Studentet.info
Opinione : “ BOLONJA “ DHE Arsimi i Lart NĖ KUSHTET E GLOBALIZMIT
Kyqur 24-01-2008 12:01:07 (3333 Lexime)

Nga: Arben POROĒANI

Nisur nga rėndėsia qė ka pėr shoqėrinė arsimi i lartė ( A L ), si dhe duke qenė vetė pjesė e stafeve akademike, ndonėse me njė pėrvojė jo shumė tė gjatė nė Universitet, nė kėtė periudhė paszgjedhore pėr
Organet Drejtuese nė tė gjitha Universitetet e vendit, zgjodha kėtė temė pėr ta trajtuar e pėr tė shprehur opinionet e mia .Pėr temėn kam studiuar mjaft literaturė pėr ta njohur sa mė mirė kėtė proces dhe pėr tė kuptuar drejt tė mirat e problemet qė dalin, veēanėrisht, nga zbatimi i drejtpėrdrejtė i Kartės sė Bolonjės. Ēdo pėrfundim qė kam arritur, ua ofroj lexuesve tė moshave tė ndryshme, veēanėrisht, studentėve e tė gjithė atyre qė lidhen me botėn e dijes dhe shpresoj se kontributi im do vlejė sadopak pėr ta…



Shqetėsimi kryesor i shoqėrisė demokratike ėshtė ardhmėria e saj. Demokracia dhe zhvillimet e saj tė fundit nė vende tė ndryshme tė botės dhe, veēanėrisht, nė ato tė Europės, kanė treguar se ky proces i nisur, brenda kontureve tė njė bote globale, ka nevojė pėr mbėshtetjen e tė gjithėve. Demokracisė nuk i nevojiten individė qė vetėm brohorasin nė sheshe mitingjesh apo kontribuojnė gjatė ditės sė votimit duke punuar si komisionerė, pėrfaqėsues tė njė force tė caktuar politike apo dikush tjetėr si koordinator i jashtėm. Historia ka treguar se si kanė dėshtuar provat paradoksale pėr tė ushqyer demokracinė me injorancėn. Njė shoqėri e vėrtetė demokratike, nė tė cilėn Qeveria del nga populli dhe i pėrket atij duke u vėnė plotėsisht nė shėrbim tė nevojave e halleve tė tyre, ėshtė mė se normale qė ajo tė jetė tepėr e interesuar pėr arsimimin dhe edukimin e brezit tė ri, nė pėrgjithėsi, dhe e edukimit tė lartė nė veēanti. Populli ėshtė i lirė tė verė nė shėrbim tė vetės tėrė potencialin e vet krijues dhe profesional tė fituar nga institucionet pėrkatėse tė shoqėrisė. Nė kėtė aspekt, Universitetet shėrbejnė si institucionet mė tė rėndėsishme qė vihen nė funksion si tė individit dhe vetė shoqėrisė. Universitetet janė ato qė synojnė tķ japin individit drejtimin e kėrkuar pėr tė qenė i aftė dhe i vlefshėm pėr shoqėrinė duke nxjerrė nė pah e nė ēdo kohė aftėsitė e fituara. Universitetet i japin shoqėrisė specialistė tė fushave tė ndryshme tė dijes dhe tė ekonomisė, qė do punojnė nė kushtet e njė Ekonomie tė Tregut dhe me mjete e teknologji tė avancuar dhe moderne. Kėshtu qė, pėr ēdo vend tė udhėhequr nga njė Qeveri e zgjedhur me vullnetin e lirė tė popullit tė vet, duhet parė me shumė kujdes dhe tė mbetet si pikė themelore e programeve qeverisėse arsimimi i brezit tė ri, reformat bazė nė tė pėr tė patur njė shoqėri demokratike me individė intelektualė, tė aftė pėr ta ndryshuar edhe mė shumė atė.

Shumė gjėra kanė ndryshuar nga fundi i mijėvjeēarit tė kaluar, e sidomos pas viteve `90 e deri tani nė vitet e para tė mijėvjeēarit tė ri ; ligjet, sistemet politike – shoqėrore, qeveritė, Parlamenti. Por, njė gjė ėshtė shumė e rėndėsishme pėr tu ndryshuar : mėnyra e tė menduarit tė njerėzve. Dhe natyrisht, ky proces kėrkon durim, ėshtė i gjatė dhe jo i lehtė. Nė kėtė proces tė rėndėsishėm pėr transformimin e shoqėrisė faktor bazė tė pėrshpejtimit janė mėsuesit e pedagogėt. Nė sistemin universitar e pasuniversitar tė pregatitjes sė mėsuesve vend tė veēantė ze ndėrtimi i njė strukture tė re, me forma, metoda dhe kurrikula tė veēanta, qė sjellin njė mėsimdhėnie me rendiment tė lartė dhe qė pėrputhen me vlerat e vėrteta tė demokracisė. Ky ėshtė njė problem qė sot shqetėson mjaft drejtues nė vende tė ndryshme, kjo ėshtė qė sfidė e re nė shekullin e ri. Dhe pėrpjekjet nuk kanė dėshtuar. Reformat kanė nisur dhe kanė dhėnė frytet e para tė punės. Arsimi i Lartė Europian ka nisur njė udhė tė re, atė tė “ Kartės sė Bolonjės “ qė nga viti 1999 – njė proces qė ka si qėllim final krijimin e njė Zone Europiane tė Arsimit tė Lartė. Njohja dhe kuptimi mė i thellė i kėtij procesi pėrbėjnė njė parakusht pėr realizimin sa mė konkret nė praktikė.

Ėshtė fakt dhe njihet nga tė gjithė se kohėt e fundit Europa ka ndėrmarrė hapa mjaft tė rėndėsishėm pėrpara. Por; askush nuk duhet tė harrojė se Europa nuk ėshtė vetėm e Euro-s, e bankave apo e ekonomisė. Ajo duhet tė jetė edhe Europė e dijeve, gjithashtu. Nė kėtė kuadėr ; vitet e fundit vende tė ndryshme tė Europės, me sa duket qė patėn kushtet mė tė favorshme, nisėn njė reformė tė pėrbashkėt, atė tė krijimit tė njė Zone Europiane tė Arsimit tė Lartė, si pjesė e njė procesi akoma mė tė gjerė, atė tė globalizimit. Ashtu siē e kanė vlerėsuar Globalizmin profesorė tė ndryshėm tė shkencave politike : si rritje e tregtisė, gjuhė globale, fluks migrimi, lėvizje e lirė e njerėzve dhe e teknologjisė, e ideve, njohurive ; ( cituar nga Filipink, Eric – Policy Coordinator OSCE ) ose Manfred B. Steger duke trajtuar Globalizmin thotė se “ Ai si ēdo proces tjetėr shoqėror, pėrmban edhe dimensionin ideologjik, pėrveē atyre ekonomik, politik dhe kulturor “ ( Steger, Manfred B. , GLOBALIZMI, Co – Plan, 2003 ), kushdo qė ka lidhje apo interes me kėtė fushė, e kupton rėndėsinė qė mbart procesi i reformave nė arsim. Nuk ėshtė objekt i kėtij shkrimi paraqitja e rėndėsisė sė reformave qė kanė ndėrmarrė vende tė ndryshme tė Europės, pėrfshirė kėtu edhe Shqipėrinė, pasi ky ėshtė tashmė realitet, por mendoj se ėshtė mė shumė e rėndėsishme njohja mė e thellė e kėtij procesi tė nisur.

Atėherė, po parashtroj disa pyetje, tė cilat mendoj se janė “ Thembra e Akilit “ ose shqetėsimi mė kryesor i Arsimit tė Lartė sot :

- Ē`paraqet nė tė vėrtetė Karta e Bolonjės ?

- Cilėt janė disa faktorė qė e sollėn atė nė zbatim ?

- Cilat vende e kanė nėnshkruar marėveshjen ?

- Si po ecėn ky proces nė vende tė ndryshme europiane ?

- Po Shqipėria nė ē`fazė tė tij ėshtė ?

- A njihen Diplomat e sotme tė lėshuara nga Universitete tona nė Europė ?

- A po bėhet i plotė Vlerėsimi me Pikėt e Kreditit ?

- A mund ta vazhdosh njė Master jashtė shtetit duke patur njė diplomė shqiptare ?

- Sa janė ndėrgjegjėsuar studentėt me Kartėn e Bolonjės ?

- Ē’pjesė e stafeve akademike plotėsojnė kushtet e ofruara nga Karta e Bolonjės ? etj.

Tani desha ta mbyll shkrimin tim duke mos pėlqyer tė pėrgjigjem pėr asnjėrėn nga pyetjen, por kjo tė jetė njė Kujtesė pėr Autoritetet Drejtuese tė Universiteteve tona Publike si dhe baza kryesore e Platformave tė punės sė tyre nė tė ardhmen.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio