Studentet.info
Opinione : Mesuesja me tanga dhe degradimi i shkolles
Kyqur 27-11-2007 3:58:00 (6415 Lexime)


Mentor KIKIA

Pak ditė mė parė, gazeta "Korrieri" botonte nė faqe tė parė disa foto intime tė njė gruaje. Ato ishin marrė pėrmes telefonit celular dhe tė tilla rinia shkollore qarkullon me dhjetėra. Por ato foto nuk ishin imazhe erotike tė importuara apo tė prodhuara nė ndonjė orgji adoleshentėsh, ato ishin bėrė nga njė nxėnės nė shkollėn e mesme teknologjike, "Harry Fulltz" nė Tiranė dhe prapanica ishte pikėrisht e njė mėsueseje tė kėsaj shkolle. Ajo ishte pėrkulur t‘i shpjegonte njė nxėnėsi diēka mbi libėr, ndėrsa njė tjetėr nxėnės, nė rreshtin tjetėr, kishte futur telefonin poshtė fundit tė mėsues dhe kishte fiksuarā.
Mė pas, autori nuk kishte ngurruar qė "gėzimin" e hakmarrjes ndaj mėsueses ta ndajė me dhjetėra tė tjerė. Me ndihmėn e teknologjisė, fotot u shpėrndanė rrufeshėm nė gjithė shkollėn, kaluan dyert e saj dhe mbėrritėn deri nė redaksinė e gazetės qė i publikoi ato. Tė nesėrmen e botimit, ngjarja kishte marrė vėmendjen publike dhe njerėz tė ndryshėm diskutonin mbi rininė e shthurur, duke e krahasuar me kohėn e tyre, kur fėmijėt nuk guxonin tė flisnin pa leje nė klasė.

Kishte edhe nga ata qė kritikonin mėsuesen, e cila poshtė fundit tė saj nuk kishte veshur ndonjė palė benevrekė, apo tė mbathura basmaje, por tanga. Pėr ta lėnė pas kėtė debat, ēėshtja qė ia vjen ta diskutosh ėshtė pikėrisht cilėsia e shkollės, niveli i njohurive, disiplina dhe edukimi i brezit tė ri nė kėto institucione.

Pėrtej njė rasti tė shkėputur fshihet fenomeni i degradimit moral tė njė brezi, i cili stimulohet dukshėm nga njė nivel nė rėnie i cilėsisė sė arsimimit dhe edukimit nė shkolla. Me nga 40, 50 apo mė shumė nxėnės nė njė klasė, mė sė shumti shkollat janė shndėrruar nė vende argėtimi, ku shkohet "pėr njė dorė gallatė". Ėshtė normale qė sot nuk mund tė mendosh njė disiplinė ku nxėnėsi ka frikė tė shikojė nė sy mėsuesin, por tė fotografosh prapanicėn e mėsueses me telefon tejkalon ēdo kufi tė tolerancės. Ndaj minimumi qė prisnim pas kėtij akti ishte qė Ministria e Arsimit tė urdhėronte qė asnjė nxėnės tė mos lejohet tė pėrdorė telefonin nė mjediset e shkollės. Kjo masė disiplinore duhej tė ishte nė fuqi aforfe, por ky ishte njė rast flagrant qė meritonte reflektimin e autoriteteve tė arsimit. Thuajse nė tė gjitha nivelet e shkollave, nga fillorja deri nė universitet, nxėnės e studentė futen nė klasa me telefona celularė tė ndezur. Tė gjithė ata qė drejtojnė shkolla e universitete, apo edhe mė keq, ata qė drejtojnė Ministrinė e Arsimit, kanė vizituar institucione arsimore nė vende tė tjera dhe kanė parė qė atje askush, as mėsuesi e as nxėnėsit, nuk i pėrdorin telefonat gjatė orės sė mėsimit. Ky mjet ėshtė bėrė sot shkaktari mė i madh i shthurjes sė disiplinės nė shkollė, pėrmes tė cilėve nxėnėsit qarkullojnė imazhe e foto pornografike dhe sė fundmi edhe foton e mėsueses.

Tė nesėrmen e publikimit tė kėtyre fotove, ministri i Arsimit, Genc Pollo, fliste gjithė krenari nė njė tė pėrditshme se si ai dhe qeveria arritėn t‘i mundin rektorėt e universiteteve, tė cilėt Pollo po i hiqte se ishin produkt i vitit 1997. Por ai nuk thoshte asnjė fjalė pėr shembullin e fundit tė degradimit tė shkollės dhe masat qė duhen marrė pėr ta bėrė shkollėn njė vatėr mėsimi dhe edukimi, mision pėr tė cilin edhe ėshtė krijuar.

Nė fakt, niveli i edukimit qė demonstrohet nė shkollė nuk mund tė jetė i shkėputur nga niveli nė pėrgjithėsi i rinisė. Brezi i sotėm fatkeqėsisht ka pika tė tjera referimi. Idhujt dhe simbolet e tij nuk janė njerėz me kontribut nė histori, shkrimtarė tė mėdhenj, njerėz tė shquar tė artit dhe sportit, apo personalitete tė shoqėrisė. Tani idhujt janė ca femra qė kėndojnė nė ekrane tė dorės sė tretė kėngė greke nė gjuhėn shqipe dhe qė e kanė pėr krenari tė pranojnė se njė herė nė javė pėrfundojnė tė dehura nė polici, tė cilat mediat i etiketojnė si VIP.

Kjo tendencė, nė fakt, nuk ėshtė tipike shqiptare. Nė tė gjithė botėn demonstrohen deviacione serioze dhe idhuj fals tė prodhuar pėrgjithėsisht nga media. Nė SHBA, gazetarėt vrapojnė si tė ēmendur pas njė vajze qė quhet Paris Hilton. Ajo spėrdridhet nėn blicet e qindra aparateve fotografike, edhe pse nė jetėn e saj nuk ka dhėnė asnjė kontribut pėr tė merituar kėtė vėmendje. E vetmja punė qė ajo ka bėrė dhe bėn, ėshtė se po shpėrdoron paratė e gjyshit Hilton, i cili punoi tėrė jetėn pėr t‘u bėrė miliarderi Hilton. E gjendur tapė nė timon, ajo pėrfundoi njė herė nė burg dhe pas disa ditėsh njė tjetėr vajzė kėrkonte tė shkonte nė burg pėr t‘u futur pikėrisht nė dhomėn ku qėndroi "idhulli" i saj. Mediat, pėr fat tė keq, u bėjnė jehonė kėtyre dukurive duke i bėrė idhujt e rremė edhe mė tė falshėm. Duke njohur kėtė tendencė, Breatny Spears i njoftoi fotoreporterėt se do tė zbriste nga makina dhe do t‘u jepte mundėsi atyre ta fotografonin pa tė mbathura. E harruar pėr pak kohė, ajo u kthye nė vėmendjen e opinionit pikėrisht pse nuk kishte veshur tė mbathura.

Nė gjuhėn e tė rinjve kjo ėshtė njė tendencė e kohės, ėshtė ‘trendy‘ dhe nė kėtė kuadėr edhe tė rinjtė shqiptarė kanė idhuj ca Paris Hilton shqiptare, tė cilat ndryshojnė vetėm nga shkalla e pasurisė. Kjo ėshtė njė krizė e madhe morale, qė pėrkthehet si tendencė brezash dhe ta ndryshosh atė ėshtė thuajse e pamundur. Por tė vendosėsh disiplinė nė shkollė ėshtė jo vetėm e domosdoshme, por edhe e mundur. Duke u rikthyer sėrish te skandali i shkollės "Harry Fulltz", mendojmė se ai ėshtė njė argument i mirė qė Ministria e Arsimit ta shfrytėzojė pėr tė urdhėruar ndalimin total tė pėrdorimit tė telefonave nė shkolla. Dhe kėtė duhet ta nisė sė pari nga vetė mėsuesit. Kompanitė celulare paguajnė miliona pėr tė reklamuar teknologjinė e re, e cila mundėson qė nė ēast njė foto ta dėrgosh ku dhe kujt tė duash. Ky ėshtė biznes, ndėrsa shkolla ėshtė qendėr mėsimi dhe edukimi. Shoqėria pretendon qė shkolla tė fusė nė rrugė tė mbarė fėmijė apo tė rinj qė reflektojnė deficenca nė edukim. Por shkolla jonė, edhe atė qė mund tė jetė nė rrugė tė mbarė e nxjerr nga binarėt. Ėshtė alarmuese qė njė fėmijė nė klasė tė tretė tė shqetėsohet qė telefonin e ka pa kamera, pasi ndjehet keq qė shokėt e klasės bėjnė fotografi dhe filmime, ndėrsa ai jo. Faji buron te familja, por nė pamundėsi pėr tė mbyllur kėtė burim me ujė tė ndotur, ai nuk duhet lejuar tė derdhet nė depozitėn e shkollės.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio