Studentet.info
Lajme : Gjimnazistėt, seks nė klasa e banjo
Kyqur 03-12-2007 6:05:03 (3364 Lexime)

TIRANĖ, 3 DHJETOR- E nisin jetėn seksuale qė nė moshėn 15 vjeēe, ndėrsa pohojnė se nuk lėnė pa shfrytėzuar festat, mbrėmjet apo ekskursionet, pėr tė kryer marrėdhėnie seksuale me partnerėt e tyre. Madje, ata pohojnė se seks kryhet edhe nė ambientet e shkollės, kryesisht nė banjo dhe nėpėr klasa. Ndėrsa kanė deklaruar se nuk mungojnė as orgjitė, kryesisht nė festa ku pėrdoret drogė. Ky ėshtė rezultati i njė sondazhi tė kryer nga FORIS nė 500 gjimnazistė tė kryeqytetit. Parlamenti Rinor ka kėrkuar qė nė kėtė situatė, Ministria e Shėndetėsisė tė planifikojė njė fond rezervė, me anėn e tė cilit tė bėhet e mundur shpėrndarja falas e kontraceptivėve nė tė gjitha shkollat e mesme tė vendit.

Sondazhi
Sondazh ėshtė zhvilluar nga qendra FORIS nė periudhėn tetor-nėntor 2007. U anketuan 500 tė rinj nga 12 gjimnazet mė tė mėdha tė Tiranės, tė moshave 16–19 vjeē. Dhe pėrgjigjet e vetė gjimnazistėve vėrtetojnė atė qė pėrflitet, pėr njė “shthurje” tė tė rinjve edhe nė ambientet e shkollave. Sondazhi ka nxjerrė se rreth 68% e femrave shprehen se do tė preferonin tė qėndronin tė virgjėra deri nė moshėn 18 vjeē, por mund tė kryenin marrėdhėnie edhe mė herėt, nėse do tė gjenin partnerin e duhur. Ndėrsa meshkujt duken se janė mė konservatorė, pasi 82 % e tyre kanė thėnė se do tė preferonin qė tė martoheshin me njė femėr tė virgjėr. Ndėrsa kanė renditur si ndėr arsyet kryesore pėr tė kryer marrėdhėnie seksuale nevojėn biologjike, pėr t’u ndjerė tė rritur, pėr status (meshkujt), pėr njė hap tjetėr tė raportit, pėr tė forcuar lidhjen, por edhe pėr kuriozitet. Kėshtu, 75 % e femrave kryejnė pėr herė tė parė marrėdhėnie seksuale nė moshėn 15-16 vjeē, ndėrsa 52% e meshkujve kryejnė pėr herė tė parė marrėdhėnie seksuale nė moshėn 17-18 vjeē. Vetėm 7 % deklaron se ka informacion qė kryhet seks edhe nė ambientet e shkollės. Nė kėto raste, ambientet janė banjot dhe klasat. Rreth 63 % shprehen se mbas festave/ballove tė ndryshme, tė rinjtė kryejnė marrėdhėnie seksuale. Nė kėto raste, vendet mė tė shpeshta janė nė motel ose nė makinė. 87% e atyre qė deklarojnė se kanė kryer marrėdhėnie seksuale, pranojnė se kanė kryer marrėdhėnie gjatė ekskursioneve shkollore. Rreth 73% e tė rinjve u shprehen se nėse kanė besim tek partneri i tyre, nuk pėrdorin prezervativė. 10 % u shprehėn se pėrdornin prezervativė, por jo nė ēdo rast. 92% u shprehėn se blerja e prezervativėve ishte njė problem pėr ta (paragjykimi dhe ēmimi). Vetėm 3% e atyre qė deklaruan se kryenin marrėdhėnie, pohuan se pėrdornin pilulat si kontraceptivė.
Parlamenti Rinor
Sondazhi ėshtė bėrė publik nga Parlamenti Rinor nė Ditėn Botėrore tė Luftės ndaj HIV/AIDS, i cili u ka bėrė thirrje tė gjithėve qė tė mos mbyllin sytė ndaj fenomenit, por tė ndihmojnė nė parandalimin e sėmundjeve seksualisht tė transmetueshme. “Motoja jonė ėshtė: JETO! Prandaj, ne i kėrkojmė Ministrisė sė Shėndetėsisė, pikėrisht sot nė Ditėn Ndėrkombėtare kundėr SIDA-s, qė tė caktojė njė fond rezervė pėr tė pajisur me kondom tė gjitha gjimnazet shqiptare, nė mėnyrė qė tė mbrojė jetėn e tė rinjve dhe tė parandalojė pėrhapjen e HIV-it, nė mėnyrė qė tė rinjtė tė jetojnė”, – ka deklaruar kryeparlamentarja e tė rinjve, Julinda Gjika.

Nga: Esmeralda Keta




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio