Studentet.info
Lajme : UNIVERSITETET/Pedagogėt, studentėt dhe administrata votojnė sot pėr drejtuesit e rinj
Kyqur 10-01-2008 4:01:28 (1922 Lexime)

TIRANĖ, 10 JANAR - Pedagogėt dhe studentėt nė 11 universitetet publike tė vendit u drejtohen sot kutive tė votimit pėr tė zgjedhur drejtuesit e rinj. Nė orėn 08:00 ēelen qendrat e votimit nėpėr fakultete, proces, i cili vazhdon deri nė orėn 16:00. Zgjedhjet universitare zhvillohen pas 5 vjetėsh, pėr shkak tė vonesave tė ligjit pėr arsimin e lartė. Pėr herė parė, sistemi i zgjedhjeve ėshtė me bazė tė gjerė, ku ēdo pedagog, student apo personel i administratės hedh votėn pėr kandidatin pėr dekan dhe rektor. Po sot, votohet edhe pėr anėtarėt e senatit dhe shefat e departamenteve. Janė afro 101 mijė votues nė tė gjithė vendin, prej tė cilėve 95 mijė studentė, 5 mijė pedagogė dhe mbi 600 punonjės administrate. Zgjedhjet universitare i ka pėrshėndetur dje, edhe kreu i qeverisė, Sali Berisha. Ai u shpreh se "uroj njė proces tė ndershėm, uroj qė tė fitojnė mė tė mirėt". Sipas tij, ėshtė e rėndėsishme qė nė kėtė garė kanė marrė pjesė shumė drejtues ose dhe anėtarė tė ekipeve tė fakulteteve.


Komisionet zgjedhore kanė punuar dje, deri nė orėt e vona pėr tė pėrgatitur infrastrukturėn pėr procesin zgjedhor. Njė mision i madh ky pėr universitetet, pasi kjo metodė kryhet pėr herė tė parė. Qindra pedagogė e studentė janė angazhuar si anėtarė tė komisioneve zgjedhore nė njėsi fakulteti dhe universiteti, tė tjerė si numėrues votash dhe anėtar tė komisionit zgjedhor nė qendrat e votimit. Nė ēdo fakultet janė tri qendra votimi, pėrkatėsisht kutia e profesorėve, studentėve dhe administratės. Vlen tė theksohet se nė bazė tė rregullores sė MASH-it, vota e profesorėve ka peshėn mė tė madhe, ndėrsa ajo e studentėve pjesėtohet me 20%, ndėrsa e stafit jo akademik me 5%. Jashtė kėtij procesi kanė mbetur profesorėt qė kanė mė pak se njė vit punė, profesorėt e jashtėm dhe studentėt e part-time. Kėta nuk kanė tė drejtė tė votojnė sot.

Zgjedhjet nė universitete janė totalisht tė ngjashme me zgjedhjet parlamentare. Votuesit nė bazė tė listės emėrore paraqiten para komisionit me njė mjet identifikues, pasi firmosin, marrin fletėn e votimit, qė e plotėsojnė nė mėnyrė tė fshehtė dhe e hedhin nė kuti. Numėrimi i votave fillon pas orės 16:00, kur mbyllet procesi i votimit. Emrat e komisionerėve tė numėrimit janė propozuar nga secili kandidat dhe janė miratuar gjatė ditės sė djeshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tė Universitetit. Deri mbrėmė diskutohej pranė UT-sė qė votat pėr rektor tė numėroheshin pranė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve dhe jo pranė komisioneve tė numėrimit tė fakulteteve. Njė problem ky, qė priste pėrgjigjen e ministrit tė Arsimit, Genc Pollo, i cili ka miratuar edhe rregulloren e zgjedhjeve dhe ėshtė i vetmi, qė mund tė ndėrhyjė nė detaje tė neneve tė saj, nė rast nevoje. Ajo qė vihet re ėshtė se pranė universitetit mė tė madh, atij tė Tiranės, qė numėron mbi 20 mijė studentė dhe 750 pedagogė, situata parazgjedhore ishte e qetė mbrėmė dhe stafet e punės koordinoheshin normalisht. Gara nė Tiranė ėshtė e fortė, sidomos ajo pėr rektor, ku kandidatėt kanė kryer njė fushatė tė gjatė dhe pasionante zgjedhore. Pėr UT-nė, kandidatėt favoritė janė Valentina Duka dhe Dhori Kule, pėr UPT-nė, Stavri Ristani dhe Forcim Softa dhe pėr Akademinė e Arteve, Bujar Sykja dhe Petrit Malaj. Pra, beteja e madhe ėshtė posti i drejtuesit tė universitetit, ndėrsa pėr postin e dekanit tė fakultetit situata ėshtė mė e qetė pasi nė shumicėn e tyre, kandidatėt janė konsensualė, pra s‘ka konkurrencė.


Numri i votuesve


Nr. i studentėve afro 95.000

Nr. i pedagogėve afro 5000

Nr. i administratės afro 600



EMRAT E KANDIDATEVE NE TIRANE


Universiteti i Tiranės

Pėr rektor

Valentina Duka

Dhori Kule

Llukan Puka

Bardhyll Ēeku


Pėr dekan

Fakulteti Ekonomik

Omer Stringa

F. Histori-Filologji

Shezai Rrokaj

Fakulteti i Mjekėsisė

Alfred Priftanji

Anila Godo

Nikollaq Kacani

Eduard Harshova

Fakulteti i Infermierisė

Petrit Bare

Fakulteti i Drejtėsisė

Skėnder Kaēupi

F. Shkenca Sociale

Theodhori Karaj

F. Gjuhėve tė Huaja

Klodeta Dibra

F.Shkenca tė Natyrės

Rozana Troja

Ilir Manullari

Bejo Duka


Akademia e Arteve

Pėr rektor

Bujar Sykja

Petrit Malaj


Universiteti Politeknik

Pėr rektor

Stavri Ristani

Jorgaq Kacani

Forcim Softa

Aleksandėr Xhuvani

(SHQIP)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio