Studentet.info
Opinione : EDI RAMA pėr studentėt
Kyqur 18-02-2005 17:10:19 (1604 Lexime)


“Ky atdhe i dobėt s’ka pėrgjigje pėr kėrkesat tuaja”

Tė dashur miq, Pėr hir tė sė vėrtetės do tė kisha parapėlqyer tė mos e merrja ftesėn tuaj pėr tė pėrshėndetur kėtė konventė rinore. Nderi qė mė bėni ėshtė natyrisht i madh, kėnaqėsia e tė qenit mes tė zgjedhurve nga ju pėr tė marrė fjalėn po ashtu ėshtė shumė e madhe, por detyra pėr tė folur pėrpara jush mė dukej mjaft e vėshtirė.
Nė fakt, kam pėrshtypjen se kjo ėshtė njė detyrė qė vėshtirėsohet pėrditė pėr cilindo pėrfaqėsues tė shtetit apo njeri tė politikės qė duhet tė flasė me ju e pėr ju. Sepse ju rriteni shumė mė shpejt sesa shteti dhe ndryshoni shumė mė shpejt sesa politika dhe sepse shteti e politika janė pėrditė e mė larg jush, pėrditė e mė larg nga ėndrrat, mendimet, sakrificat dhe jeta juaj e pėrditshme.


Tė vish pėrpara jush e tė flasėsh pėr atė cka po bėjmė a do tė bėjmė ne, pėrfaqėsuesit e shtetit a njerėzit e politikės, pėr tė jetėsuar ėndrrat tuaja, pėr tė respektuar mendimet tuaja, pėr tė shpėrblyer sakrificat tuaja e pėr ta bėrė mė tė lehtė jetėn tuaj tė pėrditshme, ėshtė njė barrė vecanėrisht e vėshtirė kur e percepton hendekun e frikshėm qė ndan pėrditė e mė shumė shpresėn tuaj pėr njė atdhe tė fortė e tė begatė qė t'ju mbrojė e ushqejė nga realiteti i atdheut tonė tė dobėt e tė varfėr qė s'ka pėrgjigje pėr pyetjet e nevojat tuaja nė rritje.
Para disa kohėsh bėmė njė sondazh me studentėt mė tė mirė tė katėr degėve tė Universitetit tė Tiranės tė cilėt i pyetėm se cfarė i pengonte t'i adresoheshin zyrave tė shtetit pėr t'u punėsuar nė administratėn publike. Pėrgjigjet qė morėm nė shumicėn dėrrmuese tė rasteve ishin tre: Sė pari imazhi aspak dinjitoz i shtetit e i politikės, sė dyti mungesa e plotė e besimit tek mundėsitė e njė karriere pa suport politik nė administratėn publike dhe vetėm sė treti paga e pakėnaqshme nė raport me sektorin privat. Por ama kjo shumicė shprehej krejt nė favor tė njė angazhimi nė sektorin publik nėse dy problemet e para nuk do tė ishin kaq tė mprehta dhe shkurajuese.
E vėrteta ėshtė se tė treja kėto probleme nuk zgjidhen dot nga njėri-tjetri sepse me kėtė politikė nuk bėhet dot shtet, me kėtė shtet nuk bėhet dot administratė, me kėtė administratė nuk rriten dot nė nivelin e dėshiruar treguesit e punės sė shtetit e pėr pasojė as pagat nuk mund tė arrijnė nė nivele joshėse pėr tė rinjtė shqiptarė, tė talentuar e tė mirėshkolluar jashtė ose brenda vendit.
Nė kėtė kontekst aspak inkurajues, ku rėndojnė posacėrisht sfidat e panumėrta tė integrimit, mund tė themi se jetojnė nė njė ndėr ato momente tė historisė sė vendit kur thuhet se bijtė s'duhet tė pyesin cfarė po bėn atdheu i tyre pėr ta, po se cfarė po bėjnė ata pėr atdheun e tyre.
Dhe pa dashur ta idealizoj apo romantizoj nismėn e studentėve shqiptarė jashtė atdheut pėr krijimin e rrjetit ASAN dhe kėsisoj pėr realizimin me forcat e mundėsitė e tyre modeste tė njėrės prej qindra detyrave tė parealizuara tė shtetit shqiptar tė tranzicionit, do tė thosha se kjo nisėm ngjan si njė shprehje elokuente e vetėdijėsimit tė tė rinjve tė talentuar e tė mirėshkolluar tė kėtij vendi pėr atdheun nė nevojė.
Falė kėsaj nisme dhe vullnetit tė asansave ndoshta do tė kemi mė nė fund njė listė tė humburish nėpėr botė bashkė me diplomat e tyre, njė burim autentik tė dhėnash tė shumėllojshme pėr fenomenin dramatik tė rrjedhjes sė trurit si edhe njė pikė fikse referimi pėr tė rilidhur fijet e kėputura mes Shqipėrisė e mijėra bijve tė saj tė humbur.
Si pjesė tė kėtij vetėdijėsimi pėr atdheun nė nevojė i shikoj unė tė gjitha organizimet e tė rinjve nė vitet e fundit nė funksion tė zgjimit e tė kultivimit tė njė ndėrgjegjeje qytetare pėr tė administruar mė me pėrgjegjėsi e sukses fatet e vendit, problemet e Shqipėrisė e tė shqiptarėve nė raport me Europėn e me shtetin e tyre, burimet ekonomike e cilėsinė e mjedisit ku jetojmė. Prandaj nuk besoj se do tė kishte njė vend mė tė pėrshtatshėm pėr tė pėrshėndetur jo vetėm ASAN-in, por edhe Kėshillin Rinor Shqiptar, Lėvizjen MJAFT, Zyrėn e Mbrojtjes sė Qytetarėve, Parlamentin Rinor Shqiptar dhe tė gjitha ato organizime tė rinjsh qė me pėrpjekjet e tyre sjellin emancipim pikėrisht sepse arrijnė tė turbullojnė ujėrat e kristalta tė Shqipėrisė zyrtare e politike.
Duke folur nė emėr tė njė institucioni qė tashmė e ka konsoliduar reputacionin e dyerve tė hapura pėr tė rinjtė, unė dėshiroj t'ju siguroj tė gjithėve se Bashkia e Tiranės e ka jo vetėm pėr detyrė, por edhe pėr nder tė vecantė qė gjatė periudhės sė pushimeve tė punėsojė cdo vit njė numėr tė konsiderueshėm studentėsh nga Universiteti i Tiranės apo edhe nga universitete tė botės - kėta tė fundit studentė shqiptarė e, duke filluar nga ky vit, edhe tė huaj qė shkėmbejnė pėrvojėn e tyre me studentė vendas pėrmes projektesh konkrete nė funksion tė punės sė Bashkisė sė Tiranės. Ashtu sikundėr e kemi pėr nder qė sot nė administratėn tonė tė numėrohen njė sėrė prej tyre qė pasi kanė bėrė pushime aktive tek ne e pasi janė diplomuar, kanė konkuruar e fituar vendin e punės si nėpunės civilė.
Por unė jam njėkohėsisht i vetėdijshėm qė ajo cka kam e kemi bėrė deri mė sot me ju e pėr ju ėshtė pak, tmerrsisht pak, nė raport me nevojat pėrditė e mė ulėritėse tė vendit e me potencialin tuaj cdo vit e mė tė madh.
Fakti qė s'kemi akoma njė bazė tė dhėnash pėr burimet njerėzore tė kėtij vendi - kėtė rrjedhje tė painventarizuar tė trurit s'ia lejon vetes as India qė ėshtė 700 e kusur milionė dhe ia lejojmė ne qė laj thaj kėtu brenda 3 milionė e capak jemi! -, tė brendshme a tė jashtme qofshin, e jo mė njė politikė rezultatesh tė prekshme nė kėtė drejtim, ndėrkohė qė Shqipėria ka nevojė pėr ju mė shumė sesa kurrė, flet vetė pėr prapambetjen tonė nė raport me kohėn e me sfidat e saj gjithnjė e mė tė papėrballueshme.
Megjithatė kėto dhe shumė tė tjera ju i dini tashmė mė mirė sesa unė e tė ftuarit e tjerė kėtu. Suksese nė studimet tuaja tė kėtij viti dhe kurajo pėr tė ndihmuar edhe mė shumė sesa kaq Shqipėrinė nė nevojė, cdo vit e mė shumė nė nevojė!

Edi Rama kryetar i bashkisė sė Tiranės


Faqe printuese Dergo kete lajm shokut Ktheje nė PDF kėtė artikull


Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio