Studentet.info
Opinione : Sa po e ndihmojnė universitetet private zhvillimin e arsimit tė lartė nė Kosovė
Kyqur 01-11-2007 3:59:38 (1824 Lexime)


Sa po e ndihmojnė universitetet private zhvillimin e arsimit tė lartė nė Kosovė

Prof.dr. Musa Rizaj


Ka njė kohė qė mendoj t’i artikuloj shqetėsimet e mija rreth disa zhvillimeve nė Arsimimin e Lartė tė Kosovės dhe qė ato t’i drejtojė nė adresat e institucioneve kompetente tė cilat do duhej tė ishin tė interesuara pėr zgjidhjen e tyre. Normalisht, dikush do tė thoshte se adresat janė tė njohura: MASHT-i, Qeveria, Kuvendi, Universiteti. Po, ashtu ishte dashur, por me keqardhje duhet thėnė se unė mu nė kėto institucione e shoh edhe gjenezėn e kėsaj problematike.
Si shkas i kėtij shkrimi ėshtė njė debat nė RTK, ku ishin te pranishėm drejtuesit e Universitetit tė Prishtinės dhe disa universiteteve private. Udhėheqėses sė emisionit ēdo lėvdatė, e cila si njė gazetare tanimė me pėrvojė, bėnte pyetje shumė konkrete dhe mjaft profesionale rreth cilėsisė sė studimeve. Nė anėn tjetėr bashkėbiseduesit e saj ishin larg realitetit qė tė japin qoftė edhe njė tė dhėnė relevante rreth cilėsisė sė studimeve.


Pas njė periudhe tė rėndė tė cilėn e pėrjetoi arsimi ynė i lartė, kishim iluzione se do tė fillohet nga e mbara, mė njė reformė tė mirėfilltė nė kėtė fushė, por duhet tė thuhet mė keqardhje se kjo nuk po ndodh ende. Kosova sot ka njė universitet publik, i cili nuk po mund tė stabilizohet dhe tė merret me atė pėr ēka edhe ėshtė i dedikuar, dhe rreth 30 universitete private tė cilat u licencuan ose edhe punojnė pa licencė brenda kėtyre 3-4 viteve. Ėshtė e pa kuptimtė tė thuhet se kemi shumė universitete duke e ditur nivelin e arsimimit tė lartė nė Kosovė, por si janė dhe ēfarė janė ato universitete.
Nė bazė tė cilave kritereve MASHT-i e bėri licencimin e tyre pėr tė arritur cilėsinė e duhur njė arsimim i lartė? A ishte ky numri i mėsimdhėnėsve universitarė, gradat akademike dhe titujt shkencorė, hapėsirat pėr mėsim etj. qė do duhej tė ishin sė paku nė nivelin e universitetit publik, i cili edhe pas decenieve tė tėra ende lėngon? vėshtirėsitė e veta tė funksionimit dhe jam i mendimit se i duhet njė evaluim i brendshėm dhe i jashtėm, sepse ka gjithashtu nivel tė ulėt tė kėtyre parametrave.
Nė kėtė emision, por edhe herėve tjera, arsyetimet e pronarėve tė kėtyre universiteteve pėr nivelin e institucionit tė tyre janė sa tė zbrazėta po aq edhe brengosėse. Nė tė fillohet me drejtime tė llojllojshme, me kuadrin mėsimor i cili nė fakt ėshtė virtual, paraqiten emra tė mėsimdhėnėsve tė cilėt ose janė pensionistė, ose janė nga Universiteti i Prishtinės ose edhe nga universitetet evropiane, qė nė fakt nuk janė, numėrohen disa vizita jashtė vendit, flasin pėr nėnshkrimet e memorandumeve tė bashkėpunimit etj. Nuk ka transparencė as rreth titujve shkencorė dhe gradave akademike brenda universiteteve private, ndėrsa pėr disa drejtues nuk dihet se ku dhe si i kanė fituar ato. Flitet se pėrzgjedhja e studentėve nė kėto institucione ėshtė e bazuar vetėm nė njė kriter – nė pagesėn qė duhet bėrė studenti, kurse ka raste kur nuk kėrkohet as diploma e shkollės sė mesme, raste kėto qė kanė qenė publikuar nė media, nuk ka kritere tė vlerėsimit tė studentit, nuk ka pėrsėritje, etj. Mė kėto tė dhėna, pėr tė cilat nuk kisha dashur tė spekuloj, besoj se disponojnė edhe zyrtarėt qė janė pėrgjegjės pėr arsimin e lartė tė vendit.
Do tė ndalem vetėm nė njė segment – nė vlerėsimin e kontributit tė njė institucioni tė arsimit tė lartė. Ky nivel nuk vlerėsohet as me karriget e shtrenjta, as me sallat moderne (ėshtė mirė qė t’i kemi), as me numėrimin e disa profesorėve eminentė nga universitetet tjera, as me vizitat studimore etj., por bėhet me tregues kuantitativ ēfarė janė: puna shkencore hulumtuese, numri i punimeve tė botuara nė revista mė faktor tė ndikimit, punimet nė revista tjera, pjesėmarrjet nė tubime shkencore, punėsimi, etj. Pėr ēudi pėr kėta tregues nuk kishte tė dhėna as pėrfaqėsuesi i Universitetit tė Prishtinės. Pėr tė pasur njė vlerėsim real, kėta tregues sė pari do duhej tė caktohen nga MASHT-i, tė pėrpunohen nė formėn statistikore, tė implementohen nga institucionet arsimore dhe prapė nga MASHT-i tė pėrdoren pėr vlerėsim.
Prandaj kur flasim pėr vlerėsimin e njė institucion tė shkollimit tė lartė do duhej tė kemi parametra tė cilėt duhet matur, parametra qė janė obligues pėr tė gjitha kėto institucione. Kėshtu, nė bazė tė kėtyre parametrave edhe bėhet renditja e njė universiteti tė cilin e dinė dhe e njohin tė gjithė - si studentėt ashtu edhe ndėrmarrėsit. A i kemi ne kėta tregues, a kemi bazė tė tė dhėnave tė tilla? Pėrgjigjja ėshtė jo. Atėherė shtrohet pyetja: si ka mundėsi qė njė institucion tė marrė licencėn nga MASHT-i? Mendoj se licencimi i institucioneve tė arsimit privat ėshtė dashur tė bėhet pas akreditimit, i cili do tė tregonte se cilat standarde janė dhe cila cilėsi ėshtė pėrmbushur.
Ēka mė tutje? Gjendja ėshtė mė sė alarmante. Disa nga pėrfaqėsuesit e institucioneve arsimore tė vendit janė shumė kritik ndaj kėtyre institucioneve, vetėm kur iu duhet tė fitojnė poenė politikė dhe nuk kanė bėrė thuaja asgjė nė kėtė drejtim. Vlerėsimi mė tė dhėna nga treguesit kuantitativ ėshtė i vetmi instrument qė mund tė bėjė renditjen e universiteteve pėr tė shprehur cilėsinė e studimeve. Kėta tregues pasqyrojnė produktivitetin e secilit institucion, kėshtu qė le tė urdhėrojnė zotėrinjtė qė i drejtojnė kėto institucione tė na i ofrojnė kėto tė dhėna. Kėtu nuk do duhej lėnė anash as Universitetin e Prishtinės, i cili do duhet tė printe nė pėrmbushjen e kėtyre parametrave, mirėpo i cili fatkeqėsisht po kontribuon nė krijimin e kėsaj harte jo premtuese tė shtrirjes sė universiteteve me vlera tė dyshimta. Ėshtė obligim i MASHT-tė, Komisionit Parlamentar pėr Arsim, Kėshillit Nacional, Agjencisė sė Akreditimit etj. qė kėta tregues t’i bėjnė tė matshėm dhe qė ata tė janė obligues pėr tė gjitha institucionet publike dhe private.
Duke e shfrytėzuar kėtė situatė, kam frikėn se disa nga kėto institucione private, pa dashur qė t’i pėrgjithėsoj gjėra, po ofrojnė programe ambicioze pa mbulesė, mė tė vetmin qėllim qė tė marrin licencėn. Vetėm nėse shikohen konkurset pėr regjistrim do tė shihet qartė se shumica nga kėto institucione po e mashtrojnė opinionin me zgjedhjen e personelit mėsimor, emėrtimet e drejtimeve apo fakulteteve etj.
Tė tolerohet njė gjendje e tillė nė Arsimin e Lartė tė Kosovės ėshtė e papranueshme dhe do tė na kushtojė shumė. Vlerėsimi i kėtyre institucioneve akademike duhet bėrė sa mė parė. Qė sot ėshtė vonė, nesėr do tė na kushtoj shtrenjtė. Produktiviteti i matur me parametra tė cekur mė lartė ėshtė e vetmja masė legjitime pėr nivelin e njė institucioni, licencimin dhe krahasimin e tij mė institucione vendore dhe ndėrkombėtare. Pra, duhet filluar me akreditimin e institucioneve tė arsimit tė lartė. A mundet Kosova vetė t’i hyjė kėsaj pune apo i duhet ndihmė, ėshtė ēėshtje qė do duhej biseduar. Modelet e vendeve tė rajonit qė kanė arritur rezultate nė kėtė drejtim mund tė na shėrbejnė si model. Besoj se mjafton tė dihet se nė Slloveni nuk ka asnjė universitet privat (vetėm njė pėr pakicat), ndėrsa Gjermania me rreth 80 milionė banorė nuk ka fakultet privat pėr drejtėsi dhe mjekėsi. Pra shtrohet pyetja e logjikshme se a thua Kosova, mė kėto kapacitete qė ka, mund tė mbajė njė barrė tė tillė mė gjithė kėto universitete private dhe qė njėkohėsisht tė pritet qė do tė pėrgatisė kuadro tė afta pėr tregun e punės? Pėrgjigjja ime ėshtė se jo!
Disa procese tė zhvillimit tė njė shoqėrie edhe mund tė modifikohen gjatė zhvillimit tė tyre, por arsimimi i njė populli nėse nuk ndjek rrugėn e duhur, ėshtė proces me pasoja tė mėdha pėr zhvillimin e pėrgjithshėm shoqėror tė tij.

(Autori ėshtė profesor i asocuar nė Fakultetin e Xehetarisė dhe Metalurgjisė tė Universitetit tė Prishtinės)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio