Studentet.info
Lajme : UP hetohet pėr keqpėrdorim tė rreth 11 milionė euro
Kyqur 12-01-2008 12:33:05 (1578 Lexime)


Prishtinė, 12 janar – Hetime intensive tė policisė janė duke u zhvilluar nė Universitetin e Prishtinės, pėr rreth 11 milionė euro tė keqpėrdorura nga zyrtarė dhe ish-zyrtarė tė Rektoratit dhe tė shtatėmbėdhjetė njėsive akademike, raporton gazeta "koha Ditore". Burime shumė tė besueshme brenda Shėrbimit Policor tė Kosovės i kanė konfirmuar gazetės se, prej muajsh, ka filluar intervistomi i punonjėsve tė universitetit, tė cilėt janė pėrgjegjės tė drejtpėrdrejt tė keqpėrdorimeve qė tash pėr tash konsiderohen si tė supozuara.

“Bėhet fjalė pėr rreth 11 milionė euro, pėr tė cilat njerėzit e universitetit tani janė duke u intervistuar. Atje (nė UP) ka pasė pėrzierje kompetencash para dy vitesh, qė ka krijuar rrethana pėr keqpėrdorim tė mjeteve, por edhe qė nė masė tė madhe e ka komplikuar procedurėn hetimore. Por, hetimi nuk po bėhet vetėm pėr kėtė periudhė”, ka thėnė njė zyrtar i SHPK-sė, nė kushte anonimiteti.
Ai ka theksuar se abuzime mė tė mėdha me paranė publike dyshohet tė jenė bėrė prej vitit 2003 deri nė vitin 2006. Pistat kryesore janė Rektorati i UP-sė, Fakulteti Ekonomik, Fakulteti Juridik, Fakulteti i Mjekėsisė dhe ai i Shkencave Matematiko-Natyrore.
Sipas kėtij burimi, pos zyrtarėve dhe ish-zyrtarėve tė UP-sė janė intervistuar edhe disa punonjės tė Ministrisė sė Arsimit, tė cilėt besohet tė jenė tė involvuar nė kėto keqpėrdorime tė mjeteve.
Pa dhėnė detaje se cili departament i policisė ėshtė i angazhuar nė kėtė ēėshtje, dhe pa pėrmendur shumėn e mjeteve e cila supozohet se ėshtė keqpėrdorur, zėdhėnėsi i SHPK-sė, Veton Elshani, ka konfirmua zhvillimin e hetimeve.
“Policia ėshtė duke zhvilluar njė hetim nė lidhje me keqpėrdorimet dhe keqmenaxhimet e mundshme tė mjeteve nė Universitetin e Prishtinės”, ka thėnė shkurt Elshani.
Deri nė fund tė vitit 2006 shumica e obligimeve financiare qė studentėt kanė patur ndaj fakultetit janė realizuar nėpėrmjet formės kesh, prandaj mundėsitė pėr keqpėrdorime konsiderohet tė kenė qenė evidente. Sipas njė ish-zyrtari tė UP-sė, fare pak disiplinė ka pasur nė procesin e prokurimit.
“Shumė herė kanė munguar vendimet pėr tė themeluar komisionin e hapjes sė ofertės dhe komisionin e vlerėsimit. I njėjti komision jo vetėm qė ka bėrė hapjen dhe vlerėsimin e ofertave, por edhe ka participuar nė procedurėn e pranimit tė punės dhe tė mallrave, dhe merreni me mend ēka mund tė bėhet nė kėtė rast”, ka thėnė ky ish-zyrtar i lartė i UP-sė. Kėtė e sheh si defekt tė madh qė ka krijuar hapėsirė pėr manipulime tė mėdha me tenderėt.
Njė pjesė e hetimit ka tė bėjė edhe me tė gjeturat e evidentuara nė raportin e Auditorit Gjeneral qė i referohet vitit fiskal 2005, sipas tė cilit shuma prej mė tepėr se tre milionė euro nuk ėshtė pėrputhur gjatė krahasimit tė shifrave tė dhėna nga udhėheqja e UP-sė dhe atyre tė evidentuara nė Ministrinė e Ekonomisė dhe e Financave.
Deri tash janė intervistuar personat qė kanė qenė pėrgjegjės pėr financa gjatė kohės sa ka qenė rektor Zejnel Kelmendi, si dhe pjesa mė e madhe e stafit drejtues tė UP-nė dhe tė fakulteteve kur kanė mbajtur pozita gjatė kohės qė Arsim Bajrami ushtronte detyrėn e rektorit.
Menaxhmenti i fundit ka pasur qasje vetėm nė tė hyrat vetanake tė universitetit, meqė tė vetmit persona qė kanė pasur tė drejtė menaxhimi me buxhetin gjatė kohės kur Bajrami ishte rektor i UP-sė, ka qenė sekretari i pėrhershėm i universitetit, Destan Halimi, dhe sekretarėt e fakulteteve. Kjo pasi Bajrami konsiderohej rektor i paligjshėm nga ana e Ministrisė sė Arsimit.
Jashtė hetimeve nuk janė as anėtarėt e bordit tė pėrkohshėm tė Universitetit, tė drejtuar nga Jahi Hoxha, i cili ishte emėruar e pastaj shkarkuar nga ministri Agim Veliu. Sekretari i universitetit, shefi aktual i financave, arkėtari, ish-shefi i Zyrės sė Prokurimit, janė tė tjerė zyrtarė nga tė cilėt po zhvillohen hetime.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio