Studentet.info
Opinione : KOMUNARI DHE QYTETARI
Kyqur 04-12-2007 4:05:49 (2305 Lexime)

Humor pėr tė vegjėl dhe tė rritur ... Njė qytetar takon njė shokun e tij i cili punonte nė Komunėn e qytetit tė Tetovės. Pasi pyetėn njėri-tjetrin pėr hallet e familjeve tė tyre filluan bisedėn rreth problemeve qė ndeshnin qytetarėt nė Komunė.

Komunari e kėshillonte Qytetarin tė mos ankohej shumė pėr punėt e dobėta qė haseshin nė Komunė sepse mundej ti hapte probleme vetes dhe hakmarrja nuk do tė vononte nga drejtuesit e Komunės.

Mundeshin qė me njė telefonatė nė drejtorinė e shkollės ku punonte si mėsimdhėnėse tė pushohej nga puna dhe nė vend tė tij brenda dy ditėve tė zėvendėsohej me ndonjė studente qė studionte nė vit tė dytė apo tė tretė.

Pas kėsaj kėshille nga miku i tij Komunar, Qytetari u nxeh dhe filloj dialog tė hapur me tė.

Nga Arben LLALLA

Qytetari: - Posi more mik me njė telefonat dhe ju mund tė pushoni nga puna ēdo mėsues apo profesor? Po unė kam mbi pesė vite qė punoj nė atė shkollė, kam njė diplomė profesionale!

Komunari: - Ne nuk duam t’ia dimė pėr vjetėrsi pune, suksese apo diplomė. Me rėndėsi pėr ne ėshtė tė kesh librezėn e partisė, tė ngjitėsh pankarta nė fushatė tė zgjedhjeve ose tė ngrohėsh xhepat e ndonjė funksionari partie qė vendos pėr punėsimet.

Qytetari: - Kėtė tė fundit nuk e kuptova?

Komunari: - Po ja mundesh tė japėsh rreth dy mijė euro qė tė punėsohesh edhe roje tek dera e ndonjė shkolle.

Qytetari: - Po ku shkojnė kėto tė holla?

Komunari:- Disa shkojnė nė arkėn e partisė, njė pjesė shkon nė emėr tė fondit pėr familjet e dėshmorėve dhe pjesa mė e madhe e tė hollave shkon nė arkėn e shtėpisė sė funksionarit qė tė punėson.

Qytetari: - Po diploma qė kemi nuk hynė nė punė?

Komunari: - Diploma...! Nuk ke lexuar nėpėr gazeta qė Tetova drejtohet nga njė grusht njerėzish me gjysmė diplome nė xhep. Gjysmėn tjetėr jemi duke e marrė me atė koburen prapa veshit qė iu rin profesorėve.

Qytetari: - Si me kobure! Po unė dhe shumė kolegė tė ndershėm na u deshėn katėr vite tė ngrohim karriget nė klasat e Universitetit, tė pėrgjigjemi pėrpara profesorėve. Ti mė thua qė dikush e merr me kobure prapa veshit!

Komunari: - Dikush i ngroh kokėn profesorėve me kobure, dikush i ngroh xhepat.

Qytetari: - Pa mė sqaro mė shqiptarēe.

Komunari: - Me 200-300 euro u ngroh xhepat profesorėve pėr njė notė tė mirė ose u ngroh kokėn me kobure. Nė fund tė kėtyre veprimeve je pajisur me njė diplomė tė rregullt dhe ajo diplomė ka njėlloj peshėn me diplomėn e atyre studentėve qė pėr katėr vite kanė ngrohur karriget dhe kanė nxjerrė sytė duke mėsuar. Mė tej me librezė e partisė apo dy mijė euro nė xhepat e funksionarėve punėsohesh nė arsim apo diku gjetkė.

Qytetari: - Po si do tu mėsosh tė tjerėve kur nuk di pėr vete?!

Komunari: - Po ende nuk e ke mėsuar se nė pėrgjithėsi nė shkollat tona nuk mėsohet. Po nuk ke lexuar se ēfarė shkruhet nėpėr gazeta! Qė njė nxėnės nė qershor ėshtė mbetės nė 11 lėndė dhe tė nesėrmen me kobure prapa veshit ose me ndėrhyrje tė partisė ėshtė kalues pėr tė vazhduar mė tej.

Qytetari: - Po problemet e qytetit qė ndeshim pėr ditė si do ju vejė halli? Do tė ketė rrugė zgjidhje?

Komunari: - Njė fjalė e urtė thotė: “Tetovarėt ta lajmė kokėn me akull”.

Qytetari: - Nė ē’kuptim hynė akulli kėtu?

Komunari: - Dy- tre muaj parazgjedhjeve vendore(lokale) partia jonė do tė dali nė terren. Ato muaj do tė pastrojmė edhe atė shtratin e lumit Shkumbin. Do tė zyrtarizojmė(legalizojmė) edhe ato shtėpitė qė janė tė egra, pa leje mbi Harabat dhe nė Reēicė tė vogėl. Nė bazė tė llogaritjeve tona janė mbi 1000 shtėpi. Qėllimisht nuk u japim leje ndėrtimi tani, i lemė tė ndėrtojnė shtėpitė dhe dy-tre muaj parazgjedhjeve i legalizojmė duke u treguar vullnetin tonė tė mirė pronarėve tė shtėpive. Pėr kėto veprime mund tė fitojmė vetėm nė atė pjesė tė shėmtuar tė ndėrtimeve pa leje 3-4 mijė vota. Do tė prishim garazhdet prej llamarine dhe nė vend tė tyre do tė ndėrtojmė garazhde gjigante prej betoni qė nuk prishen mė. Ato pallatet qė shqetėsohen qytetarėt se nuk kanė garazhde pėrfundimisht banuesit munden me pagesė tė parkojnė makinat e tyre pėrpara shtėpive. Kėshtu lind njė biznes i pastėr, i pavdekshėm pėr funksionarėt e partisė. Edhe nuk ka ligj dhe qeveri qė mundet ti akuzojė pėr vjedhje apo abuzim funksioni. Pastaj ne vetėm me atė rrugėn e re qė kemi shtruar i marrim votat.

Qytetari: - Pse vetėm me njė rrugė, me njė pastrim tė lumit do ti fitoni votat?!

Komunari: - Me njė rrugė, me njė pastrim, me premtimin se u sollėm lirin e Integrimit, se jemi parti e luftės, etj.

Qytetari: - Me njė lule nuk vjen pranvera, njė lum nuk e bėn njė det. Unė e di qė partia juaj ėshtė shumė etnike, e integrimeve midis kombeve tė ndryshme. Kėtė e mėsova nė zgjedhjet pėr nė Kuvendin Republikan mė 2006, kur nė zonėn numėr 3 pėrfaqėsuesit tuaj nuk ishin shqiptar, por romė, maqedonas, boshnjak, vlleh etj. Bile ishin edhe pa arsimim, tė papunė. Kėta ishin ata ushtarėt e UĒK nė luftėn e 2001?! Pse ata djem dhe vajza ranė dėshmorė pėr tu pėrfaqėsuar nga kėta njerėz nė Kuvendim Republikan?!

Komunari: - Flit, flit o Qytetar, se mundemi nga telefoni ta dėrgojmė “selamin” e kėrcėnimit. Vazhdo me kėto mendime ta ushqesh veten dhe tė tjerėt.

Qytetari: - Po malėsorėve tė Sharrit ēfarė do tu premtoni?!

Komunari :- Andej ėshtė kollaj. Do tė sjellim ndonjė emigrantė nga Zvicra dhe do tu tregojė pėr luftėn nė emigracion qė ka bėrė Kryetari i partisė sonė, qė na solli kėto ditė tė bukura dhe tė lumtura. Nga Malėsia e Tetovės do tė dėrgojmė komandantin tonė tė pėrgjithshėm. Ai di ti mbledh votat me shportė malėsorėve. Do tu thotė malėsorėve qė ėshtė prej Shipkovice, qė marrėveshjen e Ohrit e ka nėnshkruar ai nė shkollėn e Shipkovicės, qė ėshtė njeri Kombėtar si malėsorėt e Sharrit. Pastaj nga Sellca do tu thotė qė Kalaja e Sellcės ka hyrė nė historinė Kombėtare dhe Ndėrkombėtare, etj. Dhe shporta e Kryetarit dhe partisė sonė do mbushet me vota.
Mė tej Kryetari i pazėvendėsueshėm do tė dali andej nga Reēica e madhe, Piroku, Bogovina, Kamjani, etj. Kėtyre fshatarėve qė mbahen pėr besimtarė tė mėdhenj do tu tregojė se familja e tij ėshtė besimtare e madhe, bile janė teolog tė dėgjuar.

Qytetari: - Po si nga Malėsia e Sharrit tė tjera fjalė kėtej nga fusha tė tjera llafe!

Komunari: - I dashur miku im Qytetar. Kryetari ynė ėshtė politikan tani, nuk ėshtė mė ushtarak qė tė realizojė betimin e bėrė nė kohėn e luftės. Politikanėt edhe po gėnjyen u falen. Politikanėt llafe shesin nė Kuvendin Republikan. Pse me tė vėrtetė ti beson se partia jonė ėshtė parti e luftės?! Ku kanė luftuar deputetėt tanė nga Struga, Kėrēova, Dibra, Gostivari, Shkupi, etj., dhe qė votat i marrin nė Tetovė?!

Komunari: - Nga Porroj, Drenoveci e deri nė kufi me Kosovėn do tė dali DAJA pėr tė mbledhur votat. Ai di tė mbajė fjalime romantike pėr dėshmorėt.

Qytetari: - Kush DAJA jot?!

Komunari: - Ore Qytetar ti tallesh me mua apo luan teatėr! DAJA i Kryetarit tonė. Ai meqenėse ėshtė DAJA i komandantit tonė dhe Kryetarit tė Partisė ėshtė edhe DAJA i ēdo luftėtari tė UĒK dhe anėtari tė partisė sonė. DAJA jonė do tė vejė disa lule tek varret e dėshmorėve, do tu tregojė katundarėve tė kėtyre fshatrave pėr bashkimin kombėtar qė ka sjellė UĒK dhe partia jonė integriste. Do tu tregojė edhe pėr Arbėrinė dhe arbėrorėt. Kohėt e fundit meqenėse ēėshtja Ēame ėshtė bėrė problem Kombėtar dhe Ndėrkombėtar do ta shfrytėzojmė edhe kėtė ēėshtje delikate tė pazgjidhur nė fushatėn e zgjedhjeve.

Qytetari: - Po si do ti fitoni votat nga Shkupi, Karadaku, etj.?
Komunari: [/b]- Andej nuk ėshtė shumė problem sepse shqiptarėt e atyre zonave janė tė pėrēarė. Pastaj dihet se Tetova vendos fituesin. Kush fiton Tetovėn ka fituar zgjedhjet. Nuk e shikon se ēdo parti shqiptare nė Tetovė e kanė Selinė Qendrore.

Qytetari: - Po me ato autobuzat qė drejtuesit e Komunės i morėn para dy viteve dhuratė nga Suedia ku janė? Ēfarė u bė me to? Komunari i madh para njė viti deklaroi nė shtyp se janė diku nė Shkup dhe do jenė nė shėrbim tė qytetarėve pėr tė udhėtuar pėr nė Haxh, nė Shqipėri etj.

Komunari: - Dy-tre nga ato autobuzat i kemi vėnė nė qarkullim pėr qytetarėt nė Tetovė pėr tė tjerat nuk di ēfarė tė them. Mė duket se janė “shitur” pėr skrap nga Shqipėria apo Kosova. Kėto janė fjalė kafeje dhe ēajtore, mos i merė shumė nė konsideratė. Rėndėsi ka qė dy-tre nga ato autobuza qarkullojnė nė Tetovė me emrin POLET.


Pas kėtij dialogu i Qytetarit me shokun Komunar, dhe i zhgėnjyer nga fjalėt e vėrteta qė i tha miku i tij Komunar integrist. Qytetari morri rrugėn pėr nė shtėpi nė heshtje dhe i futur nė mendime tė thella, pėr njė tė ardhme me mjegullt, tė pashpresė.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio