Studentet.info
Lajme : Masakrohet me levė studenti i mjekėsisė
Kyqur 24-11-2007 7:24:16 (1947 Lexime)


Masakrohet me levė studenti i mjekėsisė

LEZHĖ, 24 NĖNTOR- Goditet 15 herė me levė studenti i mjekėsisė. Ngjarja e rėndė ka ndodhur nė fshatin Tale tė Lezhės. 20-vjeēari Elis Shparthi i ka shpėtuar mrekullisht agresionit tė Armand Sykės. Ky i fundit e ka marrė si taksist 20-vjeēarin, duke qenė se i kishte shėrbyer edhe disa herė tė tjera. Studenti i vitit tė dytė tė mjekėsisė kishte babanė taksist, por duke qenė se i ati nuk ndodhej nė momentin kur ka telefonuar pėr shėrbim 25-vjeēari, atėherė i ėshtė pėrgjigjur i biri. Por kur e ka ēuar nė destinacion, pasagjeri e ka goditur me levė 15 herė, nė tentativė pėr ta lėnė tė vdekur. Nė fakt, autori i identifikuar i kėsaj ngjarjeje e ka lėnė viktimėn me idenė se kishte vdekur, dhe pasi i ka grabitur makinėn e telefonin, ėshtė larguar nė drejtim tė paditur.

NGJARJA
Dy net mė parė, rreth orės 11.40 minuta studenti Elis Shparthi ka marrė njė telefonatė nga Armand Syka. Ky i fundit i ka kėrkuar atij qė ta dėrgonte nė shtėpi, pasi nuk kishte makinė. Megjithėse ka qenė mesnatė, automjeti tip Benz me targa LE - 6595 qė drejtohej nga Shparthi ka mbėrritur nė Tale, pranė shtėpisė sė Sykut. Ky i fundit, me tė dalė nga makina i kėrkuar shoferit qė ta priste njė minutė sa tė hynte nė banesė pėr tė marrė ca para pėr tė paguar shėrbimin. Nė fakt, ai ishte ndalur pranė njė shtėpie tjetėr dhe jo tek e tija. Por nė pak minuta ka dalė prej andej me njė leve nė dorė dhe pa asnjė paralajmėrim e ka qėlluar studentin nė pjesė tė ndryshme tė trupit, pėrfshirė edhe nė kokė deri kur e ka lėnė pa ndjenja. Duke menduar se viktima kishte vdekur, autori ka marrė makinėn e tij dhe celularin dhe ėshtė larguar nė drejtim pa ditur. Pas rreth njė ore taksisti ka mundur tė vetėpėrmendej. Me shumė mundim i dėmtuari ėshtė zvarritur deri pranė njė dere ku edhe ka trokitur duke kėrkuar ndihmė. Kėta tė fundit e kanė dėrguar atė nė pak minuta nė spitalin rajonal, ku edhe kanė filluar qė t’i japin ndihmėn e nevojshme. Mėsohet se autori i kėtij krimi, Armand Syku ėshtė i martuar dhe me njė fėmijė, ndėrsa nuk rezulton tė jetė i dėnuar mė parė. Ndėrsa studenti Shparthi ėshtė fėmija i vetėm i ēiftit Miri dhe Vjollca Shparthi.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio