Studentet.info
Lajme : DELEGACIONET E MINISTRISĖ SĖ SHĖNDETĖSISĖ SĖ TURQISĖ E MAQEDONISĖ NĖ USHT
Kyqur 13-11-2007 6:34:20 (2035 Lexime)


DELEGACIONET E MINISTRISĖ SĖ SHĖNDETĖSISĖ SĖ TURQISĖ E MAQEDONISĖ NĖ USHT

TETOVĖ, 12 NĖNTOR- Nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės qėndruan delegacionet e ministrisė sė shėndetėsisė sė Republikės sė Maqedonisė dhe Republikės sė Turqisė nė krye me ministrat pėrkatės, z. Imer Selmani dhe z. Rexhep Akdag. Bashkė me delegacionin ishte dhe ambasadori i Republikės sė Turqisė nė Maqedoni, z. Taner Karakash.


Vizita e delegacionit turk nė Universitetin Shtetėror ishte pjesė e programit tė paraparė tė vizitės sė delegacionit nė Republikėn e Maqedonisė me rastin e nėnshkrimit tė marrėveshjes sė bashkėpunimit mes dy ministrive pėrkatėse. “Vizita jonė nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės ėshtė me qėllim informimi pėr gjendjen aktuale tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės dhe rreth nevojave tė Universitetit, sidomos rreth fakultetit tė mjekėsisė.” – u shpreh ministri Akdag. Ndėrkaq, Rektori i USHT-sė, prof.dr. Sadi Bexheti u shpreh mirėnjohės pėr vizitėn e delegacioneve tė Turqisė dhe Maqedonisė.

Me kėtė rast prezantoi para mysafirėve fakultetet e akredituara nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės si dhe nė pika tė shkurtra ndryshimet e fundit nė Universitet, me theks tė vecantė Fakultetin e Shkencave tė Mjekėsisė, me programet studimore farmaci dhe infermieri, si dhe informoi pėr pėrgatitjet e deritanishme pėr fillim me punė tė programit studimor mjekėsi e pėrgjithshme dhe stomatologji nga viti i ardhshėm akademik. ”Bėmė njė prezantim tė shkurtėr tė kurikulumit tė universitetit tė Tetovės, konkretisht me hapjen e fakulteteve tė reja. Ka ekzistuar njė marrėveshje qė nė vitin 1995 me Turqinė, dhe kjo marrėveshje tani ėshtė ripėrtėrirė dhe deri tani shėrbimet e shėndetėsisė sė Turqisė, i ka shfrytėzuar vetėm universiteti i Shkupit ndėrsa tani na jepet edhe neve mundėsia qė tė shfrytėzojmė shėrbimet e tyre.

Kemi bashkėpunim me universitetet “Trakia” nė Edrene, “Yeditepe” nga Ankaraja, dhe me shumė universitet dhe me fakultete tė mjekėsisė, si dhe ato tė shkencave matematikore. Nė vitin e ardhshėm, tė gjithė mjekėt do tė kenė mundėsi qė tė shkojnė nė specializim nė ndonjėrin nė universitetet turke”, tha Rektori Bexheti, duke pėrcjell bisedėn nga takimi me ministrin turk tė shėndetėsisė dhe shtoi: “Bashkėpunimi me Universitetet turke ėshtė nė nivel tė lartė. Njė numėr i konsiderueshėm i profesorėve dhe asistentėve janė nė studime tė doktoraturės dhe magjistraturės nė Turqi dhe tė gjithė kanė pėrvoja tė mira.

Universiteti Shtetėror i Tetovės ėshtė i hapur pėr tė gjithė profesorėt dhe shumė lehtė mund tė realizojmė qė viziting profesorėt nga Turqia tė vijnė nė USHT dhe tė ligjėrojnė”. Ministri Selmani me kėtė rast njoftoi pėr pėrgatitjet qė bėhen pėr fillimin me punė tė fakultetit tė Mjekėsisė. “Kjo vizitė ėshtė njė rast i mirė qė tė njihemi mes veti dhe me pėrgatitjet qė bėhen pėr fillimin me punė tė fakultetit tė mjekėsisė nė kuadėr tė USHT-sė. Kjo nuk do tė jetė njė punė e lehtė, jemi tė vetėdijshėm pėr vėshtirėsitė, por ne kemi shumė miq dhe ndėr ato janė edhe miqtė turq, tė cilėt do tė na ndihmojnė nė kėtė drejtim. Konkretisht me fillimin e fakultetit tė mjekėsisė dhe shndėrrimit tė spitalit tė Tetovės, nė klinikė studentėt do tė kenė se ku tė kryejnė punėn praktike dhe atė edukative. Nė kėtė drejtim, kemi mbėshtetje edhe nga ana e autoriteteve shėndetėsore tė Turqisė”, deklaroi Ministri Selmani. Tė pranishėm nė bisedimet ishin edhe Slobodanka Temova nga sektori pėr evrointegrime, drejtorėt e Spitaleve tė pėrgjithshme: Asan Luma (Tetovė), Betim Dauti (Gostivar), Shkėlqim Selami (Dibėr), Faruk Saraci (Strugė), si dhe drejtorėt e Shtėpive tė shėndetit: Pllumb Vela (Tetovė), Mensur Elezi (Gostivar), Lumi Pashuli (Dibėr), Vera Popovska (Strugė).




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio