Studentet.info
Lajme : Paditet Dekani i Pedagogjis Murat Murati, punėson vajzėn jashtė ligjit
Kyqur 14-12-2007 7:34:30 (3993 Lexime)


Shkup, 13 dhjetor - Komisioni shtetėrorė pėr parandalimin e korrupsionit ka ngritur padi penale ndaj dekanit tė Fakultetit Pedagogjik nė Shkup, Murat Murati.
Komisioni nė fjalė akuzon Muratin pėr veprėn penale "keqpėrdorim tė pozicionit zyrtarė dhe kompetencave", pasi siē thuhet nė aktakuzė, dekani Murati nė kundėrshtim me Ligjin pėr arsim tė lartė nuk ka shpallur konkurs pėr procedurėn zgjedhje dhe rizgjedhje nė postin asistent i ri pėr vajzėn e tij, e cila tanimė njė kohė tė gjatė ushtron detyrėn e asistentes.
Shkeljet e dekanit Murat Murati janė vėrejtur nga Komisioni pas publikimeve nė gazetat e pėrditshme "Dnevnik" dhe "Koha", si dhe pas shqyrtimit tė gjithė dokumentacioneve, ku edhe ėshtė sjellė vendim pėr tė ngritur padi nė Prokurorinė e Pėrgjithshme nė sektorin pėr ndjekjen e autorėve tė veprave penale.


"Tanimė lėnda kundėr Murat Muratit ėshtė nė duart e Prokurorisė, e cila duhet tė vendosė me kėtė rast. Dekani i Pedagogjikut, pa respektuar Ligjin pėr arsim tė lartė, edhe pse gjashtė muaj ka kaluar afati konkret, ai nuk ka shpallur konkurs pėr zgjedhje dhe rizgjedhje nė vendin e punės asistent, vend ky qė aktualisht ushtrohet nga vajza e tij", thuhet nė vendimin e Komisionit shtetėror pėr parandalimin e korrupsionit, duke shtuar se dėshmitė konkrete tanimė janė dorėzuar nė Prokurorinė e Pėrgjithshme.
Ndryshe, akuzė tjetėr Murat Murati ka pasur edhe para dy viteve, atėherė u rizgjodh nė postin e dekanit. Mediat e akuzuan Muratin se ka bėrė falsifikim tė datėlindjes, konkretisht ka nxjerrė dokumentacion tjetėr ku ėshtė regjistruar dy vjet mė i ri. Kėtė, siē u akuza atėbotė Murati, e ka bėrė me qėllim qė tė rizgjidhet dekan, edhe pse i kishte plotėsuar kushtet pėr pension. (H.A)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio