Studentet.info
Lajme : Nė prag dimri, fakultetet pa sisteme ngrohje
Kyqur 10-12-2007 4:40:38 (1513 Lexime)


TIRANĖ, 10 DHJETOR- Studentėt dhe profesorėt e pranojnė situatėn qė ėshtė problematike, por ndihen tė pafuqishėm pėr tė vepruar dhe e vetmja zgjidhje ėshtė ajo e mbajtjes sė xhupave nė orėn e mėsimit.
Studentėt edhe pėr kėtė vit duhet tė vishen trashė, pėr t'i bėrė ballė tė ftohtit tė dimrit, pasi nė tė gjithė fakultetet e kryeqytetit nuk ka sistem ngrohjeje. Ndėrkohė nė ato pak fakultete qė ka sistem ngrohje nuk punojnė kaldajat, pasi janė amortizuar.


Gjatė fillimit tė vitit tė ri shkollor, kreu i qeverisė ka theksuar se tė gjitha fakultetet gjatė dimrit do tė pajisen me sisteme ngrohjeje. Por situata nė fakultete nė kėtė prag dimri duket e pandryshuar, krahasuar me njė viti mė parė. Lidhur me kėtė problem, drejtuesit e fakulteteve ia faturojnė fajin Ministrisė sė Arsimit. Sipas drejtuesve tė fakulteteve, dikasteri mė i lartė i Arsimit duhet tė lėshojė fonde pėr tė rregulluar instalimin e ngrohjeve. Ish-rektori i Universitetit Politeknik, Pėrparim Hoxha thotė se as auditorėt e kėtij institucioni tani pėr tani nuk kanė sistem ngrohje. "Te Politekniku tani sa ka filluar rregullimi i ngrohjes dhe pas rregullimit dhe tė Kaldajės, mendohet tė fillojė ngrohja",- tha Hoxha.

Problemi nė fakultete

Mungesa e sistemit tė ngrohjes pothuajse nė shumicėn e fakulteteve tė Tiranės, por edhe e kushteve tė higjienės, ka bėrė qė studentėt gjatė ditėve tė ftohta tė mos qėndrojnė nė auditor as nė orėt e mėsimit. "Acari i ditėve tė dimrit, nė shkollat e larta ėshtė mė i pranishėm se kudo",- shprehet Mirela Hysa, studente e Histori-Filologjisė. Sipas saj, kjo ndodh pėr shkak se sistemi i ngrohjes nė auditorėt e fakulteteve tė Tiranės ėshtė jashtė funksionit. Ndėrkohė qė gjendja ėshtė e njėjtė edhe nė disa fakultete ku janė instaluar rishtazi kaloriferėt. "Te Fakultetit Ekonomik kaloriferėt janė tė rinj, por nuk i kam parė ndonjėherė tė jenė ndezur, madje as nė dimėr",- tregon Mira Isaku, studente e kėtij fakulteti. Situata paraqitet shumė mė e rėnduar nė fakultet e "vjetra" ku nuk ėshtė vėnė dorė as nė gjėrat mė elementare, dhe jo mė te sistemi i ngrohjes. Burime nga Ministria e Arsimit bėjnė tė ditur se, nė pjesėn mė tė madhe tė fakultete ėshtė i instaluar sistemi i ngrohjes, por sipas tyre sistemi ėshtė i amortizuar pėr shkak tė vjetėrsisė. Edhe pse gjendja reale nė fakultete paraqitet mė e rėndė sa mendohej, deri mė tani nė kėtė dikaster nuk ka asnjė projekt konkret qė planifikon instalimin e sistemit tė ngrohjes nė fakultetet e vendit. Ndėrkohė qė jemi vetėm nė 10-ditėshin e parė tė dhjetorit dhe studentėt ankohen se do braktisin dhe orėt e mėsimit nėse nuk vendoset ngrohja. "Nė dhjetor dhe janar, bėn aq ftohtė nė auditor sa bėhet vėrtetė e papėrballueshme. Shpesh jemi tė detyruar t'i lėmė dhe orėt",- shprehet Entela Bana e Shkencave Sociale.

Shqetėsimi

Pėr tė verifikuar nga afėr si paraqitet gjendja reale e fakulteteve, shkuam te Fakulteti i Shkencave Sociale. Ora shėnonte10:13. Studentėt e Shkencave Politike po prisnin para derės sė mini-auditorit nėse do tė vinte apo jo pedagogu i lėndės. Tė veshur trashė ata fėrkonin duart, duke u lutur qė edhe kėtė orė tė mos vinte. "Nė kėto kushte, ku mungojnė dritat dhe ngrohja, vetėm mėsim nuk mund tė bėhet",- na thotė Ina Beha, studente e Shkencave Sociale, duke shtuar se, ja, studentėt e presin 15 minuta pedagogun dhe me vrap turren nėpėr kafenetė pėrreth fakultetit, pėr tė ndenjur aty derisa tė vijė ora tjetėr". Sipas saj, ėshtė problemi i dritave dhe mungesa e ngrohjes qė po e ēojnė arsimin e lartė drejt greminės. Profesorėt, madje dhe vetė studentėt, pohojnė se kjo vazhdon tė dėmtojė dhe cilėsinė e procesit mėsimor. "Ėshtė absurde qė nė institucionet arsimore tė mos ketė ngrohje",- shprehen studentėt e vitit tė tretė nė Fakultetin e Shkencave Sociale, teksa priste ardhjen e profesorit nė korridor. E njėjta situatė paraqitet dhe nė Fakultetin e Histori-Filologji dhe nė fakultetet e tjera, ku studentėt kryejnė mėsimin me dy turne, qė do tė thotė se studentėt e pasdites e kanė mė tė domosdoshėm sistemin e ngrohjes. Profesorėt nga ana e tyre thonė se nė orėt e pasdites dhe numri i studentėve ėshtė mė i vogėl, pėr shkak tė tė ftohtit.

Box

Tė veshur me xhupa nė auditor

Pos mungesės sė auditorėve dhe stafit, problemi mė i madh qė kanė fakultetet ėshtė dhe mungesa e ngrohjes. I ftohti i ditėve tė fundit nė vendin tonė po shkakton probleme dhe nė fakultetet e Tiranės. Studentėt, tashmė, edhe pse hyjnė nė njė ambient tė mbyllur, qė ėshtė auditori, tė paktė janė ata qė marrin guximin tė heqin xhupin apo shallin pasi i ftohti ėshtė i padurueshėm. Studentėt tregojnė, se nė ditėt nė vazhdim do e kenė tė vėshtirė tė marrin shėnime nga i ftohti. Kjo situatė ėshtė e njėjtė nė tė gjithė fakultetet e vendit. Studentėt shprehen se qė prej kohės kur dalin nga shtėpia dhe derisa rikthehen pėrsėri, shumė prej tyre i mbajnė xhupat veshur, madje ka dhe nga ata nxėnės ose fėmijė, tė cilėt janė kryesisht vajza, tė cilėt mbajnė dhe shallin. "Vetėm me uljen e temperaturave, lėshohet alarmi se nė shkolla mungon ngrohja",- tregon Mirela Hysa.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio