Studentet.info
Lajme : Zgjedhjet, Dhori Kule fiton Universitetin e Tiranės
Kyqur 12-01-2008 4:42:17 (3696 Lexime)


TIRANĖ, 12 JANAR- Universiteti mė i madh nė vend, ai i Tiranės, do tė drejtohet nga njė profesor ekonomie. Ish-dekani i fakultetit tė Ekonomisė, Dhori Kule, do tė jetė nė krye tė UT-sė pėr katėr vitet e ardhshme. Madje rezultatet e votimit tė 10 janarit, kanė treguar se ai ėshtė njė figurė mjaft e besueshme, jo vetėm pėr stafin akademik, por edhe pėr vetė studentėt duke i dhėnė atij 55% tė totalit tė votave, kundrejt 25% qė ka marrė Valentina Duka, rivalja e tij kryesore nė kėtė garė. Ndėrkohė qė Universiteti Politeknik i Tiranės do tė drejtohet nga Jorgaq Kacani, Akademia e Arteve nga Petrit Malaj, ndėrsa universiteti Bujqėsor i Kamzės do tė drejtohet nga Fatos Harizaj. Gjithashtu gjatė ditės sė djeshme janė zyrtarizuar edhe emrat fitues pėr postin e dekanit nė tė gjitha universitetet publike.

Gara pėr rektor
Duke filluar qė nga dita e djeshme profesor Dhori Kule, ėshtė rektori i ri i Universitetit tė Tiranės. Stafi akademik i UT-sė ka zgjedhur nė krye tė tij ish-dekanin e fakultetit Ekonomik, i cili ėshtė shpallur fitues me 55 % tė votave pėrkundrejt 25 % tė marra nga rivalja kryesore, Valentina Duka. Ose e pėrkthyer nė numra, Dhori Kule ka marrė votat e 374 pedagogėve, 121 punonjėsve tė adminstratės dhe tė 3986 studentėve, ndėrsa rivalja e tij, Valentina Duka ėshtė votuar nga 194 pedagogė, 93 punonjės tė administraės dhe 1611 studentė. Dy kandidatėt e tjerė pėr rektor tė UT-sė, Llukan Puka dhe Bardhyl Ēeku kanė marrė respektivisht 17% dhe 3% tė votave. Nė njė pronocim tė parė pėr mediat, rektori i ri i UT-sė, Dhori Kule, ka deklaruar se do tė do punojė qė nė auditore tė ulen vetėm studentė cilėsore dhe se falė njė kontrate mes universiteteve publike dhe privatėve do tė lejojė edhe dypuėsimin e profesorėve. Ndėrkohė qė nė karrigen e rektorit tė Universitetit Politeknik ėshtė ulur ish-dekani i Inxhinierisė Mekanike, Jorgaq Kaēani, i cili ka premtuar njė marrėdhėnie mė tė mirė me sektorin privat. Tek Akademia e Arteve, rektor ėshtė zgjedhur ish-dekani i Artit Skenik, Petrit Malaj, ndėrsa profesor dr. Fatos Harizaj, ėshtė e shpallur fitues si rektor nė universitetin Bujqėsor, Kamėz. Ndėrkohė te Institituti i Fiskulturės nė Tiranė, ėshtė shpallur fitues Vesel Rizvanolli, qė mbante postin e zv/rektorit. Liman Varoshi, ėshtė personi qė do tė drejtojė katėr vitet e ardhshme universitetin e Elbasanit, ndėrsa ai i Vlorės do tė jetė nė duart e Tanush Shaskės. Gjirokastra do tė drejtohet nga Gėzim Sala, ndėrsa universiteti i Shkodrės do tė drejtohet nga Artan Haxhi. Ndėrsa universiteti i Korēės nuk ka mundur tė pėrcaktojė dot emrin e ri qė do ta drejtojė, ndaj do tė shkojė sėrish nė zgjedhjeve. Asnjėri prej kandidatėve nuk ka arritur tė kalojė pragun minimal pėr fituesin, atė tė 33 % tė votave. Kėshtu Gjergji Mero ka arritur tė sigurojė 32.29 % tė votave, ndėrsa Bashkim Jahollari vetėm 24.6 %.
Gara pėr dekan
Janė zyrtarizuar sot edhe emrat e tė gjithė dekanėve qė do tė marrin nė dorė drejtimin e fakulteteve. Kryetari i KQZI-sė sė Universitetit tė Tiranės, Enver Roshi, ka publikuar listen me 8 dekanėt fitues tė UT-sė. Kėshtu, fakulteti i Histori-Filologjisė do tė drejtohet nga ish-rektori, Shezai Rrokaj, fakulteti i Shkencave Sociale, nga dekani aktual, Theodhori Karaj, ai i Infermierisė nga Petrit Bare. Profesori i sė Drejtės Penale, Skėnder Kaēupi do tė drejtojė fakultetin e Drejtėsisė, Gjuhėt e Huaja do drejtohen nga Klodeta Dibra, Ekonomiku nga Omer Stringa, ndėrsa fakulteti i Mjekėsisė do tė drejtohet nga Alfred Priftanji. Kreu i KQZI-sė sė UT-sė, Roshi ėshtė shprehur se reagimi i kandidatit pėr dekan nė fakultetin e Mjekėsisė, Eduart Harshova, ėshtė i padrejtė. “Reagimi i njėrit prej kandidatėve pėr dekan te Mjekėsia, Hashorvės, ėshtė i pabazė. Ka qenė vetėm njė shprehje emocionale”, - ka deklaruar ai. Ish-rektori i Politeknikut, Pėrparim Hoxha, ka marrė postin e dekanit pėr fakultetin e Gjeologji-Minierave. Te Akademia e Arteve, Kastriot Ēaushi do tė drejtojė Dramėn dhe Burhan Spahiu, Muzikologjinė. Nga ky proces votimi do tė mėsohen edhe emrat e shefave tė departamente si dhe tė anėtarėve tė senatit e kėshillave tė fakulteteve.

Nga: Esmeralda Keta




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio