Studentet.info
Lajme : Doc. Mr. Safet Spahiu, merr ēmimin e vitit piktori mė i mirė
Kyqur 08-12-2007 5:55:19 (3473 Lexime)


TETOVĖ, 8 DHJETOR- Doc. Mr. Safet Spahiu, dekan i Fakultetit tė Artit Figurativ nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės, ėshtė shpallur piktori mė i mirė nga Shoqata e Artistėve Figurativė tė Maqedonisė (SHAFM). Nė ekspozitėn revyale tė martėn mbrėma nė ambientet e Muzeut tė Qytetit, me krijimet mė tė mira nga 120 artistė tė tė gjitha gjinive tė artit figurativ, doc. mr. Spahiu ėshtė vlerėsuar pėr veprėn e tij "Kompozimi" pikturė nė vaj teknikė e kombinuar

Ndėrsa katėr ēmime tė tjera i janė ndarė artistėve maqedonas me motivacionin - skulptura dhe grafika mė e mirė, si edhe pėr artistė tė rinj mė tė mirė dhe pėr kontribut jetėsor - In memorium. Nė sfilitėn e vitit, ēdo artist, anėtar i shoqatės ėshtė prezantuar me njė punim, mes tyre nuk kanė munguar edhe punime nė nder tė artistėve qė nuk jetojnė. "Kjo ekspozitė u cilėsua e suksesshme, sidomos mund tė thuhet se arti pamor shqiptar u prezantua nė mėnyrė dinjitoze, ēka e tregon mė sė miri edhe ēmimi qė iu dha njė artisti shqiptar. Por kjo nėnkupton edhe njė tjetėr fakt, qė dyert e kėsaj shoqate nuk mund tė quhen tė mbyllura pėr artistėt shqiptarė, siē ka qenė deri tani, pėrkundrazi", shprehet nėnkryetari i SHAFM, Reshat Ameti.

Nė ceremoninė e hapjes, SHAFM krahas ēmimeve ka ndarė gjithashtu edhe tre mirėnjohje pėr Ministrinė e Arsimit, Ministrinė e Kulturės dhe Ministrinė e Mbrojtjes me motivacion kontributin e tyre nė lidhje me rregullimin e njė prej ēėshtjeve mė delikate, sigurimin e selisė dhe ambienteve tė ekspozimit pėr shoqatėn e artistėve. SHAFM potencon se kėto tre institucione me koordinimin e punės sė tyre dhe angazhimin e posaēėm tė tre ministrave zgjidhėn njė prej ēėshtjeve mė kyēe, ndėrsa mirėnjohjet e ndara janė njė obligim moral dhe gjest respekti ndaj kontributit tė dhėnė.

Ky ėshtė edicioni i 52 - tė i organizimit tė ekspozitės revyale, krahasuar me njė vit mė parė SHAFM ka bėrė ndryshime lidhur me mėnyrėn e organizimit dhe ndarjes sė ēmimeve, ndėrsa akordimi i njė prej ēmimeve pėr njė artist shqiptar bėhet pėr herė tė dytė. “Pritja para portės”, vepra qė i solli ēmimin dekanit tė fakultetit tė arteve Spahiu Tetovė, 7 dhjetor - "Pritja para portės" titullohet kompozimi qė i solli dekani tė Arteve tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės, doc. mr. Safet Spahiu, njė prej trofeve tė Ekspozitės revyale nė Muzeun e Qytetit, ēmimin "Llazar Liēenovski", me motivacionin - piktura mė e mirė. Artisti me shumė modesti pranon se ndihet i pėrkėdhelur nga akordimi i kėtij ēmimi nga Shoqata e Artistėve Figurativė tė Maqedonisė, pėr vetė emrin qė mban tė artistit Llazar Liēenovski, i cili cilėsohet si themelues i artit pamor nė Maqedoni.

Piktura e cila nė katalogun e ekspozitės titullohet thjesht kompozimi, ėshtė realizuar gjatė njė kolonie nė Gostivar. Pėr doc. mr. Spahiun kompozimi ėshtė "Pritja para portės", shkėputur nga cikli i tij artistik "Pritja". Artisti thotė se koncepti i veprės sė tij nuk ka tė bėjė me pritjen, kur rėndom, presim pėr tė pėrcjellė apo pritur ardhjen e dikujt, por pėr njė tjetėr pritje, atė nė intervalin e kohės, qė prej momentit kur e dimė se do tė ndodhė diēka dhe deri nė realizimin e tij.

"Thelbi i filozofisė sė kėsaj pikture dhe i ciklit tė pikturave ėshtė vėrtet pritja, por ajo pritje nė kohė, qė prej momentit kur e dimė se do tė ndodhė diēka dhe deri jetėsimin e asaj qė presim. Ky interval pritje shihet nė dy kėndvėshtrime ėshtė i gjatė dhe i shkurtėr - kur presim tė ndodhė njė ngjarje e mirė, apo tė marrim njė lajm tė mirė koha kalon shumė ngadalė, ndėrsa e kundėrta e asaj ndodh kur pret tė ndodhė, apo tė marrėsh njė lajm tė keq, ky interval pritje ėshtė shumė i shkurtėr", thotė artisti.

Kompozimi "Pritja para portės" u nderua me njė prej gjashtė ēmimeve tė vitit qė SHAFM i ndau me rastin e ēeljes sė ekspozitės revyale me punime nga 120 artistė, anėtarė tė shoqatės. Ēmimi i Spahiut ishte edhe ēmimi i vetėm nė gjininė e pikturės, ndėrsa ai ishte artisti i vetėm shqiptar qė u nderua me njė prej ēmimeve dhe mirėnjohjeve tė vitit. Artisti Safet Spahiu, dekan i Fakultetit tė Arteve nė USHT, ėshtė specializuar nė degėn e dizajnit grafik.

Me gjithė angazhimet e ngjeshura si dekan dhe profesor nė kėtė fakultet, Spahiu pohon se gjen kohė edhe pėr t'iu pėrkushtuar krijimtarisė artistike. Aktualisht ėshtė duke u pėrgatitur pėr tė qenė prezent nė ekspozitėn qė do tė ēelet nė Shkup, ndonėse ende nuk dihet nėse kjo ekspozitė do tė jetė nė Galerinė Nacionale tė Artit Figurativ ose nė Galerinė Malla Stanica. Kritika pėr veprėn e Spahiut Filozofi dhe esteti nga Universiteti i Prishtinės, Prof. dr. Kadri Metaj, thotė se nė teknikėn vaj dhe rėrė nė pėlhurė si dhe akrilik dhe rėrė, Spahiu transponon artistikisht ciklin organik tė jetės qė ėshtė njėkohėsisht realitet dhe shpresė.

Kur jemi te simboli dhe funksioni i tij artistik, vėrejmė se nė tablotė pikturale tė Safet Spahiut katrori paraqet njė arketip emblematik tė pritjes sė ndodhisė, sepse nė fakt njeriu vazhdimisht ndodhet nė pritje… Safeti me kolegėt e tij nga Gostivari po ndėrtojnė dimensionin mė sublim tė jetės- dimensionin artistik dhe imagjinar, pa tė cilin nė fakt jeta nuk do tė mund tė ishte jetė humane, thotė Metaj.

Kush ėshtė dekani i Arteve tė USHT Artisti doc. mr. Safet Spahiu ka lindur nė Prizren. Mė 1985 diplomon nė Akademinė e Arteve nė Universitetin e Prishtinės, ndėrsa studimet pasuniversitare i mbron me temėn "Proza nė pikturėn e librit". Spahiu ka punuar si krijues i dizajnėve tė stampimit nė "Printeks", ka qenė anėtar i kėshillit artistik dhe udhėheqės i seksionin e artit figurativ pranė shoqatės "Agimi", iniciator pėr themelimin e shoqatės mbarėkombėtare pėr mbrojtjen e trashėgimisė kulturore historike, anėtar i Kėshillit pėr organizimin e 100 vjetorit tė shkollės shqipe tė vashave nė Prizren, si dhe ekspozitės me karakter mbarėkombėtar.

Ka punuar si asistent nė degėn e Dizajnit Grafik nė Fakultetin e Artit nė USHT, ėshtė anėtar i kryesisė sė shoqatės sė artistėve figurativė tė Maqedonisė "Draudacum", ndėrsa prej vitit 2000 ligjėron nė lėndėt e Dizajnit grafik - Pėrgatitja e librit dhe Grafika reklamuese. Ekspozita personale dhe pjesėmarrja nė koloni Doc. mr. Spahiu ka ēelur njė sėrė ekspozitash personale qė prej vitit 1986. Nė Prizren - Shtėpia e kulturės, "Agimi", Galeria "Vatra", Galeria e Artit "Rada"; nė Gostivar - Kaffe Gallery "La Mrage", "Asnom" dhe nė Shkup nė Art club "Alternative".

Ka marrė pjesė edhe nė numėr tė madh ekspozitash kolektive nė Prishtinė, Sarajevė, Prizren, Gostivar, Shkup, Strugė, Dibėr, Manastir, Rahovec, e Therandė, si edhe nė njė sėrė kolonish artistike. Safet Spahiu ėshtė gjithashtu fitues i disa ēmimeve dhe shpėrblimeve si "Flaka e Janarit", "Pedagog i dalluar" dhe "Ars Albanica".




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio