Studentet.info
Opinione : "Ministri i Arsimit injoron shkresat tona"
Kyqur 03-11-2007 4:37:59 (1548 Lexime)


"Ministri i Arsimit injoron shkresat tona"

Shezai RROKAJ
I nderuar z. Kryeministėr!
Duke vlerėsuar kontributin Tuaj tė madh nė fushėn e arsimit dhe vėmendjen qė i keni kushtuar arsimit tė lartė nė tėrėsi dhe Universitetit tė Tiranės (UT) nė veēanti, si ish-profesor i kėtij universiteti, Senati i Universitetit tė Tiranės, i mbledhur mė datė 01.11.2007, vendosi nė mėnyrė unanime tė ndajė me Ju disa shqetėsime, pasi vėmė re se prej disa muajve komunikimi dhe bashkėpunimi midis Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės (MASH) dhe Universitetit tė Tiranės (UT) nuk funksionojnė si duhet, duke i futur kėto institucione nė njė ngėrē institucional. Ju sjellim nė vėmendjen Tuaj vetėm njė fakt qė lidhet me korrespondencėn dypalėshe mes dy institucioneve; vetėm pėr vitin 2006 nė protokollin e UT-sė janė regjistruar 30 shkresa adresuar MASh-it, pėr tė cilat nuk ėshtė marrė pėrgjigje dhe shumė shkresa tė tjera, tė cilave u ėshtė dhėnė pėrgjigje e vonuar.


Shkurtimisht po Ju renditim disa shqetėsime madhore, tė cilat cenojnė drejtpėrsėdrejti zhvillimin dhe integrimin e arsimit tė lartė sipas standardeve evropiane.

1. Mbėshtetja e rritjes sė pranimeve nė universitetet publike me stafe dhe mjedise pėrkatėse. Zbatimi i politikave tė qeverisė
pėr rritjen e numrit tė pranimeve nė universitete, nxori nė pah nevojėn e shtimit tė stafeve akademike dhe joakademike, si dhe tė hapėsirave pėr mėsimdhėnie.
Mbėshtetur nė studimin e bėrė nga UT-ja, Senati i kėtij universiteti kėrkoi nė mėnyrė tė motivuar plotėsimin e nevojave tė sipėrpėrmendura.
Si rezultat i mosplotėsimit tė plotė tė kėrkesave, ėshtė rritur mbi normėn e lejuar ngarkesa e profesoratit tė UT-sė, duke thelluar mė shumė problemet qė ekzistojnė nė kėrkimin shkencor dhe cilėsinė e mėsimdhėnies (Ju lutem, gjeni bashkėngjitur shkresat nr. 1135/9,
prot., datė 14.8.2007 dhe nr. 1135/10, datė 14.9.2007). Lidhur me nevojat e UT-sė pėr hapėsirat shtesė, Ju jemi drejtuar me njė studim (Ju lutem gjeni bashkėngjitur shkresat nr. 1217 prot., datė 3.7.2006 dhe shkresėn e Senatit tė UT-sė, nr.2194, datė 10.11.2006) dhe me porosinė Tuaj, dhėnė z. Myqerem Tafaj, i jemi drejtuar edhe Ministrisė sė Punėve Publike dhe Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės. Po kėshtu, pėr kėtė problem, Ju jemi drejtuar edhe me shkresėn nr. 53, datė 15.01.2007, si edhe ministrit aktual tė Punėve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, z.Sokol Olldashi, me shkresė nr.1726, date 5.10.2007. Me keqardhje Ju bėmė me dije se ende nuk kemi marrė asnjė pėrgjigje dhe, edhe sot e kėsaj dite kemi mjedise tė pamjaftueshme. Si pasojė, nė fakultetet e UT-sė po punohet nė kushte tejet tė vėshtira pėr zhvillimin normal tė procesit mėsimor.

2. Procesi i hartimit dhe diskutimit tė buxhetit pėr Arsimin e Lartė. Procesi i hartimit dhe diskutimit tė buxhetit pėr vitin 2008
ėshtė shoqėruar me rritjen e shqetėsimeve tona nė thellimin e problemeve tė paraqitura mė sipėr. Profesorati i Universitetit tė Tiranės kishte bindjen se miratimi i ligjit tė ri "Pėr Arsimit e Lartė nė Republikėn e Shqipėrisė" do t‘u jepte fund vėshtirėsive, qė lindin nga mėnyra e buxhetimit pėr arsimin e lartė, por, pėr fat tė keq, hartimi i buxhetit pėr arsimin e lartė nuk I ėshtė nėnshtruar konsultimit dhe marrjes sė mendimeve nga grupet e interesit, duke e bėrė tė paqartė dhe jotransparent nivelin dhe cilėsinė e mbėshtetjes sė veprimtarisė sė institucioneve tė arsimit tė lartė me buxhetin e nevojshėm. Pa dashur tė paragjykojmė, pėrvoja e mėparshme nė pėrgatitjen e buxhetit ka treguar se jo rrallė Ministria e Arsimit dhe Shkencės, si dhe Ministria e Financave, e kanė vėnė arsimin e lartė nė pėrgjithėsi dhe Universitetin
e Tiranės nė vėshtirėsi financiare pėr tė pėrmbushur misionin e tyre. Mė konkretisht, pėr vitin fiskal 2007, investimet e parashikuara nė masėn 435 milionė u reduktuan nė 184 milionė, si rezultat I mosrealizimit tė tė ardhurave dytėsore qė e kishte bazėn nė veprimet dhe mosveprimet e Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės lidhur me zbatimin e vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr. 750, datė 19.12.2006, pika 2, e cila ngarkonte kėtė ministri tė bėnte kompensimin e uljes sė tė ardhurave tė Universitetit tė Tiranės nga heqja e kuotave dytėsore. Kėshtu, me urdhėr tė ministrit tė Arsimit dhe Shkencės nuk u miratuan kuotat me kohė tė pjesshme nė Fakultetin e Drejtėsisė sė UT-sė dhe u kufizuan ato nė degėt e tjera. Pėr mė tepėr, ndryshimet e diktuara nga ky mosrealizim, tė propozuara qė nė muajin maj 2007, u miratuan vetėm nė muajin shtator, duke na vėnė nė vėshtirėsi serioze pėr tė realizuar edhe kėtė nivel tė rishikuar tė investimeve.

3. Pėrgatitja pėr hapjen e studimeve pa universitare. Njė shqetėsim tjetėr pėr cilėsinė e arsimit tė lartė janė pengesat dhe vėshtirėsitė nė realizimin e studimeve pasuniversitare (nė nivel Master dhe Doktoratė). Vonesat dhe mungesa e rolit tė koordinatorit nga ana e MASh-it po rrezikojnė seriozisht procesin e hartimit tė kurrikulave tė ciklit tė dytė dhe tė tretė sipas Kartės sė Bolonjės, tė cilat duhet tė zbatohen
nė vitin akademik 2008-2009. Nė kėtė kuadėr, Ju bėjmė me dije se i kemi propozuar MASh-it vendimin e Senatit tė UT-sė pėr hapjen e ciklit tė dytė tė studimeve nė Fakultetin e Infermierisė dhe nė Degėn e Gazetarisė nė Fakultetin e Historisė dhe tė Filologjisė. MASh, gjithashtu ka bllokuar pa asnjė shpjegim procesin e pranimeve nė studimet Master dhe Doktoratė pėr vitin akademik 2007-2008. Kėshtu, me anė tė shkresės nr.729/11, datė 30.7.2007 (Ju lutem gjeni bashkėngjitur shkresėn nė fjalė), i kemi propozuar
MASh-it pėr miratim kuotat pėr programet "master", "specializim" dhe "doktoratė", por pėr kėtė ēėshtje nuk kemi asnjė pėrgjigje, me pėrjashtim tė njė pėrgjigjeje negative lidhur me kuotat MASTER, e cila ka ardhur 2 muaj e gjysmė mė vonė nga momenti i propozimit tonė. Nė fakt, pranimet nė nivelin e dytė e tė tretė tė studimeve vazhdojnė tė jenė tė bllokuara.

4. Miratimi i kuotave pėr vitet e ndėrmjetme dhe programi i dytė i studimit. Me anė tė shkresave nr. 1447/1 dhe 1447/2, date 20.9.2007 (Ju lutem gjeni bashkėngjitur shkresat nė fjalė), janė propozuar pėr miratim kuotat nė vitet e ndėrmjetme dhe programi i dytė i studimit. Edhe pėr kėtė ēėshtje ende nuk ėshtė marrė asnjė
pėrgjigje. Nė kėto kushte, janė bllokuar tė gjitha pranimet nė vitet e ndėrmjetme dhe programi i dytė i studimit. Sipas tė dhėnave
qė disponojmė, janė mbi 2000 kandidatė, tė cilėt kanė paguar tarifėn e pranimit tė dokumentacionit, por ata po enden edhe
sot e kėsaj dite pranė zyrave tė universiteteve pėr tė marrė pėrgjigje, ndėrkohė qė viti akademik ka njė muaj qė ka nisur.

5. Ndryshimi i Ligjit tė Arsimit tė Lartė. Ndonėse disa nene tė ligjit tė ri pėr arsimin e lartė janė nė shqyrtim nė Gjykatėn Kushtetuese dhe veprimi i tyre ėshtė pezulluar, nėpėrmjet medias mėsuam se MASh-i ka marrė nismėn ligjore pėr ndryshimin e nenit 23 tė kėtij ligji. Kėto ndryshime konsistojnė nė pėrjashtimin nga kandidimi tė autoriteteve aktuale me argumentin se kanė konsumuar mandatin e parė tė tyre. Njė gjė e tillė bie ndesh me pėrmbajtjen e ligjit tė sapomiratuar, i cili sanksionon se zgjedhjet e ardhshme qė do tė zhvillohen konsiderohen tė para. Krahas kėsaj, propozohet qė autoritetet drejtuese tė ushtrojnė vetėm njė mandate 4-vjeēar nė vend tė dy mandateve tė caktuara nga ligji i sapomiratuar.

I nderuar z. Kryeministėr! Lidhur me ndryshimet e mėsipėrme vėrehen disa probleme serioze:
a. Ligjit i jepet fuqi prapavepruese, duke cenuar njė parim tė rėndėsishėm kushtetues;

b. Ndryshimet nė ligj nuk janė diskutuar paraprakisht me grupet e interesit, ēka cenon njė parim tė rėndėsishėm tė demokracisė
dhe tė transparencės sė qeverisjes;

c. Mohimi i sė drejtės sė ushtrimit tė dy mandateve radhazi ėshtė njė kthim mbrapa nė krahasim me pėrvojėn e vendosur nė vitin 1999 dhe tė rikonfirmuar nė ligjin e ri pėr arsimin e lartė, tė miratuar nga Kuvendi i Shqipėrisė nė korrik 2007 me miratimin e ligjit tė arsimit tė lartė nė RSH;

d. Nisma pėr kufizimin e mandatave bie ndesh edhe me rekomandimet e Kėshillit tė Evropės, i cili ka sugjeruar se zgjerimi I bazės sė zgjedhjeve nė institucionet e arsimit tė lartė justifikon plotėsisht dy mandate radhazi.Argumentet e sjella nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės mbi nevojėn e qarkullimit tė elitave akademike nuk kanė bazė, pasi, sipas njė studimi tė bėrė pėr zgjedhjet e kaluara, rezulton se ripėrtėritja e autoriteteve drejtuese ėshtė nė shkallėn mė tė lartė tė mundshme (nė zgjedhjet e fundit: senatet janė ripėrtėrirė nė masėn 62.5 pėr qind, dekanėt nė masėn 65 pėr qind, rektori nė masėn 100 pėr qind, pėrgjegjėsit e departamenteve dhe anėtarėt e kėshillave tė fakulteteve nė masėn 39.5 pėr qind). Ndėrprerja e vazhdimėsisė sė mandateve do tė sjellė pasoja nė cilėsinė e punės shkencore nė departamente, sepse titullarėt aktualė tė tyre, qė pėrgjithėsisht mbajnė titullin "profesor", pėrjashtohen nga konkurrimi.

6. Kėrkimi shkencor nė Universitetin e Tiranės.
Senati i UT-sė vlerėson mbėshtetjen e qeverisė shqiptare pėr rritjen e kėrkimit shkencor nėpėrmjet alokimit tė fondit tė shkencės pėr programet kombėtare, por, nga ana tjetėr, me keqardhje Ju bėn me dije se Ministria e Arsimit dhe Shkencės, nė mėnyrė tė pajustifikuar, u ka kėrkuar institucioneve tė arsimit tė lartė pėrgatitjen e projekteve gjatė periudhės korrik-gusht, kur dihet qė stafet akademike janė me leje dhe pėr mė tepėr edhe projektet qė mundėn tė paraqiten, nuk janė miratuar ende. I njėjti problem qėndron edhe pėr fondin pėr shkencėn (projekte institucionale), i cili u ėshtė dėrguar institucioneve tė arsimit tė lartė me shumė vonesė (Ju lutem gjeni bashkėngjitur shkresėn e MASh-it, nr. 5162, datė 16.7. 2007), duke kufizuar kohėn e nevojshme qė duhet pėr pėrgatitjen, miratimin dhe realizimin e plotė tė tyre. Senati i UT-sė vlerėson se miratimi i fondit tė ekselencės nga ana e qeverisė shqiptare ėshtė njė mbėshtetje pėr zhvillimin cilėsor tė arsimit tė lartė dhe tė profesoratit tė tij. Me keqardhje vėmė re se Ministria e Arsimit dhe Shkencės nuk ėshtė transparente, bashkėpunuese dhe e angazhuar pėr tė siguruar kandidatura
tė pėrshtatshme nga mjediset akademike, tė cilat mund dhe duhet tė pėrfitojnė ngaky fond.

7. Karta e studentit dhe statusi i profesorit.
Senati i UT-sė vlerėson parashikimin nė Ligjin e Arsimit tė Lartė tė Kartės sė studentit dhe tė Statusit tė profesorit, por do tė donte qė Ministria e Arsimit dhe Shkencės tė fillonte nga puna pėr zbatimin e tyre sa mė parė.

I nderuar z. Kryeministėr!
Senati i Universitetit tė Tiranės ka besim tė plotė nė vullnetin tuaj pėr tė mirėkuptuar shqetėsimet e sipėrpėrmendura dhe pėr tė ndihmuar nė zgjidhjen e tyre. Nė rast se e gjykoni tė nevojshėm njė takim me njė pėrfaqėsi tė senatit, kjo ėshtė e mirėpritur nga ana jonė. Gjithashtu, pėrfitojmė nga rasti t‘Ju rikonfirmojmė propozimin e rektorit tė kėtij universiteti qė festimet e 50-vjetorit tė tij mė 15.12.2007, njė ngjarje kulmore pėr universitetin tonė tė pėrbashkėt, tė bėhen nėn pėrkujdesin tuaj.
Duke shpresuar nė mirėkuptimin dhe mbėshtetjen Tuaj,

Me konsideratė tė lartė
Prof.dr. Shezai RROKAJ
Kryetar i Senatit




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio