Studentet.info
Lajme : Universitet, dėshton mėsimi nė turnin e dytė
Kyqur 24-11-2007 11:25:36 (1588 Lexime)



Universitet, dėshton mėsimi nė turnin e dytė

TIRANĖ, 24 NĖNTOR- Sipas rektorit tė UP-sė, mungesa e dritave nga ora 16:00 deri nė 20:00 rrezikon tė shtyjė sezonin e provimeve.
Nė universitet nuk realizohen orėt e mėsimit nė turnin e dytė, pėr shkak tė mungesė sė energjisė elektrike. Fluksi i studentėve tė pranuar nė universitete dhe mungesa e ambienteve ka sjellė dėshtimin e realizimit tė orėve tė mėsimit. Kėshtu, vetė studentėt por edhe drejtuesit e universiteteve, orėt e treta dhe katėrta tė turnit tė dytė nė fakultete qė fillojnė pas orės 16:00 nuk zhvillohen, pėr shkak tė mungesės sė energjisė elektrike. Me gjithė pėrpjekjet e dekanėve tė fakulteteve qė mėsimi tė mos ndėrpritet prej mungesės sė dritave, problemi me sa duket nuk ka gjetur zgjidhje.

"Jemi ankuar nė Ministrinė e Arsimit dhe nė KESH se mungesa e dritave nė orėt e pasdites e ka penguar seriozisht mbarėvajtjen e mėsimit, por nuk ka pasur asnjė reagim",- shprehet Pėrparim Hoxha, rektori i Universitetit Politeknik tė Tiranės.

Shqetėsimi

Situata paraqitet e njėjtė nė tė gjitha fakultet e Tiranės ku mėsimi zhvillohet me dy turne. Rektori i Universitetit Politeknik, Pėrparim Hoxha tregon se pėr shkak tė mungesės sė dritave ai ka vendosur qė disa lėndė qė nuk zhvillohen dot gjatė javės, t'i realizojnė tė shtunave. Nėse kjo sipas Hoxhės nuk do tė realizohej, do tė shtyhej sezoni i provimeve. Edhe nė Fakultetin e Shkencave Sociale dhe atė tė Drejtėsisė dritat fiken nė ora 16:00 dhe studentėt e pedagogėt detyrohen qė tė rrinė disa minuta nė terr, dhe mė pas tė dalin nga auditorėt. Pėr ēudi nėse deri dje ishin pedagogėt dhe studentėt tė cilėt ankoheshin pėr njė frekuentim minimal tė njėri-tjetrit, tė cilėt preferonin tė bridhnin kafeneve, tashmė sipas tyre ėshtė problemi i dritave dhe mungesa e ngrohjes qė po e ēojnė arsimin e lartė drejt greminės. Profesorėt, madje dhe vetė studentėt, pohojnė se kjo vazhdon tė dėmtojė dhe cilėsinė e procesit mėsimor. "Ėshtė absurde qė nė institucionet arsimore tė mos ketė drita",- shprehen studentėt e vitit tė tretė nė Fakultetin e Shkencave Sociale, teksa prisnin ardhjen e dritave nė korridor. "Kjo pothuajse na ndodh ēdo ditė. Futemi nė klasė, presim pėr 20 minuta dhe detyrohemi tė ikim",- tregojnė studentėt. E njėjta situatė paraqitet dhe nė Fakultetin e Drejtėsisė. Gjeneratorėt e lokaleve pėrreth janė zhurmuesit e vetėm qė i prishin qetėsinė errėsirės qė bie nė kėtė institucion pas orės 16:00. "Kriza e dritave nuk duhet jetė problem nė fakultete. Mirėpo kjo tashmė nuk pėrbėn problem pėr njė shoqėri si e jona, e cila pėr ēudi mėsohet shpejt me tė keqen dhe nuk reagon",- shprehet studentja e Juridikut, Sonila Hiraj nga Korēa. Rreth 90 pėr qind e fakultete nė Tiranė, kryejnė mėsimin me dy turne, qė do tė thotė se janė tė gjitha "peng" i dritave. Nėse situata energjetike do tė vazhdojė kėshtu, fakultete do tė detyrohen tė shtyjnė dhe provimet. Kėshtu shprehen vetė profesorėt, tė cilėt thonė se nė orėt e pasdites dhe numri i studentėve ėshtė mė i vogėl.

Mėsimi, peng i dritave

Fillimisht u vendos qė mėsimi tė zhvillohej nė dy turne, kjo pėr shkak tė numrit tė madh tė studentėve, e nėse turni i parė i studentėve do tė vuanin tė ftohtėt, turni i dytė pėrballet dhe me errėsirėn. Sigurisht qė ndėrprerja e furnizimit me energji elektrike nuk kursen as institucionet mė tė rėndėsishme nė vend. Nė kėtė rast, zgjidhja e vetme e mundshme ėshtė ajo e anulimit tė orėve tė mėsimit. Me vullnet tė fortė, pedagogė e studentė pėrpiqen tė kompensojnė me aq sa munden orėt e munguara, duke zhvilluar leksione dhe tė shtunave, por sipas tyre ėshtė e pamundur tė pretendohet se njė ditė e vetme nė javė mund tė kompensojė njė javė tė shkuar dėm. Dhe nė fund tė ēdo sezoni, tė gjithė skandalizohen nga rezultatet e ulėta dhe niveli qė sa vjen e ulet i mėsimdhėnies. "Arsimi i lartė sa vjen e po degradon mė shumė, nga tė gjitha kėndvėshtrimet",- shprehet Matilda Broka, studente e Juridikut. Sipas saj, ky degradim fillon nga rrogat e ulėta tė pedagogėve, e cila bėn qė kėta tė fundit tė neglizhojnė mėsimdhėnien nė institucione shtetėrore tė arsimit tė lartė, tė dypunėsohen dhe tė kenė rendiment tė ulėt, mungesat e kushteve normale nė auditore, bėjnė qė studentėt tė kenė mė pak stimuj pėr tė frekuentuar orėt e mėsimit. Ndėrsa sa i takon zhvillimit tė mėsimit me dy turne, sipas saj, bėn qė shumė nga studentėt tė pyesin veten nėse vėrtetė ėshtė zgjedhja e duhur ajo e arsimit tė lartė, nė njė kohė ku pasditeve vetėm mėsim nuk ka.

Celulari, mjeti pėr tė gjetur rrugėn

Errėsira nė Fakultetin e Shkencave Sociale nė ora 18:00, kur fillon dhe mėsimi i orės sė katėr pėr turnin e dytė e bėn tė pamundur zhvillimin e mėsimit. Gjeneratori nė oborrin e fakultetit qėndron si relike duke mos i shėrbyer askujt. Teksa i ngjit shkallėt pėr tė hipur nė katin e tretė tė kėtij fakulteti e ke tė pamundur tė mos pėrplasesh me studentėt qė turren me vrap pėr t'i shpėtuar muzgut. Drita e celularėve tė studentėve ėshtė "shpėtimi" pėr tė shkuar nė njė nga auditorėt ku sapo ka filluar mėsimi i orės sė katėrt. Ashtu fshehurazi, me turmėn e studentėve qė prisnin nė korridor, futem dhe unė pėr tė parė se si zhvillohet mėsimi pa drita. "Ėshtė e pamundur tė rrimė mė gjatė",- thotė pedagogu i orės, i cili mė pas i lutet studentėve qė tė futen nė klasė, tė paktėn pėr disa minuta sa pėr tė marrė mungesat. "Jemi tė detyruar tė vuajmė problemin e dritave, i cili ka prekur tė gjithė vendin",- thotė ai. Me kaq mbaron ora e katėrt pėr studentėt e Shkencave Politike, ndėrkohė qė studentėt tregojnė se duhet tė presin nė korridor dhe njė orė, pasi nė ora shtatė i fillon ora tjetėr.

MASH cakton datėn e zgjedhjeve pėr organet dhe autoritetet drejtuese. Data 10 janar shėnon garėn pėr drejtues

Zgjedhjet nė universitete, me 10 janar

Ministri i Arsimit dhe Shkencės ka shpallur fillimin e procesit zgjedhor pėr organet dhe autoritetet drejtuese nė Institucionet publike tė Arsimit tė Lartė, nė datėn 26 Nėntor 2007. Sipas burimeve zyrtare tė Ministrisė sė Arsimit ky proces do tė zhvillohet mbėshtetur nė Rregulloren e Zgjedhjeve, tė pėrgatitur sipas nenit 94, tė ligjit pėr Arsimin e Lartė. Data e zhvillimit tė zgjedhjeve pėr organet dhe autoritetet drejtuese nė kėto institucione do tė jetė data 10 Janar 2008. "Procesi i zgjedhjeve fillon me ngritjen e Komisioneve tė Zgjedhjeve, regjistrimin e kandidaturave, fushatėn zgjedhore dhe aktin e votimit, periudhė kjo, e cila paraprakisht mund tė zgjasė afro 4 javė (pa llogaritur pushimet e fundvitit)", shprehet zėdhėnėsja e Ministrisė sė Arsimit, Ermelinda Muho. Rregullorja e Zgjedhjeve dėrguar Institucioneve publike tė Arsimit tė Lartė reflekton nenet pėrkatėse tė Ligjit pėr Arsimin e Lartė, ndėrkohė qė nė vijim, rregullorja e re dhe e plotė e ēdo universiteti do tė mund tė hartohet nga vetė institucionet e arsimit tė lartė. Pėr herė tė parė merr pjesė nė zgjedhje i gjithė personeli akademik. Gjithashtu, pėr herė tė parė nė kėto zgjedhje universitare sigurohet pjesėmarrja e tė gjithė studentėve nė proces, vota e tė cilėve do tė koeficientohet me 20%. Po kėshtu do tė votohet pėr Kėshillin e Administrimit, i cili pėrbėhet nė shumicėn e tij nga pėrfaqėsues universitarė.

Nga: Isuf Kurtaj




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio