Studentet.info
Lajme : Fundi i 2008-s Kosovėn do ta gjejė me 3-5 universitete private
Kyqur 26-12-2007 4:03:20 (1742 Lexime)


Fundi i 2008-s Kosovėn do ta gjejė me 3-5 universitete private

Prishtinė, 26 dhjetor – Mė shumė se 30 universitetet private tė licencuara nga Ministria e Arsimit do t’i nėnshtrohen procesit tė akreditimit, tė cilit do tė mund t’i mbijetojė njė numėr fare i vogėl i tyre. Para se t’i nėnshtrohen kėtij procesi, gati tė gjitha universitetet duhet tė zgjedhin njėrėn nga tri alternativat: tė bashkohen nė mes vete, bazuar nė fushat e studimit qė ofrojnė; tė bėjnė investime kapitale nė infrastrukturė e tė sigurojnė kuadėr tė mjaftueshėm akademik; tė pushojnė sė ekzistuari! Nė kėtė mėnyrė, deri nė fund tė 2008-s, nė Kosovė parashihet tė funksionojnė jo mė shumė se 5 universitete private tė akredituara.
Burime shumė tė besueshme tė “Kohės Ditore”, tė afėrta me procesin e akreditimit, kanė bėrė tė ditur se, javėn e kaluar, tė tillė qėndrim e kanė shprehur ekspertė ndėrkombėtarė tė kėsaj fushe qė janė anėtarė tė bordit tė Agjencisė sė Akreditimit, tė cilėt, sipas tij, do tė kenė tė drejtė vetoje kur tė merren vendimet pėr akreditimin e bartėsve publikė tė arsimit tė lartė.


“Nė Kosovė do tė ketė mė sė shumti 3 deri nė 5 universitete private tė akredituara, sepse kriteret rigoroze pėr akreditim do t’i kushtėzojnė universitetet aktuale ose tė bashkohen nė mes vete, tė investojnė mė shumė, ose tė mbyllen”, ka thėnė ky burim.
Sipas tij, hapėsira fizike, numri i kuadrit akademik pėr njė program dhe garantimi i cilėsisė, domosdo kanė pėr ta kushtėzuar kėtė kufizim.
“Ekspertėt ndėrkombėtarė tė akreditimit, veēanėrisht ai austriak Helmut Konrad, janė tė vendosur tė mos lejojnė kaos nė arsimin e lartė, prandaj qysh tash janė deklaruar se s’ka predispozita pėr tė akredituar mė shumė se 5 universitete private”.
Eksperti i arsimit, Dukagjin Pupovci, ka theksuar se ligji nė fuqi pėrjashton mundėsinė e kufizimit tė numrit tė universiteteve qė mund tė licencohen, por ka bindjen qė numri i atyre tė akredituara do tė jetė mė i vogėl sesa numri i universiteteve aktuale qė kanė licencėn e Ministrisė sė Arsimit.
“Unė nuk dyshoj aspak se numri i institucioneve qė do ta fitojnė tė drejtėn e akreditimit do tė jetė mė i vogėl sesa numri i institucioneve qė ėshtė tani, sepse do tė duhet tė vendosen disa kritere tė cilėsisė. Mendoj se kanė pėr tė mbijetuar ato institucione tė cilat do tė arrijnė tė krijojnė kuadrin e vetė, dhe tė cilat do tė profilizohen”, ka thėnė Pupovci.
Sipas tij, me kuadrin e njėri-tjetrit, apo tė universitetit publik, institucionet e arsimit tė lartė privat nuk do tė munden tė “jetojnė gjatė”.
Bazuar nė dy dokumente qė pėrcaktojnė procedurat dhe kushtet e akreditimit, asnjė universiteti privat nuk do t’i shqyrtohet kėrkesa pėr akreditim, nėse nė kuadėr tė tij vepron ndonjė departament qė nuk ėshtė i licencuar. Po ashtu, nė parimet bazė ėshtė thėnė se pa sigurimin e kuadrit akademik asnjė universitet nuk mund tė akreditohet. Madje, ekzistenca e secilit departament ėshtė kushtėzuar me angazhimin e sė paku tre mėsimdhėnėsve me orar tė rregullt pune, ndėrkaq asnjėrit prej kuadrit akademik nuk do t’i lejohen mė shumė se dy vende pune, njėri prej tė cilėve me orar tė plotė.
Tė dyja dokumentet janė miratuar nga bordi i Agjencisė sė Akreditimit. Pos vendorėve, nė pėrbėrje tė tij janė edhe dy ndėrkombėtarė – njė austriak dhe njė amerikan – dhe sipas rregullores nė fuqi ata nuk kanė tė drejtė vetoje. Mirėpo, fakti qė procesi i akreditimit, bashkė me funksionalizimin e Agjencisė sė Akreditimit, financohet nga qeveria austriake, domosdo imponon respektimin e qasjes qė austriakėt do tė kenė nė gjithė kėtė proces.
Ministri i Shkencės dhe Kėrkimeve i Austrisė, Johanes Hahn, ka konfirmuar qė shteti i tij ka ndarė 3 milionė euro pėr tė investuar nė arsimin e lartė nė Kosovė, dhe se pjesa mė e madhe e mjeteve do investohen nė funksionalizimin e Agjencisė sė Akreditimit. Me kėtė projekt do tė mbulohen shpenzimet pėr angazhimin e ekspertėve qė do tė marrin pjesė nė komisionet vlerėsuese tė programeve tė bartėsve publikė, dhe angazhimi i anėtarit austriak nė bordin e Agjencisė sė Akreditimit.
I gjithė procesi i akreditimit pritet tė pėrcillet jo pa tensione. Nė fillim tė vitit tė ri akademik gazeta pati publikuar njė letėr tė bordit tė Agjencisė sė Akreditimit, i cili zyrtarisht e kishte ftuar Ministrinė e Arsimit qė tė pėrmbys disa vendime mbi licencimin e universiteteve tė reja, pėr tė cilat ka konstatuar se nuk janė respektuar procedurat qė parashihen me ligj. Nė tė kundėrtėn, kė kėshill ka paralajmėruar se, kur t’i vije radha akreditimit tė kėtyre universiteteve, procedura e licencimit tė tyre do tė konsiderohet ilegale.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio