Studentet.info
Lajme : Deputetja me doktoratė tė dyshimtė
Kyqur 18-12-2007 6:37:40 (1806 Lexime)


Prishtinė, 18 dhjetor – Tash e pesė vjet, deputetja e legjislaturės sė re, Q. M., veē pėr dekor ka vu para emrit dhe mbiemrit tė saj titujt “dr. sc.” dhe “prof. dr.”, meqė Universiteti i Tiranės (UT) ka konfirmuar se pretendimi i saj se atje ka kryer doktoratėn sipas legjislacionit shqiptar, nuk qėndron, raporton "Koha Ditore". Sipas gazetės, deputetja qė nė zgjedhjet e 17 nėntorit ka marrė 4.206 vota nga anėtarėsia e Lidhjes Demokratike tė Dardanisė (LDD), posedon certifikatėn e "lėshuar" nga Fakulteti i Mjekėsisė i UT-sė, tė cilėn e pėrdor si “dėshmi” se ka plotėsuar kushtet pėr kualifikim nė gradėn “Doktor i Shkencave”.

Por, dyshimet e fundit nė lidhje me kėtė titull shkencor kanė treguar se doktorata ėshtė false.

“Koha Ditore” ka siguruar njė shkresė qė rektori i Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj, i ka dėrguar rektorit tė Universitetit tė Prishtinės, Enver Hasani, nė tė cilėn theksohet se Q. M. nuk ėshtė miratuar nga Rektori i UT-sė pėr studimet e doktoratės.

“Nuk figuron e regjistruar nė regjistrin e doktoraturės tė Fakultetit tė Mjekėsisė si e doktoruar dhe nuk ka praktikė me Komisionin e Kualifikimit Shkencor pėr miratimin e jurisė dhe gjithė procedurat e tjera”, theksohet nė letrėn e rektorit Rrokaj. Mė pas thuhet se, pėr pasojė, “pretendimi i znj. Q. M. se ka kryer doktoraturėn sipas legjislacionit shqiptar nuk qėndron”.

Shkresa e Rrokajt ka ardhur pasi rektori i UP-sė ka kėrkuar sqarime jo vetėm nga homologu i tij, por edhe nga ministri i Arsimit tė Shqipėrisė, Genc Pollo, nėse Q. M. ka diplomė tė vlefshme tė doktoratės, meqė kurrė nuk ishte paraqitur diplomėn si dėshmi.

“Do tė ishim shumė mirėnjohės sikur ju tė... sqaronit nėse fjala ėshtė pėr gabime teknike apo pėr gabime vėrtetė pėrmbajtjesore, tė cilat e vejnė nė dyshim vlefshmėrinė juridike tė certifikatės sė lėshuar nė emėr tė Universitetit tė Tiranės”, theksohet nė letrėn e Hasanit.

Ai ia ka konfirmuar gazetės se ka pranuar tė tillė shkresė nga homologu i tij Rrokaj dhe, bazuar nė pėrgjigjen qė ka marrė, do tė nisė procedurėn pėr marrjen e tė gjithė titujve mėsimor.

“Letra e rektorit Rrokaj, qė i pėrgjigjet shkresės sime, pėr mua ėshtė e detyrueshme dhe valide, ashtu qė, unė, sipas ligjit, detyrohem tė ndjek procedurat e marrjes sė tė gjithė titujve mėsimor, qė kandidatja ka marrė nė Universitetin e Prishtinės”, ka thėnė rektori Hasani.

Deputetja e re e LDD-sė, Q. M., nėpėrmjet telefonit, i ka thėnė gazetės se Ministria e Arsimit e Shqipėrisė do tė dalė me njė pėrgjigje pėr rastin e saj brenda javės, meqė njė komision i kėsaj ministrie ėshtė duke punuar pėr kėtė rast. Ajo thotė se ka kryer tė gjitha procedurat kur ka marrė titullin e “Doktorit tė Shkencės”, dhe pėr pėrgjigjen qė do tė pasojė thotė tė jetė meritore, dhe tė vėrtetojė se doktorata e saj ėshtė valide.

“Ministria e Arsimit ka njoftuar se do tė bėjė hulumtimin, dhe pėrfundimisht ai ėshtė njė komision i paanshėm dhe i pavarur, dhe brenda kėsaj jave do tė jetė pėrgjigja lidhur me doktoratėn. Unė e kam kry shumė mirė dhe do tė tregohet se doktorata ime ėshtė nė rregull. Unė po pėsoj pėr fajin e dikujt tjetėr, sepse atėherė pa fajin tim ėshtė bėrė njė lėshim procedural”, ka thėnė Q. M.. Sipas saj, tė dhėnat pėr doktoratėn qė ka bėrė janė evidentuar vetėm nė fakultet, por jo edhe nė rektorat.

Rektori Hasani, ndėrkaq, ėshtė shprehur se, nė rast se pėrgjigja e ministrit Pollo ėshtė ndryshe nga ajo e rektorit Rrokaj, atėherė “ajo do tė tregonte jo seriozitet tė administratės shqiptare”, dhe shpreh besimin se kjo nuk do tė ndodh, pasi konsideron qė nė ligjet shqiptare, pa marrė parasysh cila qeveri ėshtė nė pushtet, procedurat formale tė doktoratės janė shumė rigoroze dhe lejojnė pak hapėsirė pėr tė gabuar.

“Unė besoj se letra e doktorit Rrokaj ėshtė nė pėrputhje me gjendjen faktike, por edhe nėse ndodh e kundėrta, Universiteti i Prishtinės e ka vėshtirė tė vendos ndryshe, dhe autoritetet shqiptare, nė njė rast tė tillė, duhet tė bėjnė sqarim shumė tė gjatė pėr neve, nė mėnyrė qė ne tė vendosim ndryshe”, ėshtė shprehur Hasani.

Burime brenda Fakultetit tė Mjekėsisė tė UP-sė, kanė konfirmuar pėr gazetėn se prej tė premtes e deri tė martėn, fakulteti ka deleguar njė zyrtar nė Fakultetin e Mjekėsisė nė Tiranė, dhe ėshtė konfirmuar se Q. M. nuk ka bėrė doktoratė atje. Sipas tij, prezantimi i dokumentit tė rrejshėm hynė nė grupin e veprave tė rėnda penale.

Bazuar nė certifikatėn qė mbanė vulėn e Fakultetit tė Mjekėsisė tė UT-sė, dhe firmėn e ish-dekanit Mentor Petrela, mė 23.10.2002 Q. M., para jurisė sė ngritur nga ky fakultet, ka mbrojtur temėn “Ndikimi i ushqyerjes enterale nė pneumonitė e pacientėve me ventilim mekanik”, udhėhequr nga mentori Tritan Shehu. Nė certifikatė theksohet se, pas dėgjimit tė jurisė, “mjekja Q. M. me kėtė punim plotėson kushtet e kualifikimit pėr gradėn Doktor i Shkencave”. Bazuar nė kėtė, prej vitit 2002 ajo ėshtė angazhuar nė procesin e mėsimdhėnies kohė pas kohe, duke pėrdorur si dėshmi certifikatėn e marrė nė Tiranė.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio