Studentet.info
Lajme : Vetėm nga Kosova s’ka diploma false
Kyqur 29-01-2008 7:45:29 (1365 Lexime)

SHKUP, 29 JANAR - Bullgaria, ėshtė vendi prej ku qytetarėt e Maqedonisė pajisen me numrin nė tė madh tė diplomave tė falsifikuara. Nė radhė vijnė Shqipėria dhe Serbia, por jo edhe Kosova, prej ku vijnė njė numėr i konsiderueshėm diplomash, tė arsimit tė lartė. Kėtė e tregojnė shifrat e Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės (MASH), ku aktualisht punojnė pesė komisione pėr nostrifikim dhe verifikim tė gjitha llojeve tė diplomave, por qė me rastet mė tė shumta tė falsifikimit ashtu si edhe tė kėrkesave pėr nostrifikim ballafaqohet Komisioni pranė sektorit tė arsimit tė lartė.

Nė kėtė komision, gjatė pesė viteve tė fundit janė identifikuar 122 diploma false, gjysma prej tė cilave apo 66 sosh vijnė nga universitet e fqinji lindor, Bullgarisė. Nuk mbetet shumė mbas as Shqipėria, me 54 falsifikate tė identifikuara, ndėrsa nga Serbia janė zbuluar vetėm dy diploma false edhe atė nga fakultete e Beogradit.
Nė listėn e diplomave tė falsifikuara nuk ėshtė asnjė diplomė nga Universiteti i Prishtinės apo ndonjė institucion tjetėr arsimor i Kosovės. Vetėm nga Universiteti i Prishtinės, vitin e kaluar, janė nostrifikuar 223 diploma. Me kėtė numėr, Kosova radhitet nė vendin e dytė tė shteteve me numrin mė tė madh tė diplomave tė nostrifikuara, pas Bullgarisė me 347 diploma tė nostrifikuara pėr vitin 2007. MASH nuk ka zbuluar ende diploma tė falsifikuara nga universitetet e vendit, pasi ato nuk i nėnshtrohen procesit tė nostrifikimit, respektivisht verifikimit tė prejardhjes sė dokumentit. Kjo fazė, sikurse shpjegojnė nė MASH ėshtė edhe “pika e dobėt” e falsifikateve.
Prej nė qershor tė vitit tė kaluar, kur nė MASH filloi nostrifikimi i diplomave me kohė tė shkurtuar e deri nė muajin dhjetor, janė nostrifikuar gjithsej njė mijė e 61 diploma. Viteve tė kaluar, ky numėr ka qene tri-katėr fish mė i mė vogėl. Rritja e numrit, i dedikohet rregullores sė re, e cila u nxor pas ndryshimit tė Ligjit pėr arsimit tė lartė e, me tė cilin u shkurta procedurat pėr nostrifikimin e diplomave. Pėr shtete me tė cilat Maqedonia, akt ė nėnshkruar marrėveshje bashkėpunimin nė sferėn e arsimit kohėzgjatja e procedurave nga tri muaj u shkurtua nė 20 ditė, kurse pėr diplomat e 500 universiteteve elite, ėshtė caktuar afati ligjor prej tetė ditė.

Nga: Laura PAPRANIKU




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio