Studentet.info
Lajme : Qeveria: Nė garė, asnjė rektor dhe dekan aktual
Kyqur 25-10-2007 3:23:14 (1559 Lexime)

Qeveria: Nė garė, asnjė rektor dhe dekan aktual

TIRANĖ, 24 TETOR- Qeveria duket se ėshtė e betuar tė shkarkojė me patjetėr dekanėt dhe rektorėt aktualė. Vetėm 2 javė pasi Gjykata Kushtetuese u shpreh se "ky ligj ėshtė antikushtetues" dhe nė kėtė mėnyrė favorizohen ata qė do rikandidojnė, Ministria e Arsimit propozon kartėn rezervė. Ndryshon nenin 23. Tani drejtuesit kanė vetėm njė mandat, nga dy tė tillė qė iu la qeveria nė muajin maj, kur miratoi ligjin e ri tė arsimit tė lartė.
Burimet konfirmojnė se mbrėmė, nė mbledhjen e qeverisė, ka kaluar edhe vendimi pėr disa ndryshime dhe shtesa nė ligjin nr. 9741, datė 21.05.2007 "Pėr arsimin e lartė". Ndryshimi i parė ka tė bėjė me nenin 23 "Kohėzgjatja e mandatit pėr organet dhe autoritetet drejtuese". Ligji ishte: "Organet dhe autoritetet drejtuese nė institucionet publike tė arsimit tė lartė zgjidhen me njė mandat 4-vjeēar. Autoritetet drejtuese zgjidhen jo mė shumė se dy herė radhazi nė tė njėjtin funksion. Autoritetet e pėrcaktuara, sipas shkronjės "c", tė pikės 3, tė nenit 21, zgjidhen pa kufizim tė numrit tė mandateve". Ndėrkohė, Ministria e Arsimit ka propozuar qė ligji tė ndryshojė nė pikėn e dytė: "Autoritetet drejtuese kanė tė drejtė tė zgjidhen vetėm njė herė".


Ndryshimi bėhet pasi vendimit tė Kushtetueses pėr shfuqizimin e nenit 64, i cili parashikonte qė drejtuesit aktualė qė kanė bėrė njė mandat dhe garojnė pėr tė dytin duhet tė fitojnė vetėm nėse marrin 60 pėr qind tė votave, ndėrsa njė fillestar fiton me 50+1 pėr qind tė votave.

Kėshtu, ndėrsa Kushtetuesja ende s‘ėshtė shprehur me njė vendim tė formės sė prerė, por thjesht ka pezulluar zgjedhjet nė universitete, merret njė vendim i ri. Qeveria nuk lejon tė garojnė mė ato qė kanė bėrė njė mandat. Pėrfundimisht, ligji del hapur kundra drejtuesve aktualė tė universiteteve.

Rektorėt dhe dekanėt kanė bėrė njė betejė tė vazhdueshme pėr tė mos lejuar personalizimin e kėtij ligji. Nė muajin qershor, kur ish-presidenti Alfred Moisiu dekretoi ligjin e arsimit tė lartė, rektori i Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj, iu drejtua Gjykatės Kushtetuesve pėr tė shfuqizuar nenet 23 dhe 64 tė ligjit tė arsimit tė lartė. "Ato e cenojnė rėndė autonominė e universiteteve dhe do tė kėrkojmė qė tė mos zbatohen asnjėherė nė arsimin e lartė", ka deklaruar Rrokaj. Pikėrisht shqyrtimi nga Kushtetuesja i kėtyre dy neneve ka sjellė edhe vonesėn. Pas miratimit tė ligjit, ministri i Arsimit, Genc Pollo, tha se zgjedhjet hapen me 1 tetor. Tani nė fund tė tetorit, fushata jo vetėm qė nuk ėshtė hapur, por nuk ka asnjė afat tė mundshėm. Gjykata Kushtetuese shqyrtoi mė datė 10 tetor ēėshtjen e ligjit tė arsimit tė lartė dhe vendosi tė pezullojė zgjedhjet deri nė njė vendim tė dytė. Gjithnjė janė debatuar nenet 23 dhe 64 tė ligjit tė arsimit tė lartė.

Tė dyja kėto nene pėrcaktojnė mėnyrėn se si duhet tė zgjidhen dhe shkarkohen drejtuesit e shkollave tė larta dhe, sipas tyre, janė totalisht nė kundėrshtim me autonominė e universiteteve. Neni 64 parashikon qė drejtuesit aktualė, tė cilėt kanė konsumuar dy mandate, tė mos lejohen tė marrin pjesė nė garė. Ndėrkohė qė neni 23 parashikon qė drejtuesit aktualė, tė cilėt kanė bėrė njė mandat dhe garojnė pėr tė dytin, duhet tė fitojnė vetėm nėse marrin 60 pėr qind tė votave, ndėrsa njė fillestar fiton me 50+1 pėr qind tė votave. Sipas rektorėve, kjo ėshtė pabarazi dhe nuk lejohet tė aplikohet nė vendet demokratike.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio