Studentet.info
Lajme : Rushiti nė gjah pas diplomave false
Kyqur 25-10-2007 2:51:17 (2511 Lexime)


Sulejman Rushiti nė gjah pas diplomave false

Shkup, 23 TETOR - Ministria e Arsimit dhe Shkencės nuk ka informacione konkrete lidhur me 500 studentėt e Shqipėrisė qė kanė pėrfunduar me diploma tė falsifikuara, diploma kėto tė dhėna edhe nga universitetet private nė Maqedoni. Megjithatė, ministri i Arsimit, Sulejman Rushiti ėshtė zotuar se do tė bėjė ēmos qė diplomat e falsifikuara qė merren nga shtete tė tjera tė identifikohen, si dhe mė pas tė ndėrmerren masa tė duhura ligjore pėr luftė kundėr kėtij kriminaliteti. Ai thotė se nė kuadėr tė kėsaj, Universiteti Shtetėror i Tetovės tani ėshtė gati me tė gjitha analizat pėr tė shpallur listat e diplomave tė rregullta qė janė dhėnė kohė mė parė. Rushiti paralajmėron se diplomat e marra nga shtete tjera mund tė verifikohen pėrmes procedurės sė verifikimit, me kėrkesa tė veēanta nga institucioni, kur edhe tentohet tė bėhet nostrifikimi i diplomave nė vende tė tjera, ndėrkohė shumė shpejt jepen informacione nėse njė diplomė ėshtė e rregullt ose e parregullt e dhėnė nėpėr universitetet private, por edhe atė shtetėrorė nė Maqedoni.


"Kjo qė ėshtė detektuar tani, mendoj se dėshmon atė qė unė e deklaroja nė fillim pėr parregullsitė qė ekzistonin nė sistemin arsimor, gjegjėsisht parregullsitė nė Universitetin e Tetovės. Mendoj qė kjo nuk do tė jetė mėnyrė dhe princip i punės, nuk do tė ketė raste tė diplomave tė falsifikuara qė dalin nga universitetet e Maqedonisė", siguron ministri Rushiti.
Ndryshe, ditė mė parė, Ministria e Arsimit nė Shqipėri ka informuar se mbi 500 studentė janė kapur me diploma tė falsifikuara, derisa kanė kėrkuar nostrifikimin e tyre. Pėrfaqėsuesi nė Ministrinė e Arsimit nė Shqipėri, Edmond Cami, ka njoftuar se diplomat e falsifikuara janė kapur kur studentėt, kishin ardhur nė ministri pėr nostrifikimin e tyre, me qėllim pėr t'i vazhduar studimet postdiplomike.
Gjithashtu nga Ministria e Arsimit nė Shqipėri bėhet e ditur se mė shumė diploma tė falsifikuara janė kapur nga universiteti amerikan nė Itali, pastaj nga ato tė Maqedonisė dhe Bullgarisė.

Nga: Hajrie AZEMI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio