Studentet.info
Lajme : Studentja padit Ministrin e Drejtesisė dhe drejtoreshėn e Shkollės
Kyqur 30-11-2007 7:59:07 (1979 Lexime)

TIRANĖ, 30 NĖNTOR- inistri i sapoemėruar i Drejtėsisė, Enkelejd Alibeaj, do tė pėrballet nė fillim tė dhjetorit me njė akuzė pėr fyerje, qė ėshtė regjistruar tashmė nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė nė kryeqytet. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare tė Gjykatės sė Tiranės, tė cilat saktėsuan se shtetasja Rudina Murataj ka paditur drejtoreshėn e Shkollės sė Magjistraturės, Adriana Fullanin, dhe ish-pedagogun e kėsaj shkolle, Enkelejd Alibeaj. Objekti i akuzės qė ėshtė kategorizuar nė seksionin e kėrkesave me tė dėmtuar, ėshtė fyerja. Nė 26 tetor tė kėtij viti, pra rreth njė muaj mė parė, Rudina Murataj ka regjistruar nė gjykatė njė padi ndaj dy drejtuesve tė Shkollės sė Magjistraturės.

Megjithėse pėr shkak tė mosnisjes ende tė procesit, burimet zyrtare tė gjykatės nuk dhanė ndonjė informacion mė tė hollėsishėm rreth padisė, mėsohet se Murataj ka marrė pjesė nė provimin e konkursit pėr tė fituar tė drejtėn e hyrjes nė Shkollėn e Magjistraturės. Nė padinė e saj, kandidatja pretendon se gjatė zhvillimit tė konkursit, ku Fullani dhe Alibeaj kanė pasur rol drejtues nė komisionin e vlerėsimit tė provimit, ajo ėshtė fyer prej kėtyre personave. Murataj nuk ka arritur tė fitojė nė konkursin e zhvilluar dhe mendohet se ajo pretendon qė dy tė paditurit kanė bėrė padrejtėsi nė vlerėsimin e provimit tė saj, por nuk pėrjashtohet edhe mundėsia qė mes tė dy palėve tė jenė shkėmbyer replika reciproke, prej tė cilave vajza ėshtė ndier e fyer.

Nė fillim tė muajit nėntor, nė Gjykatėn e Tiranės ėshtė hedhur shorti pėr padinė ndaj Fullanit dhe Alibeajt dhe sipas kėtij shorti ēėshtjen do ta gjykojė gjyqtari Sokol Tona. Tashmė ėshtė caktuar edhe data pėr seancėn e parė tė kėsaj ēėshtjeje, e cila do tė zhvillohet nė datė 3 dhjetor tė kėtij viti. Ndėrkaq, Murataj ka bėrė vetėm 5 ditė mė parė edhe njė tjetėr padi, kėsaj radhe ndaj Shkollės sė Magjistraturės. Nė kėtė padi, qė do tė gjykohet nga gjyqtari Agron Zhukri, studentja qė ka konkurruar pėr nė Shkollėn e Magjistraturės, kėrkon tė drejtėn e saj pėr "cenimin e tė drejtės pėr arsimim, cenimin e tė drejtės sė ankimimit, refuzimin e nxjerrjes sė aktit administrativ, si dhe njė shpėrblim dėmi jopasuror nė masėn 50 milionė lekė". Edhe nė kėtė rast, nė qendėr tė padisė duket se ėshtė incidenti i ndodhur gjatė konkursit tė pranimit pėr nė Shkollėn e Magjistraturės. Nė kėtė mėnyrė, Alibeaj duket se do ta nisė nė njė mėnyrė jo fort komode prezantimin e parė publik si ministėr i Drejtėsisė, ndėrsa pritet seanca e parė e procesit pėr tė zbardhur mė shumė detaje nga kjo pėrplasje.

Reagimi

Fullani: Nuk mė kujtohet kjo studente


Zonja Fullani, a jeni nė dijeni tė njė padije qė ėshtė ngritur ndaj jush dhe zotit Alibeaj nga njė kandidate pėr shkollėn e magjistraturės?

Jo, nuk kam informacion.

A ju kujton gjė emri Rudina Murataj, qė ėshtė emri i paditėses suaj?

Jo, nuk e mbaj mend. Veē nė qoftė njė studente qė ishte e shqetėsuar dhe u detyruam tė thėrrisnim policinė pėr ta marrė nga shkolla. Nuk mė kujtohet, por ndoshta edhe nuk ėshtė ajo, sepse emrat nuk i mbaj mend. Kur tė mė vijė thirrja e gjyqit dhe padia do tė mėsoj mė shumė.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio