Studentet.info
Opinione : UNIVERSITETI: SHYPĖS I MENDIMIT KREATIV
Kyqur 08-01-2008 5:27:06 (2274 Lexime)


Nga: Valon Xharra

Nė klasėn e shtatė tė shkollės fillore, mora njė tresh nė gjuhė e letėrsi shqipe. E ballafaquar me dėshprimin tim, profesorja e arsyetoi notėn se unė nuk arrita ta kujtoj datėn e saktė tė vdekjes sė Naim Frashėrit: 20 tetor, 1900.
Kjo filozofi e mėsimit ka pėr bazė besimin se shkolla ėshtė institucion pėr t'i pajisur studentėt mė dituri enciklopedike. Sipas kėtij qėndrimi studentėt e zellshėm duhet tė shndėrrohen nė deponi tė informatave. Mė shumė se 15 vjetė mė vonė, shkollat e universitetet kosovare ende vazhdojnė tė theksojnė kėtė lloj tė diturisė: mbledhjen dhe kujtimin e fakteve. Njė vėshtrim i thjeshtė i ndonjė testi apo provimi universitar zbulon se edhe sot provimet i testojnė studentėt pėr njohuri tė fakteve, definicioneve e koncepteve, e shumė rallė pėr aftėsinė e mendimit kreativ.



Ky trend vazhdon pasi te ne universiteti nuk konsiderohet si njė institucion hulumtues dhe problem-zgjidhės. Me paraqitjen e internetit dhe realitetit virtual Google si depo e pashterrshme e informatave, atėherė edhe koncepti i diturisė duhet ndryshuar duke u vėnė mė shumė theksi nė aftėsinė e studentėve pėr tė pėrpunuar informata dhe pėr tė menduar nė mėnyrė mė imagjinative. Prandaj, pėrveē admirimit tė perėndimit na mbetet tė shpresojme se mund edhe tė mėsojmė diēka duke emuluar sistemet e atjeshme tė shkollimit, pėrkundėr kufizimeve tona financiare.

Krijimi i trendit drejtė njė shkollimi mė imagjinativ ėshtė nxitur nga kompleksitetet shkencore, ekonomike e shoqėrore me tė cilat ballafaqohemi sot. Ēdo shtet modern pėrballet me probleme tė cilat kėrkojnė zgjidhje imagjinative: A mund tė kemi zhvillim ekonomik pa sakrifikim tė ambientit? Si tė mbesin vendet e zhvilluara konkuruese nė treg pranė lulėzimit tė ekonomive nė zhvillim? Si do tė pėrshtatemi ndaj shterrjes sė paevitueshme tė resurseve natyrore nė dekadat e ardhshme?

Tė gjitha kėto probleme kėrkojnė njerėz jo vetėm tė menēur por edhe imagjinativ me aftėsi qė tė ofrojnė zgjidhje inovative. Pėr kėtė arsye edhe kompanitė mė tė suksesshme botėrore (qė shpesh janė amerikane) kanė filluar ta modifikojnė procesin e rekrutimit tė punėtorėve duke kėrkuar njerėz me aftėsi kreative. Njė shembull konkret po e jap nga pėrvoja ime. Gjatė njė interviste pėr punė, pėrpos pyetjeve teknike tė cilat paneli mi shtroi, nga unė u kėrkua qė ta zgjidhi kėtė problem: Sa peshon njė aeroplan Boeing 747?

Kjo pyetje mund tė duket sa e pakumptimtė aq edhe qesharake. Megjithatė, kjo ėshtė njė prej pyetjeve me tė cilat ballafaqohen kandidatėt gjatė intervistimit pėr punė nė kompanitė mė tė njohura amerikane. Qėllimi primar i kėtyre pyetjeve nuk ėshtė arritja te pėrgjigja e drejtė por testimi i aftėsisė sė kandidatėve qė tė mendojnė logjikshėm, t'i zbėrthejnė kėto probleme nė pjesė mė tė pėrballueshme, dhe qė ti pajtojnė nė mėnyrė tė logjikshme dy mendime sado kundėrthėnėse.

(Ta marrim mė konkretisht shembullin e peshės sė aeroplanit. Intervistuesit janė tė vetedijshėm se asnjė kandidat nuk do ta dijė peshėn e saktė tė aeroplanit, por nė fund tė fundit ky edhe nuk ėshtė qėllimi i kėtij problemi. Kandidatja e aftė do ta zbėrthej kėtė problem nė probleme mė tė vogla dhe tė pėrballueshme. Ajo gjithashtu do tė shtrojė pyetje me vend: Sa udhėtarė janė brenda? Cili ėshtė destinacioni i aeroplanit dhe sa ka naftė nė rezervuoar? Nė fund mbetet vetė pesha e aeroplanit pėr tė cilėn njė njeri i zakonshėm nuk ka pikė tė referencės. Megjithatė, njė kandidate imagjinative do ta konsideronte aeroplanin si mjet transporti dhe do ta krahasonte atė me mjetin transportues mė tė pėrafėrt pėr ēdo udhėtar: veturėn. Atėherė, ajo do ta ketė mė lehtė tė vlerėsoj se njė veturė peshon afėrsisht dy tonė dhe mbanė katėr udhėtarė. Me njė mesatare prej rreth 500 kilogram pėr ēdo udhėtar ajo do tė mund tė arrijė te njė kalkulim i pėrafėrt i peshės sė aeroplanit. Nė kėtė rast, procesi i mendimit dhe aftėsia kreative e zgjidhjes sė problemit, e jo vetė rezultati, ėshtė me rėndėsi pėr vlerėsimin e kandidates.)

Tanimė historianėt e fushave tė ndryshme kanė pėrfunduar se historia e njerėzimit nuk ėshtė njė proces linear, por zhvillimet e arritjet e ndryshme janė arritur nė saje tė aftėsisė sė mendimtarėve qė ti pajtojnė idetė kontradiktore. Ky koncept, i cili definohet si histori dialektike, nuk ėshtė vetėm njė filozofi abstrakte por tregon se koha jonė kėrkon njerėz tė cilėt nė tė njėjtėn kohė mund t'i mbajnė nė kokė dy mendime kundėrthėnėse. Kjo ka pėr qėllim qė tė na vetėdijėsoj ndaj botės sė shekullit 21 qė nė thelb ėshtė mė e ndėrlidhur, shpesh kontradiktore dhe mbi tė gjitha dinamike. Universitetet perėndimore, e sidomos ato amerikane, kanė filluar tė adoptojnė stilin e tyre edukativ duke ofruar tekste universitare tė cilat mbi tė gjitha spikasin mospajtimet ndėrmjet mendimtarėve. Ky sistem nxitet thelbėsisht nga filozofia se njė edukim i shėndoshė ndėrtohet nė supe tė sfidimit tė ideve.

Njė botė mė e integruar, shpesh kontradiktore dhe mbi tė gjitha dinamike, detyron universitetet qė pėrpos theksimit tė mendimit kreativ dhe imagjinativ, tė nxisin nė trurin e studentėve njė kėnaqėsi intelektuale ndaj paradokseve. Inkurajimi i skepticizmit tė shėndoshė dhe shndėrrimi i studentėve nė mendues efektiv dhe kreativ duhet tė jetė qėllim imediat i shkollimit. Pėr tė funksionuar me sukses nė njė shoqėri teknike, studentėt ata duhet tė pajisen me aftėsi studimi e mendimi tė nevojshėm pėr gjetjen dhe procesimin e informatave nė njė botė dinamike.

Derisa zgjidhjet e problemeve tė sotshme kėrkojnė skeptikė tė shėndoshė me aftėsi qė tė mendojnė nė mėnyrė kritike dhe kreative, universitetet tona vazhdojnė tė krijojnė robotė nga tė cilėt kėrkohet qė tė pėrsėrisin fjalė pėr fjalė tekstet universitare. Deri atėherė, kujtimi i datės sė vdekjes sė Naim Frashėrit do ta pėrcaktoj intelegjencėn e studentėve.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio