Studentet.info
Lajme : Shėnohet njė rast i pazakontė dhune nė gjimnazin e Pejės
Kyqur 07-11-2007 10:02:24 (3371 Lexime)

Pedagogu rrah nxėnėsit me rrip, thotė se ishte shaka

Pejė, 7 nėntor – Ka mjaft mėnyra se si festohet ditėlindja, ama ajo qė ka pėrzgjedhur njė mėsimdhėnės kosovar, s’mbahet mend tė jetė manifestuar nė ndonjė vend tė botės nė tė tillė mėnyrė. Pedagogu Muharrem Kastrati, ka hequr rripin nga pantallonat – derisa mbante orėn e Gjuhės shqipe me nxėnėsit e klasės 12/4 “Bedri Pejani” tė Pejės – dhe ka filluar t’ua japė vitheve secilit prej nxėnėsve tė kėsaj klase.

Pedagogu, i shqetėsuar pėr ngjarjen qė i ka ndodhur me nxėnės tė klasės 12/4, nė njė prononcim pėr gazetėn “Koha Ditore” mohon tė jetė e vėrtetė se ka hequr rripin e pantallonave tė veta dhe ka qėlluar me tė secilin nga nxėnėsit e nxėnėset qė po i ndiqte nėpėr klasė. Thotė pėr krejt ngjarjen tė ishte njė shaka pėr ditėlindjen e tij.

“Nuk ashtė e vėrtetė qė i kam rreh nxėnėsit me rryp, por kam ba shaka kur kam pas ditėlindjen time, qė po ma organizonin ata”, kundėrshton profesori pohimet e nxėnėsve.

Por, alarmi pėr “shakanė” qė profesori i gjimnazit tė Pejės e kishte bėrė pėr festėn e tij, ka kaluar nė ueb-faqen www.youtube.com nga vetė nxėnėsit, njėri nga tė cilėt e kishte filmuar me kamerė celulari dhunėn e kujdestarit tė klasės kundėr nxėnėsve tė vet.

“A bre, ēka m’paskan ba”, ofshan profesori, kur merr vesh se policia ėshtė duke hulumtuar ngjarjen. Pėr tė, vetė thotė se ėshtė pėrhapur nė rrjetin e internetit dhe nėpėr celularė nxėnėsish.

Britmat e gjimnazistėve tė Pejės dhe fshikullimat e njė rripi tė fortė mbi trupin e tyre nga pedagogu Kastrati, kanė rėnė edhe nė veshė tė policisė sė rajonit tė Pejės, pėr ta bėrė atė tė hulumtojė njė rast tė pazakontė tė dhunės sė mėsimdhėnėsve nė shkolla tė atjeshme.

“Policia para 3 ditėsh ka marrė vesh pėr ngjarjen e rrahjes masive tė nxėnėsve nga mėsimdhėnėsi i tyre nė gjimnazin “Bedri Pejani” tė Pejės, dhe ėshtė duke mbledhur fakte pėr tė”, ka vėrtetuar pėr gazetėn, tė martėn, togeri Avni Gjevukaj.

Ndėrkohė qė policia po hulumton ngjarjen, tė cilėn e ka vėrtetuar edhe nė ueb-faqe, edhe drejtori i Gjimnazit, Murat Tigani, ka mohuar tė vėrtetėn e internetit dhe tė vetė nxėnėsve. Ashtu si profesori Kastrati, ėshtė shprehur edhe drejtori Tigani.

“Ėshtė fjala pėr shaka nxėnėsish, qė ata e kishin kurdisur nė ditėlindjen e profesorit”, ėshtė i bindur drejtori, pėr tė sjellė njė argument se atė ditė nė klasė ishte edhe njė tortė. Vėrteton tė ketė parė rrėmujėn nė celularė, por jo edhe nė internet.

Profesori me 30 vjet pėrvojė qė po hulumtohet nga policia, nė drejtori tė shkollės po tregonte para eprorit ngjarjen, tė martėn.

“Si kam hy nė klasė, nxėnėsit e kishin lėnė njė rryp mbi bankė, tė cilin e kam kap me dorė”, kujton profesori ngjarjen. Pastaj shton se posa ka filluar “lojėn me rryp”, nxėnėsit, sidomos nxėnėset, kanė filluar tė ulėrijnė si dėshmojnė zėrat nė internet, e tė kėrcejnė nga banka nė bankė.

“Kam metė i hutuar pa e ditė se ēka po ndodhė”, thotė profesori dhe shton se atė ditė nuk e kishte ditur se dikush nga nxėnėsit, pėr tė cilėt ishte kujdesur 3 vjet, e kishte filmuar me kamerė celulari.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio