr tė plotėsuar dyshimet e specialistėve, ka ardhur edhe dyshimi nga Komisioni Evropian, i cili, pėrmes njė raporti, saktėson se “Nuk janė marrė masa pėr tė kontrolluar cilėsinė e arsimit privat”.

Vjedhja pėrmes sistemit part-time

Vjedha e hapur nė kurriz tė universiteteve publike e si pasojė edhe nė kurriz tė buxhetit tė shtetit, ka ardhur nga lejimi pa kufizim i sistemit part-time te privati dhe kufizimi i kėtij numri te shtetėrori. Madje, Ministria e Arsimit nuk ka pėrfillur as kėrkesat e dekanėve pėr numrin qė mund tė pėrballonin nė kėtė sistem. Pas heshtjes sė kėsaj proteste pėr shtrembėrimin e konkurrimit, dekani i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule, i ka kėrkuar Autoritetit tė Konkurrencės qė tė hetojė lidhur me mėnyrėn sesi ėshtė marrė ky vendim. Pas disa korrespondencave, ka nisur verifikimi i kėsaj kėrkese. Por, nė kohėn qė dukej se do tė merrej njė vendim nė lidhje me kėtė kėrkesė nga ana e Autoritetit tė Konkurrencės, ka ndodhur e kundėrta. Gjithēka duket se ėshtė mbyllur pas njė letre tė zv/ministres Gjonaj, e cila kundėrshton gjykimin e ndarjes sė kuotave nė bazė tė ligjit “Pėr mbrojtjen e konkurrencės”. Pas kėsaj letre, ky Autoritet ka heshtur, ndėrkohė qė disa drejtues janė ofruar pranė stafeve tė Pollos pėr “misione tė rėndėsishme”.

Gjyq pėr tė marrė nė dorė listat e pedagogėve

Dekanit tė Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule, i ėshtė dashur tė shkojė nė dyert e gjykatės qė tė marrė nė dorė listėn e pedagogėve nė universitetet private, qė tė identifikojė tė punėsuarit e fakultetit tė tij, nėse kanė apo jo pėrplasje. Megjithėse asnjėherė nuk kishte marrė pėrgjigje negative pėr kėrkesėn e tij, nė zyrat e Kules nuk kishte arritur kurrė lista me pedagogėt. Vetėm pas njė gjyqi qė ka pėrfunduar nė qershorin e kėtij viti, (pas njė viti kėrkesash tė vazhueshme tė Kules nė drejtim tė ministrisė), ėshtė bėrė e mundur qė tė deklarohen emrat, me tė cilėt universitetet kanė fituar licencėn. “Njė listė qė rezulton fiktive, ēka do tė ketė pasoja pėr firmėtarėt, por sidomos pėr ministrinė qė ka toleruar me dashje shkeljen e konfliktit tė interesit, pasi njė titullar nuk mund tė jetė njėkohėsisht edhe nė universitetin publik, edhe nė atė privat”, - janė shprehur dekanėt. Sipas tyre, kjo mėnyrė ka dėmtuar rėndė autoritetin e arsimit publik, duke e vėnė atė me dashje nė shėrbim tė interesave tė privatėve.

Kushtet- tė gjitha janė shkelur

Njė universitet privat, pėr tė nisur funksionimin, duhet sė pari qė tė ketė projektuar ngritjen e sė paku dy fakulteteve, tė cilat gjithashtu duhet tė kenė nė pėrbėrje minimalisht nga dy departamente. Nė bazė tė ligjit tė vjetėr, ēdo departament duhet tė kishte 13 pedagogė tė brendshėm (ligji i ndryshuar parashikon 7). Nga pedagogėt e brendshėm, gjysma e tyre duhet tė jetė me titull shkencor tė gradės Doktor dhe Profesor i Asociuar apo Profesor. Pra, minimalisht, njė universitet duhet tė kishte sė paku deri tani 52 pedagogė, nga tė cilėt, 26 duhej tė ishin me tituj shkencorė. Por, nė fakt, ē`ka ndodhur? Shumica e universiteteve private ka kėrkesė pėr profesorė me tituj, ndėrkohė qė njė pjesė qė ėshtė shėnuar nė kėrkesėn pėr licencė nuk ka qenė pjesė e kėtij stafi. “Mospublikimi i emrave tė pedagogėve, me tė cilėt ėshtė marrė licenca, ka dėmtuar rėndė arsimin publik, pasi ėshtė abuzuar si me stafin, ashtu edhe me lėndėt qė i pėrkasin universitetit shtetėror”, - ėshtė shprehur Kule gjatė proceseve nė gjykatė.

Pedagogė tė brendshėm (pas verifikimeve)

1.Universiteti “Sevasti & Parashqevi Qiriazi” 4 pedagogė
2.Universiteti “Kristal” 9 pedagogė
3.Universiteti Europian i Tiranės 11 pedagogė
4.Universiteti “Justiniani” 7 pedagogė
5.Universiteti “Justica” 4 pedagogė
6.Universiteti “Marin Barleti” 7 pedagogė
7.Universiteti “UFO” 45 pedagogė




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio