Studentet.info
Komunikata : Z. Rücker, koha ka ardhur: perfundimishte shko ne shtepi!
Kyqur 06-12-2007 9:34:34 (2684 Lexime)


Z. Rücker, tani si Perfaqesues Special i Kombeve te Bashkuara dhe me heret shef i shtylles se katerte te UNMIK, duke pasur parasysh rolin tuaj te dyshimte dhe ndikimin negative ne:

-Politikat e paracaktimeve te investitoreve, dekurajimeve dhe jotransparences ne procesin e privatizimit. Bllokimin e investimeve te huaja ne Kosove dhe bllokimin e ardhjes se investitoreve te fuqishem.
Dyshime mbi implikime me interesa personale ne procesin e privatizimit. Se paku ne rastet e privatizimit te Ferronikelit, te rishiqohet procesi i privatizimit te Ferronikelit me theks te veqante pazari i bere mes kompanise Alferon dhe kompanise se fuqishme gjermane Thyssengrup, e cila u veteeliminua nga konkurrenca per Ferronikel ne momentin e fundit dhe roli i z. Rücker ne kete process. Pastaj mosrespektimi i kritereve ekonomike, ambientale dhe energjetike ne interes te Kosoves me rastin e neshkrimit te privatizimit te kontrates me ndihmen e z. Rücker.


Roli i z.Rücker ne privatizimin politik te ndermarrjes Jugoterm ne Gjilan.
Tenderi, konkurrenca dhe sulmi kriminal ndaj zyrtareve te SHPK per operatorin e dyte public ne Kosove. Implikimet dhe pazaret ne konkurrencen e lire dhe fitimin e e ketij tenderi nga nje kompani qe ne prapavije edhe heren e pare e kishte fituar por ishte anuluar me ndikimin e zyres amerikane ne Kosove dhe roli politik i Anton Berishes me ju z. Rücker ne kete mes.
Mosndarja e 20% te fondeve te AKM, per punetoret e ndermarrjeve publike te privatizuara nga AKM dhe bllokimi i tyre.
Mostransparenca dhe dyshimet me milionat e fondit te privatizimeve. Dergimi i parave ne banka te jashtme dhe depozitime me ujdi dhe interesa te veqanta individuale. Kjo vetekuptohet nga interesi i bankave per perdorimin e parave te vendit tonne, gjeresa biznismentet kosovar marrin kredi biznesi me interesa dekurajuese per biznisin e tyre ne vendin tone.

Roli dhe ndikimi i juaj direkt ne ndertimin dhe tolerimin e politikave shkaterruese ndaj KEK-ut dhe te njejten kohe pazaret e paracaktimit te kompanise per ndertimin e TEC. Z. Rücker me ndihmen dhe bekimin tuaj ministri i energjetikes e ka programuar paraprakishte tere kete process, duke vendosur me ndihmen tuaj edhe njerez te stafit te tij politik ne borde te ndryshme te pavarura qe do te implementojne kete projekt te shekullit per vendin tone. Ndersa ju si professor doktor i ekonomise e kuptoni mire se cfare do te thote kjo, shkaterrimi i konkurrences ne ekonomine e tregut dhe bllokim i investimeve transparente ne Kosove- Krim i Organizuar.

Z. Rücker, para disa ditesh jane mbajtur zgjedhjet ne vendin tone dhe ju keni degjuar se dy nga figurat kyqe qe kane bashkepunuar me ju, z. Ethem Ceku dhe z. Bujar Dugolli, edhe keta gjate mandatit te tyre qeveritar kane marrur tituj akademik si ju i keni, i ka ndeshkuar elektorati vendor. Nese nuk e dini perse, atehere ato lidhen me ato qe keni bere bashke ju dhe keta qeveritar me ju keto vitet e fundit.
E fundit z. Rücker, por jo me pak e rendesishmja, ju duhet te keni ne fund kurajo morale te largoheni nga vendi yne nga pozicioni aktual qe te mos e komprometoni vendin tone dhe KB, sepse nese ne nje te ardhme te aferte mund te arrestoheni si rezultat i nje hetimi qe nje zyre e veqante e KB eshte duke e bere ndaj jush dhe shokeve tuaj nderkombetar dhe vendor. Por atehere kjo mund te i ve hije te keqe me se shumti vendit tone para botes demokratike, qe synon te ndertoj nje shtet ligjor dhe demokratik.

. Rücker, ne studentet e poshtenenshkruar te drejtohemi me kete leter publike si pjese e nje shqetesimi me te gjere qytetar ne vendin tone mbi rolin tuaj negative mbi zhvillimet politike, demokratike dhe ekonomike ne vendin tone me kerkesen tone te sinqerte publike SHKONI nga vendi yne dhe jepni shembullin se vertet sado pak e keni respektuar kete vend dhe keta qytetar qe jetojne me ndergjegje dhe vetedije te paster, edhepse ne varferi, te ruajne stabilitetin dhe qetesine, vetem mos ta demtojne nje process historik siq eshte shteti dhe e ardhmja e vendit tone.

Kosova dhe qytetaret e vendit tone kane respektin e madhe per prezencen e bashkesise nderkombetare ne vendin tone, e kane treguar dhe do ta mbajne edhe net e ardhmen kete respekt si pjese e e nje orientimi te fuqishem politike, humane dhe demokratik drejte integrimeve civilizuese evro-atlantike, aty ku edhe i perket dhe e ka vendin Kosova dhe qytetaret e vet.


1.Elbasan Hoti

2.Feim Maliqaj

3.Selvije Raci

4.Isa Kukaj

5.Valon Duraku




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio