Studentet.info
Njoftime : Pushoi sė rrahuri zemra e shkencėtarit tė madh shqiptar Remzi BAKALLI
Kyqur 19-12-2007 3:38:39 (1984 Lexime)

Lajmi i hidhur qė na erdhi sot nga Atlanta e SHBA-sė na ngriu gjakun nė deje dhe na tronditi thellė tė gjithėve! Dje pasdite pushoi sė rrahuri zemra e njeriut tė madh, shkencėtarit, dijetarit dhe atdhetarit tė devotshėm REMZI BAKALLI.
REMZI BAKALLI ka lindur mė 9 shkurt tė vitit 1944 nė Gjakovė. Shkollėn fillore e ka mbaruar nė Prizren, kurse shkollėn e mesme nė Kralevė (Serbi). Studimet e shkencave agrare i ka mbaruar nė Universitetin e Beogradit nė vitin 1967. Nė vitin 1971 ka mbaruar studimet pasuniversitare (magjistraturėn), ndėrkaq mė 1975 edhe disertacionin e doktoratės, nė Universitetin e Zagrebit.
Karrierėn e tij shkencore REMZI BAKALLI e ka filluar nė vitin 1970, kur ėshtė pranuar bashkėpunėtor shkencor nė lėmin e biokimisė dhe tė ushqyerit, nė Institutin e Blegtorisė dhe Veterinarisė nė Prishtinė, atėherė ky institut i vetėm i kėtij lloji nė Kosovė.



Nė vitin 1974 ka qėndruar pėr specializim nė Universitetin e Floridės, ndėrkaq nė vitin 1987 nė Universitetin e Georgia-s, nė Athens tė SHBA-sė.

Nė vitin 1976 ėshtė zgjedhur nė titullin e docentit nė Fakultetin e Bujqėsisė tė Universitetit tė Prishtinės, nė vitin 1983 ėshtė zgjedhur profesor inordinar, ndėrkaq nė vitin 1988 e ka fituar titullin e profesorit ordinar. Nė periudhėn 1977-1979 ka qenė dekan i kėtij Fakulteti.

Nė vitin 1986, bazuar nė tė arriturat shkencore dhe arsimore, REMZI BAKALLI ėshtė zgjedhur anėtar me korrespondencė i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės (ASHAK), ndėrkaq nė vitin 1991 ėshtė zgjedhur anėtar i rregullt i kėsaj Akademie.

Pas tėrbimit tė pushtetit serb nė fund tė viteve ‘90, dhe futjes se masave te dhunshme nė Universitetin e Prishtinės, REMZI BAKALLI ishte nder profesorėt e parė qė u pėrjashtua nga puna nė Universitet. Nga presioni i rėndė dhe i vazhdueshėm qė ushtronte pushteti i dhunshėm serb mbi tė dhe familjen e tij, profesor Bakalli nė vitin 1992 u detyra tė largohej nga Kosova. Qė atėherė (1992) profesor Bakalli ka jetuar, punuar dhe vepruar nė Universitetin e Georgia-s (College of Agriculture and Environmental Science) nė Athens tė SHBA-sė.

REMZI BAKALLI mbetet shkencėtari shqiptar i pėrmasave ndėrkombėtare qė la gjurmė tė thella nė shkencat biologjike, shkencat e tė ushqyerit dhe nė shkencat e mbrojtjes sė mjedisit. Profesor Bakalli gjatė karrierės sė tij shkencore ka botuar disa tekste universitare dhe mbi 400 punime, kumtesa dhe ligjėrata shkencore nė revista me renome botėrore. Puna e tij e shkėlqyer shkencore nga lėmi i tė ushqyerit dhe toksikologjia ushqimore mund tė lexohet nė faqet e revistave tė njohura ndėrkombėtare, siē janė: Poultry Science, Bulletin of Environmental Contamination and Toxicology, Veterinary and Human Toxicology, The British Journal of Nutrition, British Poultry Science etj.

Nė fund tė vitit tė kaluar, patėm informuar pėr daljen nga shtypi (shtėpia botuese “Trafford”nė SHBA) tė tekstit universitar me titull: “Ushqimi dhe tė ushqyerit e shpendėve” (Poultry Nutriton and Feeding), njėri nga autorėt e tė cilit ishte Profesori ynė. Mbetet edhe kjo njėra nga veprat me karakter ndėrkombėtar qė i bėn nder dhe respekt edhe shkencės shqiptare.

Vitet e fundit, larg Kosovės, ishin vitet mė tė vėshtira pėr profesor Bakallin. Mirėpo, megjithėse larg Kosovės, gjatė tėrė kėsaj kohe ai asnjėherė nuk u nda nga ajo. Ishte gjithnjė nė mbėshtetje dhe pėrkrahje tė shkencėtarėve tė rinj, tė cilėve u mundėsoi specializime dhe ju ndihmoje ne pėrfundimin e tezave tė doktoraturave nė shtetet tė ndryshme evropiane dhe nė Amerikė.

Emri i Remzi Bakallit do tė qėndrojė njė kohė tė gjatė nė krye tė listės sė emrave tė shėnuar me shkronja tė arta pėr kontributin e tij nė ngritjen e kuadrit shkencor dhe pedagogjik nė Universitetin e Prishtinės. Gjatė jetės sė tij tė shkurtėr ai ngriti qindra ekspertė, shkencėtarė dhe profesorė universiteti, tė cilėt po bėjnė emėr nėpėr universitete dhe institucione tė tjera shkencore nė Kosovė, por edhe jashtė saj, nė shtetet evropiane dhe nė SHBA. Studentėt e tij tė suksesshėm ishin krenaria e tij e madhe!

Kontributi shkencor dhe arsimor i Akademik Remzi Bakallit nuk i bėn nder vetėm kombit tonė, ky kontribut i bėn nder shkencės, kulturės dhe humanizmit nė tėrėsi. Shkėlqimi i personalitetit tė tij do te mbetet si i njė yll, i cili nuk do tė shuhet asnjėherė. Qė sot, njė ditė pasi AI i mbylli sytė, shkenca, por edhe njerėzimi do tė jenė mė tė varfra pa REMZI BAKALLIN.

Profesor Bakalli do tė mbetet njeri i madh, i respektuar nga tė gjithė, ne saje te diturisė, ndjenjės prej pedagogu dhe aftėsive tė tij tė jashtėzakonshme organizative. REMZI BAKALLI pėr gjeneratat qė po vijnė pas, do tė ngelet njė figurė titanike qė tėrė jetėn e tij ia kushtoi shkencės, dhe hapjes se shtigjeve te reja te dijes.

REMZI BAKALLI, me punėn e tij tė palodhshme e ka ngritur mendimin shkencor-filozofik shqiptar, pra edhe e emrin e Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės dhe tė Universitetit tė Prishtines, nė piedestalin mė tė lartė tė shkencės botėrore, prandaj shpresoj se kėto institucione, nė kėtė rast, do tė gjejnė mėnyrėn mė tė mirė pėr ta nderuar njeriun e madh tė shkencės qė doli nga gjiri i tyre.

REMZI BAKALLI la pas tė shoqen, Safijen, djemtė Fisnikun dhe Bujarin, tė cilėve u shprehim, me kėtė rast, dhimbjen tonė mė tė thellė.

***
Tek po shkruaja kėto rreshta mu kujtua takimi im i parė me PROFESORIN. Unė isha student i vitit tė dytė nė Universitetin e Prishtinės, ndėrkaq AI ishte ndėr profesorėt mė tė famshėm tė atij Universiteti. Takimi ynė i pare u zhvillua ne Laborator ne Universitetin e Prishtinės, sikur edhe takimi ynė i fundit i cili serish u zhvillua ne Laborator, kesaj radhe ne Universitetin e Geogia-s.

Vizita qe i bėra Profesor Bakallit ne Athens, ne fund te gushtit te kėtij viti, ishte takimi im i fundit i cili pėrforcojė edhe njėherė admirimin tim pėr NJERIUN E MADH, REMZI BAKALLIN, MESUESIN TIM!
***
Qoftė i pėrjetshėm kujtimi pėr REMZI BAKALLIN!

Ne Munih, 17. 12. 2007

PD Dr. Bajram Berisha, Dr. Habil.
Universiteti Teknik i Munihut
Gjermani




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio