Studentet.info
Lajme : Inaugurimi i Institutit “Pjetėr Bogdani”, Akademi shkencore me rastin e Ditės sė Alfabetit Shqip nga USHT
Kyqur 23-11-2007 9:19:56 (1954 Lexime)


Inaugurimi i Institutit “Pjetėr Bogdani”, Akademi shkencore me rastin e Ditės sė Alfabetit Shqip nga USHT

TETOVĖ, 23 NĖNTOR- Si pjesė e aktiviteteve gjatė “Javės sė kulturės” organizuar bashkėrisht mes Ministrisė sė arsimit dhe shkencės, Ministrisė sė Kulturės dhe Universitetit Shtetėror tė Tetovės, nė Teatrin e kombėsive-Shkup u organizua Akademi Shkencore pėr Ditėn e alfabetit shqip. Akademia shkencore pasoi menjėherė pas inaugurimit tė Institutit tė trashėgimisė kulturore dhe shpirtėrore tė shqiptarėve “Pjetėr Bogdani” nė Hani Kurshumli - Carshia e Vjetėr, Shkup, ku ishin tė pranishėm kryeministri i RM-sė, z. Nikolla Gruevski i cili edhe bėri inaugurimin e Institutit, z. Arbėn Xhaferi, ideatori i themelimit tė Institutit, ministra dhe pėrfaqėsues tė lartė tė Qeverisė dhe trupit diplomatik, rektorėt e Universiteteve, gjuhėtarė, historian e shkencėtarė.


Akademia shkencore e organizuar nga Universiteti Shtetėror i Tetovės iu pėrkushtua Ditės sė Alfabetit shqip dhe Kongresit tė Manastirit. Fjalė pėrshėndetėse me rastin e fillimit me punė tė akademisė shkencore mbanė: kryetari i parlamentit tė RM-sė, z. Lubisha Georgievski, z. Arbėn Xhaferi, Rektori i USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti, Rektori i Universitetit tė Shkodrės, prof. dr. Mahir Hoti, ambasadori i Shqipėrisė nė RM, z. Vladimir Prela, Rektori i UEJL-sė, z. Alajdin Abazi, Rektori i Universitetit tė Manastirit z. Zlatko Zhoglev dhe drejtori i Institutit tė historisė - Prishtinė, z. Jusuf Bajraktari.

Rektori i USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti me kėtė rast u shpreh: “Sot, kur po shėnojmė kėtė pėrvjetor tė rėndėsishėm, ndjej kėnaqėsi tė vecantė tė Ju pėrshėndes nė emėr tė stafit udhėheqės, profesorėve dhe studentėve Universitetit Shtetėror tė Tetovės. Nė kėtė pėrvjetor tė Kongresit tė alfabetit, ndjehem edhe mė krenar sepse ėndrra e rilindėsve pėr njėsimin e alfabetit nuk ishte vetėm cėshtja e gjuhės, por edhe i shkollės dhe arsimit shqip”. Punimet e akademisė shkencore pėrmes kumtesave i hapi akademik Kristaq Prifti me “Kongresi i Manastirit dhe vendi i tij nė historinė kombėtare shqiptare”.

Kumtesa lexuan edhe doc. dr. Vebi Xhemaili, prof. dr. Fejzulla Shabani, prof. dr. Fadil Sulejmani, prof. dr. Hajrullah Koliqi, doc.dr. Vebi Bexheti, prof. dr. Avzi Mustafi, doc. dr. Zeqir Kadriu dhe prof. dr. Nexhat Abazi. Tė gjitha punimet shkencore nga Akademia Shkencore pėr Ditėn e alfabetit shqip si dhe punimet qė do tė vijojnė me rastin e akademisė shkencore mbi 95 Vjetorin e Pavarėsisė sė Shtetit Shqiptar do tė botohen nė njė buletin shkencor nga USHT-ja. Zyra pėr informim e USHT-sė




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio