Studentet.info
Lajme : Vdekja si mungesė pranie dhe pamundėsi moskthimi
Kyqur 05-01-2008 3:51:58 (1736 Lexime)


Lajmi i hidhur pėr ikjen nė amshim tė profesorit, poetit dhe kritikut letrar, Mr. Ramadan Sinani, krijoi dhembje dhe trishtim nė mesin e kolegėve dhe studentėve tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės. Nė kujtesėn e tyre, pėrgjithmonė, ai do tė fiksohet si Njeri plot durim, me qetėsi monumentale, me mendime tė paqta dhe me shpirt fisnik!
Studentėt do ta pėrkujtojnė si mėsimdhėnės i cili punoi me pėrkushtim punėn e profesorit tė lėndės “Letėrsi krahasimtare”; si Njeri qė i gėzohej suksesit tė studentėve dhe nxiste e mbėshteste iniciativat e tyre.
Ramadan Sinani do tė mbetet shembull pėrkushtimi ndaj vlerave qytetėruese dhe identitare.


Veprimtaria e tij nė arsim do tė jetė shenjė e rrugėtimit tonė, sepse ėshtė hiri i shpėrndarė nė pulsimet tona.

Ramadan Sinani iku nė amshim mė 3 janar, pas njė sulmi nė tru. Lindi mė 16 qershor 1944 nė Tetovė, ku kreu shkollėn fillore dhe gjimnazin. Nė vitin 1971, nė Beograd, diplomoi nė Gjuhė dhe letėrsi shqipe nė Fakultetin e Filologjisė. Nė vitin 1987, nė Universitetin e Prishtinės, magjistroi nė temėn “Vendlindja nė poezinė e sotme shqipe”.
Njė kohė punoi nė gjimnazin e Vitisė dhe tė Tetovės. Qė nga themelimi ka ligjėruar nė Universitetin e Tetovės.
Ai ishte organizator i aktiviteteve tė ndryshme kulturore, letrare e artistike.
Nė vitin 1968, si student anėtarėsohet nė Shoqėrinė e studentėve shqiptarė “Pėrpjekja” tė Beogradit, ku organizon veprimtari kulturore e letrare.
Nė dhjetor tė 1968 e burgosin nėn akuzėn se kishte organizuar demonstratat e Tetovės dhe dėnohet me burg, tė cilin e vuan nė burgun famėkeq “Shutka” nė Shkup.
Ramadan Sinani ishte njė nga nismėtarėt pėr themelimin e Shoqatės sė Shkrimtarėve Shqiptarė nė Maqedoni, themelues i Shoqatės Letrare “Skardina”, kryeredaktor i parė i revistės “Vlera” qė del nė Tetovė etj.
Ramadan Sinani ka botuar njė numėr tė konsiderueshėm librash me poezi dhe studime letrare.

Mė 1990, shtėpia botuese “Rilindja” ia botoi vėllimin me poezi “Kavallet e Sharrit”; nė vitin 1995, boton vėllimin me poezi “Emblemė i/lirie”, mė 2001 i botohet pėrmbledhja “Heu”, mė 2004 “Shtėpi tė kesh” dhe nė vitin 2006 vėllimi poetik “Zjarr e acarr”.
Nė vitin 1996, botoi monografinė “Vendlindja nė poezinė e sotme shqipe”.

Ne shkojmė drejt Zotit, thoshte shėn Agustini, jo duke ecur po duke dashur. I tillė shkoi drejt Zotit poeti i nderuar Ramadan Sinani.

Teksa nuk ėshtė mė nė mesin e tė gjallėve na ngel tė ngushėllohemi me atė qė tha Stopardi se vdekja nuk ėshtė tjetėr veēse mungesė e pranisė dhe pafundėsi e moskthimit. Profesor Ramadan Sinani shkoi nė amshim teksa mė parė siguroi njė formė tjetėr ekzistence – atė qė e siguron libri. Ai vetėm ndryshoi adresėn, teksa la nė botėn e kėndejshme shenjat e pranisė sė tij tė pėrhershme – vargjet, ku pėrgjithmonė do tė dėgjohet melodia pėrvajshme e kavalleve tė Sharrit, dhe do tė qėndrojė e sipėrfaqshme dėshira e fuqishme pėr tė pasur shtėpi nė qytetin e tij tė lindjes nė Tetovė, qė i kėndoi nga afėr dhe nga larg.

Nga: Salajdin Salihu




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio