Studentet.info
Lajme : “Helmimi i studentėve vjen nga uji i pijshėm”
Kyqur 02-11-2007 9:52:49 (1729 Lexime)


“Helmimi i studentėve vjen nga uji i pijshėm”

TIRANĖ, 2 NĖNTOR - Instituti i Shndetit Publik konfirmon 70 raste tė studentėve tė helmuar. Deri tani mendohet se helmimi i tyre vjen nga uji i pijshėm dhe shkak ka qenė ndėrhyrja e para disa ditėve nė tubacionet e rrjetit tė shpėrndarjes nga ndėrmarrja e Ujėsjellėsit. Instituti i Shėndetit Publik deklaron se: ²Analizat pėr ujin e pijshėm kanė rezultuar nė parametra normale, por duhet tė pėrmendim njė ndėrhyrje nė tubacion nga ana e Ujėsjellėsit rreth tre ditė mė pėrpara, ndėrkohė qė kampionėt pėr analizė janė marrė nė tė njejtėn kohė me rritjen e disinfektantit nga ana e Ujėsjellėsit². Pra, kjo gjė lė tė nėnkuptohet se uji mund tė ketė qenė shkaktari i helmimit tė banorėve nė Qytetin Studenti. Rastet e para tė helmimeve janė evidentuar nė datė 29 tetor, ku 8 individė janė drejtuar nė qendrėn shėndetėsore tė Qytetit Studenti, tė cilėt tė gjithė kanė qenė banues nė konvikte dhe kanė pasur simptoma; temperaturė tė lartė mbi 29 gradė, tė vjella, diarre si dhe dhimbje koke dhe barku. Rasteve tė mėsipėrme u ėshtė dhėnė ndihma e parė mjekėsore, ndėrkohė qė njė ditė mė vonė rastet janė shtuar dhe ėshtė vėnė nė dijeni Drejtoria e Shėndetit Publik tė Tiranės (DSHP), e cila ka lajmėruar dhe ISHP-nė nė datė 31 tetor.

Helmimet
Nga hetimi epidemiologjik u identifikuan dhe regjistruan me simptoma tė mėsipėrme rreth 60 individė pas 8 rasteve tė para, pothuajse tė gjithė studentė, me ndonjė pėrjashtim tė vogėl (familjarė dhe banorė po tė Qytetit Studenti). Midis kėtyre rasteve pėrfshiheshin edhe studentė tė cilėt nuk kishin shkuar pėr ndihmė mjekėsore. Njė pjesė e vogėl janė nisur pėr nė klinikėn infektive tė QSUT-sė (rreth 8 raste), tė cilėt kanė pasur temperaturė tė lartė, ndėrsa pjesa tjetėr trajtohet nė qendrėn shėndetėsore tė Qytetit Studenti. Sipas ISHP-sė, janė mbledhur tė dhėna epidemiologjike nga tė gjitha rastet, si dhe janė duke u investiguar edhe raste tė reja tė identifikuara me vonė me shenja tė lehta. Gjithashtu, janė marrė dhe po analizohen mostra pėr analizė mikrobiologjike dhe virologjike. ISHP-ja deklaron se: “Paraprakisht mund tė themi se rastet kryesisht i pėrkisnin vitit tė parė tė fakulteteve tė ndryshme, por pa pėrjashtuar dhe raste nga vite tė tjera dhe tė godinave tė ndryshme. Nė bazė tė intervistave, pėr momentin nuk mund tė themi se kemi tė bėjmė me njė intoksikacion nga ushqimet, pėr aresyen e thjeshtė se njė pjesė e konsiderueshme e studentėve gatuanin vetė nėpėr dhoma, ndėrsa ata tė cilėt frekuentonin mensat nuk kishin frekuentuar vetėm njė mensė. Nė mbėshtetje tė kėtij argumenti, ėshtė dhe fakti se nė mes tė numrit tė pėrgjithshėm te rasteve janė dhe disa familjarė, tė cilėt nuk kanė asnjė lidhje me mensat e shumta tė Qytetit Studenti². Pėr tė normalizuar sa mė shpejt gjendjen e krijuar, janė marrė masa nga ana e Inspektoratit Sanitar, gjithashtu janė dhe njė numėr i konsiderueshėm kampionėsh ushqimor. Sipas drejtorit tė DSHP-sė, ėshtė rritur sasia e numrit tė pikave fundore pėr analizėn e ujit tė pijshėm nė Qytetin Studenti. Drejtori i DSHP-sė pėr Tiranėn, Gjergji Ndoi ka deklaruar se, ²specialistėt sanitarė po marrin rreth 50 mostra pėr analiza nė Qytetin Studenti². Sipas ISHP-sė, janė marrė masa lidhur me informimin e Drejtorisė sė Ujėsjellėsit dhe shtimin e nivelit tė disinfektantit nė ujin e pijshėm, menjėherė pas identifikimit tė problemit. Situata ėshtė nėn hetim epidemiologjik, ndėrkohė qė pacientėt janė nėn mbikėqyrje mjekėsore.

Nga: Ermelinda Hoxhaj




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio