Studentet.info
Opinione : Letėr e hapur Rektorit Enver Hasanit
Kyqur 22-01-2008 7:03:19 (2063 Lexime)


Rektor, mos u tutni!

I nderuari Rektor Hasani,

Qysh nė fillim tė kėsaj letre mė lejoni t’ju them se kam njė respekt tė jashtėzakonshėm pėr ju si akademik, duke e pasur parasysh nivelin e lartė tė dy librave qė keni publikuar (Shpėrbėrja e Jugosllavisė dhe Kosova (teza e magjistraturės) dhe Self-determination,Territorial Integrity and International Stability: The Case of Yugoslavia (teza e doktoraturės)), por edhe duke e pasur parasysh nivelin e shumė punimeve shkencore, tė cilat i keni botuar kryesisht nė revistat akademike jashtė Kosovės. Kur jemi te publikimet shkencore, mė duhet ta pėrmend kritikėn e
mrekullueshme qė i keni bėrė librit Man, the State, and War tė autorit Kenneth N. Waltz. Pėr mė shumė,edhe mburrem qė kam pasur fatin tė ndjek ligjėratat qė keni mbajtur nė Universitetin e Prishtinės. T’jua them tė vėrtetėn, arsyeja kryesore qė mė ka shtyrė tė mos e braktis UP-nė ka qenė niveli juaj akademik dhe i profesorit Enver Hoxhaj, por edhe i ndonjė profesori
tjetėr, qė shpeshherė mė jepnit shpresė se ja vlen tė shkojė aty.


Sidoqoftė, arsyeja pse po ju shkruaj kėtė letėr, ka tė bėjė me debatin qė qe paraparė tė mbahej tė premten (18.01.2008) nė KTV pėr gjendjen nė Universitetin e Prishtinės, ku tė ftuar, pėrveē jush, nė cilėsinė e Rektorit tė UP-sė dhe profesorit Enver Hoxhaj, nė cilėsinė e Ministrit tė Arsimit, isha edhe unė si aktivist i dikurshėm i Lėvizjes “Tjetėrqysh”. Nė momentin kurdrejtuesi i emisionit – pas insistimittuaj – ju ka treguar se unė jam mysafiri i tretė, atėherė, ju jeni ngritur nė kėmbė dhe i lemerisur e keni lėshuar sallėn, duke thėnė se Shkėlzen Gashi nuk i kupton problemet. Disa pjesėtarė tė stafit teknik tė
emisionit dhe punėtorė tė Muzeut tė Kosovės mė thoshin se nuk kanė parė nė jetė dikė mė tė frikėsuar dhe me sjellje mė tė ēakorduara.

Mė duhet t’jua kujtoj se arsyet kryesore qė mua dhe disa prej kolegėve tė mi na patėn shtyrė tė reagojmė pėr gjendjen e mjerė me tė cilėn pėrballej UP gjatė tėrė pasluftės kanė qenė kėto: plagjiatura, politizimi deri nė palcė, mungesa e stafit akademik, mungesa e revistave akademike, numri shumėfish mė i madh i studentėve se sa hapėsira qė ka UP, dyfishimi i studentėve tė pranuar pas kalimit tė afatit, mungesa e parapagimit nė revista akademike, tė mėsuarit mekanik pėrmes skripteve dhe shėnimeve, mungesa e bibliotekave nė fakultete, mungesa e internetit nė tėrė hapėsirėn e UP-sė...

Kur ne pėrpiqeshim qė pėrmes shkrimeve dhe aksioneve ta kushtrimojmė opinionin pėr gjėrat e pėrmendura mė sipėr, ju na thoshit se ju fascinon dija dhe guximi ynė pėr ta bėrė njė gjė tė tillė. Pėrveē se pajtoheshit qė UP ballafaqohet me problemet e lartpėrmendura, ju edhe na konsideronit si thyes tė mitit pėr Universitetin e Prishtinės. Mua mė kujtohet shumė mirė kur mė 22 korrik 2004 nė tė pėrditshmen KOHA Ditore patėt publikuar njė letėr pėr dekanin eFakultetit Juridik me titull “Korrje-shirjet” dhe politika e regjistrimit nė Fakultetin Juridik, nė tė cilėn letėr ju e kritikonit atė – me plotė tė drejtė –
pėr parregullsitė dhe dallaveret nė regjistrimin e
studentėve nė kėtė fakultet. Pothuajse dy vite pas
publikimit tė kėsaj letre, ju u bėtė rektor i
Universitetit tė Prishtinės. Po cila ėshtė gjendja sot kur tashmė janė bėrė gati dy vite qyshkur ju e drejtoni Universitetin e Prishtinės?

Sikundėr u tha edhe mė sipėr, shtylla kryesore e krejt aktivitetit tonė ka qenė plagjiatura, pėrkatėsisht verifikimi i titujve akademikė nė UP. Krejt ēfarė keni bėrė ju nė kėtė drejtim ėshtė themelimi i njė komisioni anonim (sic) pėr librat plagjiat, i cili komision ėshtė marrė me librat e njė grupi fare tė vogėl tė profesorėve, tė cilėt nuk kishin kurrfarė lidhje me politikėn. Kėtu fshihet misteri se pėrse ju nuk i keni suspenduar, ta zėmė, Arsim Bajramin, Hajredin Kuqin e pedagogė tė tjerė tė UP-sė, tė cilėt
tashmė dihet se me librat e tyre kanė bėrė
plagjiaturė. Pėr mė keq, pėrmes njė vendimi e keni
legalizuar plagjiaturėn, duke thėnė se vetėm librat e vjedhur mbi 70% nga i njėjti libėr do tė konsiderohen plagjiaturė. Kjo do tė thotė se studentėt, kandidatėt pėr Master apo PhD, profesorėt... mund tė vjedhin, por, jo mbi 70% nga i njėjti libėr. Pra, ata mund tė vjedhin, ta zėmė, 69% nga njė libėr dhe 31% nga njė tjetėr libėr, e kėshtu ju bie tė lexojnė vetėm dy
libra pėr tė bėrė temė diplome, magjistraturė apo edhe doktoraturė. Kjo nuk ndodhė askund nė botė. Pra, edhe pas ardhjes suaj nė krye tė UP-sė, politikanė tė ndryshėm kanė bėrė magjistratura e doktoratura pa kurrfarė niveli. Ē’ėshtė me e keqja, nė disa prej tyre edhe keni qenė anėtar komisioni.

Pėrveē kėsaj, edhe (ri)themelimin e revistave
akademike e konsideronim si segment shumė tė
rėndėsishėm pėr arsyen e thjeshtė se ato, mes tjerash, e bėjnė universitetin qė tė dallojė nga shkolla e mesme. Pėr gati dy vite sa keni udhėhequr UP-nė, nuk e keni (ri)themeluar as edhe njė revistė akademike dhe edhe mė tutje UP mbetet i vetmi universitet nė Evropė qė nuk parapaguhet nė ndonjė revistė akademike dhe ku studentėt mėsojnė mekanikisht pėrmes skripteve dhe
shėnimeve. Po ashtu, edhe mė tutje nė UP kemi numėr shumėfish mė tė madh tė studentėve se sa qė ka hapėsirė dhe edhe me tutje nė UP kemi tė pranishėm fenomenin qė ju dikur e quanit fenomeni i korrje-shirjeve. Ta zėmė, nė Fakultetin Juridik pėr vitin akademik 2007/2008 ka qenė e paraparė tė
pranohen diku 800 studentė, mirėpo pas afatit janė
pranuar edhe po aq pas dore, duke e ngritur kėshtu
numrin e studentėve nė afėrsisht 1500. Tė mos flasim pėr bibliotekat e fakulteteve ose pėr mos instalimin e internetit nė tėrė hapėsirėn e UP-sė.

Politizimi i UP-sė, por mbi tė gjitha gjėrat qė i
pėrmenda mė sipėr janė arsyet kryesore qė UP nuk ėshtė pranuar nė Bolonjė. Krejt ēfarė keni bėrė ju pėr kėto dy vite ėshtė mbyllja e byfeve dhe deri-diku renovimi i WC-ve, por, sikundėr e dini shumė mirė, kėto dy tė fundit nuk janė kritere pėr t’u pranuar nė Bolonjė.
Pėr tė njėjtat gjėra qė po ju kritikoj juve sot, i kam kritikuar edhe Arsim Bajramin e Hajredin Kuqin. Atėbotė, ata i iknin ballafaqimit me mua, ndėrsa ju mė pėrkrahnit dhe mė prezantonit si revolucionar urban. Sot, ju po i ikni ballafaqimit me mua. Sikur ata dikur.

Megjithėkėtė, pėr mendimin tim, pėrveēse akademik i vyeshėm, ju nė esencė jeni edhe njeri i ndershėm. Por, skundėr e dini edhe ju, nė shoqėrinė tonė ėshtė jashtėzakonisht e vėshtirė pėr tė mbijetuar si njeri i ndershėm dhe kundėrshtues i mbrapshtive tė ēfarėdo
natyre qofshin ato. Ju keni synuar tė bėheni rektor i UP-sė dhe pėr ta realizuar njė ambicie tė tillė ėshtė dashur tė lidheni me politikanėt, tė cilėt mė pas ju kanė bėrė presion qė tė punoni sipas interesave tė tyre tė ngushta dhe meskine. Nė tė vėrtetė, fillimisht ju edhe keni provuar qė tė mos punoni sipas urdhrave tė tyre, por ata ua terrorizonin fėmijėt. Andaj, nuk do tė ēuditesha nėse nė njė tė ardhme tė afėrt nė UP-nė e udhėhequr nga ju do tė doktorojnė edhe shumė
politikanė, e niveli i doktoraturave tė tyre, pa fije dyshimi, do tė jetė skandaloz. Jam thellė i bindur se nė rrethana normale nuk do tė kishit pranuar tė bashkėpunoni me kėtė soj tė njerėzve. Por, ėshtė kohė e pakohė. Krejt pėr fund, me sinqeritetin mė tė thellė tė mundshėm, ju kėrkoj falje pėr lemerinė e shkaktuar nė mbrėmjen e 18 janarit 2008.

Me keqardhje tė thellė,
Shkėlzen Gashi
shkelzengashi@yahoo.com
20 janar 2008
Prishtinė




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio