Studentet.info
Lajme : Gjermanėt pajisin USHT-nė me automjet zjarrfikėsish
Kyqur 27-10-2007 4:00:24 (1658 Lexime)


Gjermanėt pajisin USHT-nė me automjet zjarrfikėsish

Tetovė, 27 TETOR - Organizata humanitare "Shanse pėr fillim tė ri" (Chance Fuer Neuanfang e.v.) nga Gjermania tė enjten ka pajisur Universitetin Shtetėror tė Tetovės me njė automjet zjarrfikėsish. Kryesuesi i organizatės Eduard Singer me rastin e donimit tė makinės theksoi se ndjehet krenar qė realizoi kėtė akt human pėr USHT.
"Tė gjithė anėtarėt e organizatės janė angazhuar personalisht pėr rregullimin dhe pėrgatitjen e automjetit. Janė harxhuar mbi 300 orė angazhim dhe investime personale tė anėtarėve. Automjeti vlerėsohet me mbi 40 mijė euro dhe ėshtė i pajisur me mjetet mė tė sofistikuara pėr siguri", tha Singer. Pranimi i veturės zjarrfikėse u bė nė Rektoratin e Universitetit nga vetė rektori Sadi Bexheti, i cili njėkohėsisht shprehu falėnderime pėr donacionin e ēmueshėm tė organizatės humanitare "Shanse pėr fillim tė ri". "Ėshtė njė ndihmė e ēmueshme pėr USHT. Parimisht do tė shfrytėzohet si mjet sigurie pėr godinat e universitetit, megjithatė edhe studentėt nga Fakulteti i Shkencave tė Zbatuara, mė saktėsisht studentėt e programit studimor mekatronikė dhe ata tė inxhinierisė ekonomike do ta pėrdorin pėr ushtrime dhe trajnime", tha Bexheti.


E tėrė iniciativa u nis nga profesori Omer Xhemaili nga Universiteti i Frankfurtit, i cili edhe ndėrmjetėsoi pėr realizimin e kėtij donacioni, ndėrsa rektori Bexheti u ndau mirėnjohje organizatės "Shanse pėr fillim tė ri", Eduard Singer, Horst Keller, Marx Heribert dhe Xhemailit, pėr kontributin e dhėnė. Pėrndryshe, "Shanse pėr fillim tė ri" ėshtė organizatė ndihmėse ndėrkombėtare humanitare, e cila u themelua nė dhjetor tė 2004, si pėrgjigje ndaj katastrofės sė vėrshimeve nė Azinė Juglindore, ndėrkaq organizojnė edhe projekte ndihmėse nė Evropė.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio