Studentet.info
Lajme : Masakrohet studenti i Infermierisė
Kyqur 27-10-2007 4:32:43 (4209 Lexime)


Masakrohet studenti i Infermierisė

VLORE, 27 TETOR -Njė student i vitit tė dytė nė Fakultetin e Infermierisė nė Universitetin “Ismail Qemali” tė Vlorės, ėshtė gjetur mėngjesin e djeshėm nga kalimtarė tė rastėsishėm nė anė tė rrugės Vlorė-Fier, nė hyrje tė qytetit, nė gjendje shumė tė rėndė. Shoferėt e rastėsishėm qė e kanė gjetur, e kanė dėrguar menjėherė nė spital, pasi ai kishte mundur tė dalė vetė nga kanali ku e kishin hedhur. 20-vjeēari Erald Sulēe, lindur e banues nė Mesaplik dhe aktualisht student i vitit tė dytė Infermieri, kishte arritur tė dilte nga kanali nga ku e kishin hedhur personat qė e kishin rrahur dhe nė momentin qė ėshtė gjetur nga personi qė i kishte dhėnė ndihmėn, nuk ka qenė nė gjendje as tė flasė.

Pasi ėshtė transportuar pėr nė spitalin e qytetit, i riu ka marrė ndihmėn e parė nga mjekėt, tė cilėt deklaruan se i riu paraqiste shembje tė shumta nė fytyrė, si dhe i ėshtė dashur qė tė kryejnė 2 qepje nė pjesėn e kokės dhe njė nė mjekėr, pėr shkak se tė ēarat tė shkaktuara nga mjetet e forta qė ėshtė goditur kanė qenė shumė tė thella.
Pasi ėshtė pėrmendur, ai ka treguar pėrpara policėve qė i kishin shkuar nė spital, se kishte dalė mbrėmjen e sė shtunės me njė grup shoqesh e shokėsh tė shkollės nė njė disko. Pije dhe muzikė, por nuk e kishte menduar se 20-vjeēarit i kishte ndeshur shikimi tek dikush qė as nuk e njihte fare. Ashtu pa mendje, 20-vjeēari ka tentuar tė vazhdojė mbrėmjen e tij tė argėtimin mes shokėsh, por njė dorė i ka ardhur nga pas duke ju afruar dhe e pyetur, se pse po e shikonte. “Nuk e njihja fare atė qė mė tha se pse po e shikoja”, - thotė 20-vjeēari, duke shtuar se ishte rreth 30 vjeē. Pasi kanė dalė jashtė nė njė kafe, pėr t’u sqaruar, dy persona e kanė marrė me njė makinė dhe e kanė masakruar. “Pasi mė rrahėn, ata mė hodhėn nė anė tė rrugės dhe ikėn. Madje, rashė nė njė kanal. U zvarrita deri tek rruga kryesore dhe aty kėrkova ndihmė. Mė mori njė makinė e mė solli nė spital, ku mė pas mė mjekuan”, - thotė i riu. Erald Sulēe aktualisht ndodhet nė spitalin rajonal tė Vlorės nė gjendje tė rėndė, por jashtė rrezikut pėr jetėn. Mjekėt thonė se 20-vjeēari ka marrė dėmtime nė fytyrė dhe nė kokė, si pasojė e goditjes me mjete tė forta. Ndėrsa ėshtė njoftuar edhe policia, e cila ka nisur hetimet pėr identifikimin dhe arrestimin e autorėve tė plagosjes sė studentit. I riu ka rrėfyer pėr gazetėn fillimin e sherrit dhe dhunėn e ushtruar ndaj tij.

Si ka ndodhur ngjarja?
Unė kam qenė me njė grup shoqėrie nė njė prej diskove tė qytetit. Ēdo gjė ka shkuar normalisht deri nga ora 3 e mėngjesit, kur ndjeva njė dorė pas supit qė mė kėrkonte. U ēova dhe ky person, i cili mund tė ketė qenė rreth tė 30-ve mė tha: “Pse mė shikon”. Unė nuk po provokoja njeri, as me shikim dhe me asnjė mjet tjetėr. Pasi qėndruam pėr disa minuta mė kėrkuan tė pinim njė kafe.

Po mė pas ēfarė ndodhi?
Shkuam tė tre nė njė lokal qė ishte hapur dhe natėn. Pasi qėndruam disa minuta aty, jemi larguar dhe unė hipa nė njė makinė me ta. Tė them tė drejtėn nuk e mbaj mėnd, por mbaj mėnd vetėm qė nuk patėm debate dhe folėm qetė.

Iu qėlluan pasi dolėt nga lokali apo mė vonė?
Pasi u larguam, unė hipa nė makinė me ta, pasi mendova se u sqaruam, por makina nuk po merrte drejtim nga qyteti, por jashtė tij. Kur e pashė qė po merrnim rrugėn andej, ishim diku nė Bestrovė, hapa derėn e makinės dhe u hodha nė njė moment qė makina uli shpejtėsinė. Makina u kthye prapa, dy personat qė ishin nė tė dolėn dhe filluan tė mė qėllonin. Nuk e mbaj mėnd me ēfarė mė qėllonin, por nuk ndalonin. Pasi mė lanė pa ndjenja, u larguan. Me vėshtirėsi u hoqa zvarrė deri te rruga ku mė mori njė makinė, mė pas mbaj mėnd vetėm mjekėt dhe asgjė tjetėr.

Po personat qė tė qėlluan i mban mėnd?
Si emra jo, por as si fytyra s’i kisha parė herė tjetėr. Por po t’i shikoj, i dalloj se kush janė. Aq tė dhėna sa kisha ia dhashė policisė, por nėse do tė jetė dhe nevoja do tė ketė dhe vetėgjyqėsi.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio