Studentet.info
Opinione : OPINION
Kyqur 08-11-2007 5:23:55 (1578 Lexime)


Kush tha qė ka mbi 10.000 studentė shqiptarė nė Maqedoni?

Shkruan : Arben Zeqiri

Nuk ėshtė detyrė e imja tė hyj nė atė se kush sa e meriton tė quhet studentė, mirėpo ėshtė historia dhe realiteti i sotėm qė definojnė studentin dhe veprimtarinė e tij. Pėrveē obligimit parimor qė kanė pasur studimin, studentėt nė tėrė botė njihen dhe me njė fuqi tė paparė pėr ndryshime dhe revolucion, studentėt dhe mė tė njohur janė pėr faktin se gjithkund nė botė kanė qenė tė parėt ata qė rezistuan dhe nuk pranuan ti nėnshtrohen padrejtėsive, presionit politik, mashtrimit dhe robėrisė.
Gjithkund nė botė ku ka pasur apo ka njė armatė me studentė dhe mjafton tė ketė provuar qeveria apo ndonjė institucion tjetėr shtetėror ose ndonjė grup njerėzish tė ketė provuar tė bėjė njė padrejtėsi apo dhunė ndaj atij populli, ka qenė pikėrisht kjo armatė studentėsh qė e para ka ngritur zėrin dhe me veprimet e veta ka shkuar deri nė atė nivel saqė pasojat pėr ata qė bėnė padrejtėsi kanė qenė dėshtimi i tyre, revolucioni politik nė atė vend, ndryshimi i qeverisė, bile nė disa vende ka tė ngjarė dhe mė keq, si nė Rumasni ku studentėt ishin ata qė revolucioni i tyre politik u shndėrrua nė njė revolucion mbarėpopullor dhe presidenti i vendit paguajti gabimin me vdekje.


Kėshtu ka ndodhur nė vendet me 10.000 studentė

Sė pari tė rikujtojmė sipėrfaqėsisht vetėm disa nga ngjarjet mė tė njohura pėr ne, pėr vendet ku ka pasur mė shumė se 10.000 studentė, siē pretendohet se ka dhe nė Tetovė e Shkup dhe tė shohim se cili ka qenė reagimi i tyre ndaj padrejtėsive.

Nė Kinė e Rusi studentėt ishin dhe janė sot e kėsaj dite tė njohur pėr demonstratat dhe revolucionet e tyre duke mos pranuar padreejtėsinė qė vjen nga njė pushtet tejet i fuqishėm dhe nga diktatorė qė ua kanė frikėn ndoshta shumica e qeverive dhe popujve nė botė, ndėrsa studentėt janė ata tė cilėt patėn guximin qė tė trazojnė kėto vende dhe mos ti nėnshtrohen dhunės sė kėtyre qeverive. Mė 1981, 1989 ishin studentėt shqiptarė nga Kosova ata tė cilėt trazuan pėr herė tė parė Jugosllavinė, njė federatė qė kishte "bashkuar" miliona njerėz dhe qė paraqiste atėbotė njė nga fuqitė mė tė mėdha evropiane ndoshta dhe botėrore, pėrderisa studentėt shqiptarė tė parėt patėn guximin dhe refuzuan ti nėnshtrohen asaj diktature de padrejtėsie duke mos llogaritur fuqinė e kėtij shteti e aq mė pak dhunėn dhe represionin. Ata pranuan burgosjet, vrasjet, torturat personale nė emėr tė lirisė sė dhe tė drejtave kombėtare. Dhe jo kaq, pėr afro 20 vjet nuk ndėrprenė rezistencėn politike dhe paqėsore tė manifestuar me demonstrata, protesta, marshe duke bėrė qė problemi i tyre tė afirmohej nė qarqet ndėrkombėtare dhe pikėrisht nga kėto grupe studentėsh tė dilnin dhe udhėheqėsit e popullit shqiptarė tė Kosovės e qė pas njė pjekurie dhe pregaditje psiko-fizike, ishin kėta studentė qė revoltėn e tyre nė fund ditėn ta shndėrojnė dhe nė njė revoltė tė armatosur ku as luftėn nuk e kursyen pėr tė ēliruar dhe fituar atė qė gjatė kohė e kėrkonin me demonstrata e protesta.

Po, studentėt ishin dhe nė Shqipėri ata qė rrėzuan diktaturėn dhe sistemin monist dhe shndėrruan shtetin shqiptarė nga njė shtet tė izoluar nė njė shtet tė hapur demokratik qė sot po udhėhiqet po nga ata studentė dhe poashtu nga gjenerata e re e studentėve po dėgjojmė gjithnjė e mėtepėr zėra qė edhe padrejtėsive tė sotme apo gabimeve tė qeveritarėve dinė t'ju thonė MJAFT dhe nuk pranojnė tju nėnshtrohen.

Nė Maqedoni ishin pikėrisht studentėt shqiptarė qė pasi hapėn me ndihmėn e profesorėve tė tyre Universitetin e Tetovės, ditėt qė me vite tė tėra t'i qėndrrojnė besnim dhe ta mbrojnė kėtė institucion duke arritur qė suksesin e tyre nė fund ta kurorėzojnė me njė institucion zyrtarė dhe profesional. Ishin po kėto studentė dhe tė rinjė qė u ēuan nė kėmbė kur pushteti i viteve 1997-98 ndaloi flamurin shqiptarė. Ishin kėto studentė qė sakrifikuan veten, falėn jetėn dhe gjithcka tjetėr qė kishin vetėm e vvetėm pėr tė mos lejuar qė dikush tua nėpėrkėmbė simbolin e identitetit tė tyre, simbol ky qė nėpėr histori njihet si i shtrenjtė pėr tė gjithė shqiptarėt.

Po sot ku janė 10.000 studentėt?

Edhe pse numri ėshtė mė i madh por, mjafton tė themi se janė 10.000 sa pėr tė treguar turpin qė e hanė me bukė kėta studentė qė pretendohet se po studijojnė nė universitetet shtetėrore nė Tetovė, Shkup dhe universitetet private nė Maqedoni. Njė vendim nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisė pėr cenzurimin e flamurit shqiptar revoltoi tė gjithė popullin bile pėr ēudi "revoltoi" pėr herė tė parė dhe partitė politike, por nuk revoltoi aspak kėta studentė. Pėrkundėr faktit qė studentėt ishin ata qė nė mbarė botėn dhe nė rajon tė parėt ngritėn zėrin ndaj ēdo padrejtėsie qė u bėhej, studentėt ishin ata qė futeshin dhe nė zjarr, nė rastin e fundit studentėt nuk e panė tė udhės qė tė thonė qoftė dhe njė fjalė si kundėrpėrgjigje e kėtij veprimi. Asnjė deklaratė publike nga asnjėri Union i Studentėve qė do tė dėnonte kėtė akt, asnjė organizmin i ndonjė proteste apo qoftė dhe njė marshi tė heshtur dhe tė pazėshėm sa pėr tė mos lėnė pa shėnuar dhe treguar tė tjerėve se ka kėtu studentė dhe ēėshtė mė e keqja, asnjė fije shqetėsimi nuk vėrehet nė fytyrat e kėtyre studentėve tė cilėt lirisht mund tė themi se mė sė paku apo aspak nuk i ka shqetėsuar ky vendim qė nė gjeneratat e mė hershme paraqiste pretekst dhe pėr luftė.

Turp i vėrtetė pėr 10.000 studentė (nėse vėrtetė qenkan studentė) tė pranojnė kėtė padrejtėsi duke mos thėnė asnjė fjalė tė vetme kundėr!




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio