Studentet.info
Lajme : Studentja e Juridikut tenton tė vrasė veten, mister shkaku
Kyqur 20-10-2007 9:23:25 (2506 Lexime)


Studentja e Juridikut tenton tė vrasė veten, mister shkaku

VLORĖ 19 TETOR- Studentja e Universitetit tė Vlorės tenton tė vetėvritet me armė zjarri. Lajmi bėhet i ditur nga policia e Vlorės, e cila ėshtė sinjalizuar pėr ngjarjen e ndodhur nė fshatin Tėrbaē. 20- vjeēarja P. Abilekaj ka tentuar tė vetėvritet me ēifte, por pėr pasojė ka marrė njė plagė tė rėndė nė bark. Burime spitalore bėnė tė ditur se vajza ėshtė sjellė dje nė orėt e drekės, nė gjendje tė rėndė. Ajo kishte humbur shumė gjak gjatė rrugės pėr nė spital, ndėrsa saēmet e ēiftes e kanė dėmtuar rėndė. Studentja e vitit tė dytė nė degėn e Juridikut, sipas familjarėve qė kanė deponuar nė polici, nuk kishte shfaqur ndonjė shqetėsim kėto ditė. Ata kanė pohuar se nuk kishin vėnė re shenja depresioni tek e bija, duke ngritur edhe supet pėr motivin qė mund ta kenė detyruar vajzėn tė kryejė njė veprim tė tillė, deri nė vetėflijim.

Sipas policisė, motivi i ngjarjes mbetet i paqartė pėr momentin, ndėrsa do tė merren nė pyetje shoqet mė tė afėrta, tė cilat mund tė kenė dijeni pėr ndonjė shqetėsim qė mund tė ketė kaluar e reja. Burimet thanė se ka dyshime pėr humbjen e ndonjė dashurie tė vajzės. Ndėrsa pėrjashtohet depresioni nga ndonjė notė jo kaluese, pasi tashmė nuk ka zezon provimesh. Sipas mjekėve, 20-vjeēarja ka marrė njė plagė shumė tė madhe dhe i ka krijuar asaj komplikacione tė rėnda. Deri nė orėt e vona tė darkės, mjekėt nuk kanė dhėnė siguri pėr jetėn e vajzės, e cila luftonte me vdekjen nė sallėn e reanimacionit nė spitalin e Vlorės. Policia ka nisur hetimet, ndėrsa ka bllokuar nė cilėsinė e provės materiale, armėn me tė cilėn studentja tentoi tė vetėvritej




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio