Studentet.info
Opinione : Niveli i arsmit dhe (keq)menaxhimi tij reflekton regresin e vendit
Kyqur 31-10-2007 6:32:47 (3650 Lexime)


Niveli i arsmit dhe (keq)menaxhimi tij reflekton regresin e vendit

Mr. Arben J.Salihu
Mr.Burim Breznica

Nė shkrimin tonė ne do tė shqyrtojmė dhe analizojmė disa pėrvoja lokale dhe ndėrkombėtare nė fushėn e arsimit, duke analizuar problemet dhe mundėsitė pėr avansimin e arsimit nė Kosovė.

Rėndėsia dhe roli i edukimit

Roli i arsimit ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė fundamental pėr progresin e njė shoqėrie. Shumica e vendeve tė Afrikės kan ngelur mbrapa vendeve tjera tė botės mu pėr shkak tė nivelit tė ulėt tė arsimit. Pėr shembull, kur Tanzania e fitoj pavarėsinė (mė 1961) ka pasur vetėm 16 individė me diplomė universiteti. Vallė a mundet shteti tė avancohet me numėr tė limituar tė njerėzve profesionist? Natyrisht se ka dėshtuar ky shtet dhė shumė fqinjė tė kėtij vendi si pasojė e nivelit tė ulet tė edukimit dhe trajnimit. Gati brenda natės kur kolonizatorėt perendimorė u larguan lanė pas vete njė vakum tė madh dhe gati shumica e pozitave kyēe u plotėsuan nga njerėz tė paarsimuar lokal tė cilėt morėn pėrgjėgjėsitė pėr administrimin e vendit. Nė Kosovė gjithashtu pas vitit 1999, nė shumė raste, janė kyēur njė numėr i madh individėve tė pakualifikuar t’i bartin pėrgjegjėsitė nė poste me rėndėsi tė madhe si psh. nė qeveri, nė institucione dhe administratė nė pėrgjithėsi.


Rritja e investimeve nė arsim mund tė mos jetė pėrgjigjje e duhur nė kete fushė, por qasja nė rritjen e kualitetit po. Pėr shembull Japonia dhe Korea e Jugut shpenzojnė nė arsim me pak pėrqindje tė GDP-se sa Kosova, Bulgaria, Hungaria dhe shumė vende tė Afrikės dhe Evropės Lindore. Por Aziatiko-Lindorėt janė shumė mė pėrpara nė aspektin e edukimit dhe kohėve tė fundit i fitojnė praktikisht tė gjitha garat nė subjekte tė ndryshme qė mbahen ndėrkombėtarisht. Pra, ėshtė pak e rėndėsishme se ēka shpenzon nė arsim, por me mė rėndėsi ėshtė se si shpenzon. Si e bėjnė kėtė?
Njė kompani perendimore pėr kėrkime nė fushėn e arsimit ka ardhė nė pėrfundim se pėr tė qenė i suksesshėm njė shkollė duhet: t’i punėsojė arsimtarėt mė tė mirė, tė mbikqyrin produktivitetin e tyre dhe shkolla duhet tė intervenojė kur nxėnėsit mbesin mbrapa. Kjo mund tė jetė njė qasje konstruktive. Por prapė nė avansimin apo progresin e nxėnėsve rolin kryesor e luan profesionalizmi apo kualiteti i arsimtarit. Natyrisht kualiteti i sistemit tė arsimit nuk mund tė tejkaloje kualitetin e arsimtarėve.
Sipas disa studimeve tė zhvilluara nė SHBA, arsimtarėt mė tė mirė mund tė ngrisin nivelin e nxėnėsve mesatarė nė maksimum duke i bėrė ata ndėr 10 % mė tė mirėt nė klasė. Por pėrkundrazi nėse nxėnėsit e po tė njėjtit nivel mėsohen nga arsimtarėt mė tė dobėt kėta nxėnės do tė shndrrohen nė 10% mė tė dobėt nė mėsime. Pra, kualiteti i arsimtarit ėshtė me rėndėsi tė madhe. Nė SHBA, Korenė e Jugut dhe Singapor kėrkohen sa mė shumė tė diplomuar me lėvdata (sukses tė shkėlqyeshėm), kurse nė Finlandė kėrkohet magjistraturė pėr arsimtarėt e rinj. Kurse nė Suedi arsimtarėt duhet tė kenė kryer edhe studime nga pedagogjia (prej 60 -90 kredite) perveē fakultetit tė kryer nė fushen e tyre psh. nė ekonomi, administratė pubike, anglisht etj. pėr tė qenė tė kualifikuar tė punojnė nė arsim.
Nė kėto vende edhe pėrkundėr faktit se kėta arsimtarė janė shumė tė talentuar dhe tė profesionalizuar, nga ata kėrkohen pėr shembull edhe deri nė 100 orė nė vite trajnime dhe tė tregojnė kooperim nė mes vete. Natyrisht ēdo vit vlerėsohet standardi i kualitetit nė shkolla dhe merren masat e nevojshme pėr pėrmirėsim apo avansim tė mėtejshėm.

Pra, nė shumė vende punėsimi i arsimtarėve ėshtė jetik dhe kėrkohet tė jetė sa mė kualitative. Fokusi mė i madh ėshtė nė shkollėn fillore, e pastaj vijnė shkollat e mesme. Eshtė njė trend i ri, shkollat deshirojne tė zvogėlojnė numrin e nxenėsve nė klasė pėr ta rritur angazhimin e tyre gjatė orėve qė nė fund rezulton me kualitet mė tė lartė arsimimi nė pėrgjithėsi. Por, kualiteti kushton. Kjo do tė thotė se duhet apo kėrkohet nje numer edhe mė i madh i arsimtarėve, gjė qė i ngrit shpenzimet nė buxhetin e shkolles, qė vėshtirė munde tė pėrballohet nga tė gjitha vendet.

A mund tė mėsojmė diēka nga kėta shembuj dhe ku qėndron Kosova me arsim?


Kosova shpenzon rreth 4.4 % tė GDP nė arsim dhe ėshtė me Sloveninė, Hungarinė dhe Bulgarinė vendet qe shpenzojnė me se shumti nė edukim nė rajon por nė anen tjetėr buxheti ynė ėshtė edhe mė i vogėl nė raport me kėto vende. Mirėpo, edhe pse kemi popullatėn mė tė re nė rajon ne kemi vetem rreth 1440 studentė tė regjistruar nė fakultet per ēdo 100,000 banorė qe eshte rreth 2, apo 3 here me pak se Shqipėria, Maqedonia dhe Slovenia. Nje problem ndoshta ėshtė kufizimi qė bėhet nė universitetin e Prishtines pėr numrin e studentėve tė pranuar. Duke ditur faktin se rreth 21% e popullatės janė prej moshes 15-25 vjeē dhe 63 % e popullatės edhe mė e re se 30 vjeē, autoritetet kompetente duhet te alarmohen nė masa tė madhe per akomodimin te ketyre gjeneratave. Natyrisht nuk ėshtė lehtė po duhet tė punohet me qasje proaktive duke u fokusuar rreth dizajnimit tė njė plani strategjik 3-5 vjeēar pėr pranimin e mė shumė studentėve. Por ēka nēse i kemi 10,000 - 15,000 te diplomuar ne vit? A ėshtė produktive pėr Kosoven?

Niveli i larte i arsimit ne nje shtet nuk eshte garanci per progres. Kuba ėshtė njė shembull i tillė ku me 9 % te popullsise me diplome universiteti e bėn kėtė shtet nje nder shtetet me pėrqindje mė tė madhe nė botė, nė proporcion me popullsinė. Kuba shpenzon mė sė shumti nė botė nga buxheti shteteror ne arsim (18.7% e GDP), mėshumė se ēdo vend nė botė. Natyrisht sistemi komunist dhe sanksionet e SHBA-ve dhe perėndimit ndaj ketij regjimi jodemokratik kanė bėrė kėtė vend te krahasohet me disa shtete te varfėra te Amerikes Latine apo Afrikes. Dmth, edhe me njė armate tejet tė madhe tė tė diplomuarve nuk ka arritur Kuba tė pėrfitojė nga arsimi. Ky eshte rast unik dhe tregon se nuk duhet fokusuar vetėm nė kuantitet tė studentėve por nė rend tė pare nė kualitet tė studimeve siē bėhet psh. nė vendet perėndimore. Por prape duhet cekur se izolimi perndimor ka pas pasojat negative ne kete vend ne sferen e arsimit perveq tjerash.

Por ka edhe shembuj tjere kur shteti investon shume ne rinine e vendit dhe ne fund shperblehet nga ky investim. Nė Malta, per shembull, qeveria stimulon tė gjithė tė rinjtė tė shkojnė nė studime universitare duke i dhuruar te gjithe studenteve bursa me vlerė rreth €200 ne muaj, gjate vitit tė parė, dhe me njė ngritje nga €100 per vitet vijuese. Natyrisht se nė Malte tani ka shume te diplomuar nė proporcion me popullsinė dhe natyrisht se studentėt hasin nė probleme pėr punė nė vendin e tyre, por ata si tė arsimuar shumė shpejtė e gjejnė veten nė vende tė ndryshme tė BE sė. Pra, ky eshte nje plani stratgjik nga ana qeverise sė Maltes (disa vite mė parė) per t’ia hapur rrugėt qytetarėve pėr tu profesionalizuar dhe integruar nė familjen 27 anėtarėshe qė quhet Bashkimi Europian. Shumė nga kėta individė kthehen dhe investojnė nė vendin e tyre. Shteti pra perfiton nga investimet por edhe nga ekspertiza e tyre qė e kanė fituar nė vendet e BE-sė (pasi qė kthehen t’i kontriubojnė vendit). Nė Suedi ofrohen poashtu programe bursash nga shteti pėr tė gjithė studentėt dhe atė rreth 300 Euro nė muaj janė falas kurse pjesa tjetėr ėshtė kredi prej rreth 450 eurosh qė duhet tė kthehet pasi ata tė hyjnė nė punė. Poashtu ka edhe shumė fonadacione dhe organizata qė ofrojnė bursa pa kthim. Edhe ne Kosovarėt jemi duke u angazhuar t’iu bashkohemi kesaj familje Evropiane por si duhet tė gjejmė veten ne aty. Valle a mos duhet tė kontribuojmė nė BE duke punuar nė ndertimtari ende, apo si kamarier ne restorante apo duhet dikush te angazhohet dhe ta ndryshojė kėtė trend. Ka shume pune per tu bėrė, por pengesė janė faktorėt e ndryshėm, dhe inercioni.

Edhe vendet ish-komuniste kanė perparuar ne nivelin e arsimit. Pėrvoja e Cekisė nga tranzicioni na tregon se nxėnėsit e shkollave fillore dhe tė mesme kanė treguar rezultate deri diku tė krahasueshme me kolegėt e tyre nė vendet perėndimore nė testet, garat dhe studimet ndėrkombėtare nė lėmi tė ndryshme pėrveē jo aq tė kenaqshme nė matematikė dhe shkenca natyrore. Kurse studentėt ēekė ishin shumė mė larg kolegėve tė tyre europianė pėr nga niveli i njohurive. Duke pasur parasysh rolin e shkencave natyrore dhe deshpėrimin nė kėto gara Ministria e Arsimit dhe Bordi Nacional pėr arsim e Cekisė kishte vendosur qė tė forcojė dhe tė reformojė inspektoratet e arsimit pėr shkolla tė mesme. Hapi i parė i ndėrmarrė ka qenė ndėrrimi i shumices se anėtarėve nė bordin pėr arsim tė lartė dhe bėrjen e politikave dhe objektivave tė reja pėr arsimin. Keta hapa, me vonė treguan se kanė qenė pėrcaktues nė ngritjen e nivelit tė edukimit nė nivelet e lartpermendura.
Edhe Kosova ka pak a shume probleme te ngjashme fushen e arsimit. Tek ne ndoshta ėshtė me rėndėsi tė formohet institucion apo agjenci nacionale pėr kontroll tė kualitetit dhe nivelit tė studimeve nė univerzitetet private dhe atė publik dhe tė provoj tė sigurojė qė nivelet e diturive tė fituara tė jenė tė krahasueshme me standardet ndėrkombėtare. Pastaj kėrkohen reforma tė thella nė arsimin univerzitar por edhe nė nivelet e tjera si dhe institute profesionale tė mirėfillta shkencore por edhe te behet lidhja e teorisė me praktiken (praktikė 3-4 muaj nėpėr institucione dhe ndėrmarrje private pėr studentėt e lėmive tė ndryshme). Gjithashtu, organizimi i testeve te diturisė brenda Kosoves apo participimi nė nivele rajonale dhe ndėrkombėtare mund tė jetė i dobishėm dhe produktiv pėr avancimin e arsimit nė Kosovė nė nivel rajonal apo ndėrkombėtar.

Duhet cekur gjithashtu se kėtu te ne por edhe ne rajon (dhe nė disa vende tė pazhvilluara) shumė rėndėsi i jipet fenomenit tė analfabetizmit. Kosova me rreth 88-90 % te popullatės qė dijne shkrim dhe lexim ėshtė mbrapa tė gjitha vendeve tė rajonit. Pra, me rreth 10-12 % analfabet eshte 2 deri 3 here mė keq se Shqipėria, Maqedonia dhe vendet tjera tė rajonit. Por prapė analfabetizmit nuk duhet kushtuar mė shumė rėndėsi sesa faktit se Kosoves i duhen, njerėz te profesionalizuar nė shkenca tė ndryshme sesa vetėm atyre qė duhet tė dijnė shkrim e lexim. Koha e personave qė duhet tė dijnė shkrim-lexim ka qenė me rėndėsi tė madhe gjatė tėrė shekullit tė kaluar por jo gjatė kėtij shekulli qė posa kemi hyrė. Por kjo nuk do te thote se analfabetizmi duhet tė anashkalohet tėrėsisht, por besojme se me shume rėndėsi duhet t’i kushtohet qasjes sė avancimit tė kuadrove nė institucionet mė tė larta ndėrkombėtare tė arsimit.

Nė vendet jo tė zhvilluara nevojiten investime pragmatike nė arsim, gjithashtu menaxhim adekuat i ekonomise, njė mbėshtetje e fortė ne formė kėshillėdhėnie ndėrkombėtare dhe ndoshta edhe njė ndihmė e lehtė financiare pėr tė ecur pėrpara drejt zhvillimit ekonomik dhe shoqėror. Por gjithashtu faktori kohė ka shumė rėndėsi. Koresė se Jugut, Irlandės, Spanjes dhe Portugalisė iu deshen disa dekada pėr ta zvogėluar dallimin nė zhvillim ekonomik me vendet e industrializuara tė perėndimit, dhe ende nuk e kanė arritur atė nivel, pra Kosovės do t’i duhet tė realizojė ėndrren e ēdo qytetari pėr tė arritur nivelin e zhvillimit ekonomik tė perėndimit. Keto vende investuan shumė nė arsim, benefitet e sė ciles ato tani i gėzojnė.

Arsimi shpesh konsiderohet tė jetė hapi i parė drejt zhvillimit ekonomik dhe luftes kundėr varfėrisė. Nė fund tė fundit Kosovės i duhen qytetarė tė arsimuar qė udhėheqin vendin nė sfidat e vazhdueshme globale. Ne nuk duhet tė varemi nga ekspertet e jashtėm pėrgjithmonė por duhet tė zhvillojmė kapacitetet tona nė fushat e ndryshme. Personat e arsimuar mund gjithashtu tė jenė magnet pėr tėrheqjen e investimeve nga jashtė. Kina me rreth 5 milion tė diplomuar dhe India me 2.5 milion tė diplomuar nė vit jane duke shėnuar sukese tė mėdha nė tėrheqjen e investitorėve nga jashtė nė njė fenomen tė ri qė quhet ‘dislokim i kapitalit human/punes’ nė vend tjetėr, zakonisht me standard mė tė ulet (ky fenomen quhet ‘outsourcing’ nė anglisht). Shume biznesmenė japonezė janė duke dislokuar kapitalin dhe punen nė Kinė, kurse firmat amerikane dhe angleze shpesh e preferojne Indine pėr shkak tė njohjes sė gjuhes angleze. Bizneset qė mė sė shumti e dislokojnė punėn nė kėto vende nė zhvillim jane ato te telekomunikacionit dhe teknologjisė informative, bankat, dhe firmat e kontabilitetit.

Edhe Kosova mund tė tėrheqė vėmendjen e investitorėve nga jashtė nė kėto fusha. Nė Kosovė ka pasur dicka tė tille por jo shumė te theksuar. Ne vetem me zhvillim e kapaciteteve tė arsimit dhe ofrimin e arsimit pėr shumicen tė rinjve qė dėshirojnė tė studjojnė mund tė ecim perpara. Ndoshta do tė merr kohė deri sa ne tė vetdijėsohemi pėr vlerėn e strategjisė afatgjatė tė arsimit. Por prapė, edhe nėse vonohemi me disa vite, nė fund niveli i larte i edukimit gjithmone do te shperbleje vendit ne nje apo tjeter menyre.

Qeveria, ekspertė tė fushave tė ndryshme dhe pėrfaqėsues tė bizneseve do te ishte mire tė krijojmė njė kornizė dhe sistem vlerėsimi nė mėnyrė qė tė sigurohen qė programet e edukimit tė i pėrshtaten nevojave tė tregut dhe zhvillimit ekonomik dhe tė pėrgjithshėm tė vendit. Por, para se gjithash ėshtė me rėndėsi qė autoritetet relvante te arsimit tė kenė qasje tė avansuar karshi fondeve per shkolla, qeverisjen e shkollave, plan-programet mėsimore, vlerėsimet apo testimet e nxėnėsve, dhe politika e pranimit. Nė Kosove gjėrat dhe proceset nuk ndryshojne shpejt, por fjalet po (me ndonjė pėrjashtim). Le tė shpresojmė se nė tė ardhmen e afėrt do tė ndodh e kunderta.

Autorёt:Mr. Arben J. Salihu
Autori ka pёrfunduar studimet diplomike dhe post-diplomike nė Marrėdhėnie Ekonomike Ndėrkombėtare nė univerzitetin e Maltes, dhe ka qenё ligjerues nё disa Universitete,brenda dhe jashtё Kosovёs.
Email: ajsalihu@yahoo.com


Mr. Burim Breznica
Studime tė kryera nė univerzitetin e Stokholmit dhe tė Vaxjos, Suedi. Pėrvojė pune nė Ekonomistyrningsverket nė kuadėr tė Ministrisė sė Ekonomisė dhe Financave nė Stokholm, dhe nė Autoritetin Qendror Fiskal tė Kosoves (MEF), AER- in, etj. Email: burim_breznica@yahoo.com




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio