Studentet.info
Lajme : USHT shėnon 13 vjetorin
Kyqur 17-12-2007 7:25:42 (1386 Lexime)


Tetovė, 16 dhjetor - Dikur i mohuar nga shteti, ndėrsa tani i zyrtarizuar prej tij, Universiteti Shtetėror i Tetovės, vazhdon me shpejtėsi nė rrugėn e reformave dhe zhvillimeve tė mėdha. Ėshtė themeluar para 13 vitesh, konkretisht nė vitin 1994, me iniciativėn e intelektualėve shqiptarė tė Republikės sė Maqedonisė, partive politike shqiptare, shoqatave tė ndryshme, ndėrsa siē thotė edhe vet udhėheqėsi i tij, rektori Sadi Bexheti, objektivi kryesorė vazhdon tė mbetet zhvillimi dhe kualiteti, qė janė faktorė tė rėndėsishėm nė rritjen e cilėsisė nė procesin e mėsimdhėnies mė bashkėkohore.
"USHT ėshtė institucion i lartė arsimor, i orientuar kryesisht drejt shkencės, arteve, ndėrsa misioni i tij ėshtė qė tė arsimojė jo vetėm popullatėn e Maqedonisė, por edhe studentė tė tjerė qė vijnė nga jashtė pa bėrė asnjė dallim feje, konfesioni, race apo gjinie", thotė Bexheti.


Nė USHT studimet tanimė janė tė reformuara sipas procesit tė Bolonjės, planprogramet gjithashtu tė reformuara mėsimore, diploma tė krahasueshme ndėrkombėtare dhe transferė tė kredive nė universitetet ndėrkombėtare. Metodat e mėsimit janė interaktive, kreative dhe debutuese, nė grupe tė vogla, prezantime nga studentėt si dhe punė praktike dhe projekte hulumtuese me studentėt, provime me teste, me gojė dhe kolokiume dhe forma tė tjera moderne. Rektori Bexheti vėren se tė studiosh nė USHT, sot pėr studentėt e rinj do tė thotė se atyre u ofrohet cilėsi, qė korrespondojnė me rrjedhat evropiane dhe ato botėrore.
Ndryshimet e mėdha, qė ka bėrė Qeveria aktuale dhe Ministria e Arsimit, kanė bėrė qė ky institucion i lartė tė ketė shumė risi. Kanė filluar tanimė ndryshimet e para nė programe, qė do tė jenė mė tė theksuara, do tė thotė prej dy lėndėve ato kalojnė nė njė dhe me kėtė formohen edhe drejtime tė reja, qė janė pjesė edhe e programit tė vetė rektorit, kur ai mori kėtė funksion. Gjithnjė duke qenė te programet kjo ėshtė bėrė me pėrshtatje tė tregut tė punės, dhe programet janė kompatibile me sistemin e ligjvėnies nė Maqedoni dhe ėshtė gjithashtu mė perceptues pėr studentėt qė lidhet drejtpėrdrejtė edhe me pėrcaktimin e profesionit tė ardhshėm. Universiteti Shtetėrorė i Tetovės 13 vjetorin e ekzistimit do ta shėnojė tė hėnėn nė mbrėmje, pėrmes njė solemniteti. Nė kėtė eveniment, qė do tė mbahet nė Qendrėn Kulturore nė Tetovė do tė ketė tė ftuar tė shumtė, midis tė cilėve edhe ministri i Arsimit dhe Shkencės, Sulejman Rushit, ndėrsa rektori do t'u drejtohet tė pranishmėve me njė fjalim tė tij, nė tė cilin do tė flasė pėr zhvillimet e fundit tė kėtij universiteti.

Nga: Urim SALIHU




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio