Studentet.info
Lajme : Kosova me Universitet Dimėror tė Prishtinės
Kyqur 17-12-2007 12:50:00 (1444 Lexime)


Prishtinė, 17 dhjetor - 50 studentė tė Universitetit tė Prishtinės (UP), do tė kenė mundėsi qė gjatė muajit mars tė vitit tė ardhshėm, tė vijojnė Universitetin Dimėror, i cili pėr dallim nga Universiteti Veror i Prishtinės, do tė jetė i pėrqendruar nė njė modul, me temėn “E drejta Evropiane” dhe do tė realizohet vetėm pėr studentėt e UP-sė.
Ky modul do tė jetė i organizuar pėr studentėt e tė dy niveleve, Bachelor dhe Master dhe do tė jetė i kredituar sipas standardit ECTS, i cili do tė mund tė zėvendėsojė njė kurs zgjedhor nga plan-programi i rregullt akademik dhe do tė realizohet nė gjuhėn angleze.


Ky program do tė zgjasė tri javė dhe sipas pėrfaqėsuesve tė UP-sė, synon t’i kontribuojė hartimit tė kurikulės sė programit tė ri Master nė “Studime Evropiane”qė do tė fillojė nga viti akademik 2008/2009 si dhe do tė synojė tė shndėrrohet nė njė projekt tradicional tė specializuar tė UP-sė.

Rektori i UP-sė, Enver Hasani, pas nėnshkrimit tė marrėveshjes me pėrfaqėsues tė Business & Strategies in Europe, shprehu besimin se viteve tjera tė ketė mė shumė donacione pėr ta bėrė kėtė projekt tradicional.

Ai bėri tė ditur se pėr tė ndjekur mėsimet nė kėtė projekt, kanė tė drejt aplikimi tė gjithė studentėt, pavarėsisht profileve, por qė duhet tė dinė gjuhė angleze, pasi ligjėruesit kryesisht do tė jenė tė jashtėm.

“Mėsimdhėnia do tė jetė bashkėligjėrim nė mes profesorėve e specialistėve tė sė Drejtės Evropiane nga Kolegji i Evropės nė Belgjikė si dhe ligjėrues nga UP, konkretisht nga Fakulteti Juridik”, tha Hasani.

Udhėheqėsi i B & S Europe, Aleksandėr Dardeli tha se ėshtė kėnaqėsi qė UP ēdo herė e mė shumė po pėrfshihet nė proceset e integrimit evropian.

“Shpresoj qė pėrmes financimit dhe realizimit tė kėtij projekti tė ‘Universitetit dimėror’ nė UP tė shėrbejnė si analizė pėr njė program tė qėndrueshėm afatgjatė dimėror dhe tė fokusuar si nė proceset e integrimit evropian ashtu edhe nė legjislacionin e Bashkimit Evropian”, tha ai.

Ndryshe, projekti financohet nga taksapaguesit evropianė, prandaj sipas Dardelit, kėto burime financimi duhet tė shfrytėzohen nė mėnyrė sa mė efikase aty ka ku nevojė.

“Universiteti Dimėror i Prishtinės”, ndėrkaq do tė fillojė me 01 mars dhe do zgjasė deri mė 21 mars tė vitit 2008. / KosovaLive




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio