Studentet.info
Lajme : Prindi rreh me dru mėsuesen e djalit
Kyqur 03-11-2007 4:51:30 (2048 Lexime)


Prindi rreh me dru mėsuesen e djalit

LIBRAZHD, 3 NĖNTOR -Pasi mbaron mėsimin, rrugės pėr nė shtėpi bėhet pre e dhunės barbare tė prindit tė njėrit prej nxėnėsve tė saj. Mėsuesja, Rufije Gjini, nga fshati Zabzun nė Librazhd, ka pėrfunduar rėndė nė spital pas goditjeve qė ka marrė me sende tė forta, nga banori i fshatit Fushė-Sudne, Idriz Qoli. 39-vjeēari i ka zėnė pritė mėsueses sė Gjuhė-Letėrsisė, Gjini duke e goditur nė sy tė tre nxėnėsve tė saj, me dru nė kokė e nė pjesė tė tjera tė trupit. Burri i xhindosur e ka goditur disa herė 45-vjeēaren, duke i rrezikuar asaj jetėn. Policia ka arrestuar Qolin. Ndėrsa pėr motivin e ngjarjes, mėsohet se mėsuesja kishte kundėrshtuar drejtorinė e shkollės, pasi njėri nga fėmijėt e autorit tė ngjarjes kishte vijuar vitin akademik me shokėt e klasės, megjithėse ai kishte mbetur nė disa lėndė dhe nė bazė tė rregullores duhej tė vijonte vitin shkollor sėrish aty ku kishte qenė mė parė. Pikėrisht pėr kėtė shkak, 39- vjeēari i ka dalė para nė rrugė mėsueses sė fėmijėve tė tij, duke dashur ta masakrojė atė.

NGJARJA
Sipas policisė sė Librazhdit, ngjarja ka ndodhur nė orėt e vona tė ditės sė hėnės, nė fshatin Fushė-Sudne tė komunės sė Sterblevės, 45 kilometra nė veri tė Librazhdit. Idriz Qoli, 39 vjeē, nga fshati Fushė-Sudne, pas pėrfundimit tė mėsimit, gjatė kohės qė mėsuesja e shkollės sė kėtij fshati po kthehej pėr nė familje, i ka dalė pėrpara dhe ka debatuar me tė pėr problemin e fėmijėve tė tij. Burri i xhindosur nuk ka pritur tė bėjė asnjė sqarim, por e ka goditur disa herė 45-vjeēaren me njė dru nė kokė. Tre nxėnės qė kanė qenė rrugės bashkė me mėsuesen nuk kanė mundur tė ndėrhyjnė, pėrveēse ulėrimat e tyre kanė tėrhequr vėmendjen e banorėve tė fshatit. Situata pėr pak sa nuk ka degjeneruar nė njė krim me pasoja, por fatmirėsisht mėsuesja ka arritur t’i shpėtojė dhunės barbare e tė padėgjuar nė ato anė. Mėsuesja ėshtė dėrguar urgjent nė spital, nė gjendje tė fikėti. Ndėrsa policia ka ndėrhyrė duke arrestuar autorin e kėsaj ngjarjeje. Ai akuzohet pėr plagosje tė rėndė me dashje.

RREFIMI
Nga spitali i Librazhdit, mėsuesja e plagosur pohoi se ngjarja ka ndodhur sapo kishte mbaruar mėsimi. “U nisa pėr shtėpi. Me vete kisha dhe tre nxėnės tė shkollės, tė cilėt po vinin me mua. Ishte kohė e keqe, mjegull. Rrugės mė del pėrpara Idriz Qoli dhe me ndjek. I rashė njė rruge tjetėr pėr shkurt, duke kaluar nga njė tunel qė pėrdorej pėr ujin e njė kanali vaditės. Aty u kthyem sėrish bashkė me nxėnėsit, por ai na kishte zėnė pėrsėri rrugėn tek “Hurdha e Madhe”, fshat midis Zabzunit dhe Fushė- Sudnes. Mė ka qėlluar me dru nė kokė e mė pas unė nuk mbaj mend asgjė. Jam pėrmendur vetėm kur qanin nxėnėsit. Me kishin mbuluar me librat dhe fletoret, mbasi i kishin grisur dhe me kishin larė plagėt”, - tha mėsuesja nga spitali. Mjekėt thanė se ajo ka pasur ēarje nė kokė dhe shembje tė ndryshme nė trup, por tashmė gjendja e saj ėshtė e pėrmirėsuar dhe jashtė rrezikut pėr jetėn.

Nga: Fatmir Popja




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio