Studentet.info
Opinione : Dy Enverat
Kyqur 29-01-2008 10:43:43 (2056 Lexime)


Nga: Halil MATOSHI

Po t'i thuash dikujt nė Tiranė (brezit tė mesėm dhe tė ri) se njė dorė ministrash dhe njė dyzinė funksionarėsh politikė nė Kosovė ende e mbajnė fotografinė e Enver Hoxhės nė shtėpitė e tyre, tė pėrmasave mė tė mėdha se tė babave dhe nanave tė tyre natyrale, dhe me korniza tė praruara, do tė qeshnin, sepse nuk do tė te besonin. Thjeshtė do t'u dukej trill letrar... Emri Enver, ende vepron si ikonografi nė mendėsinė politike nė Kosovė (Enver Hoxha, lideri komunist i Shqipėrisė) por sė paku nuk ka lidhje simbolike me kėta dy Enverat e kėtij shkrimi. Fatmirėsisht.

Kur ėshtė nė pyetje shkolla e Kosovės dhe dalja e saj nga modelet socrealiste (kurset pėr analfabetėt) shtresa akademike e njerėzve tė Kosovės, por edhe qytetarėt dashamirės tė arsimit, i kanė varė shpresat tek dy Enverat, i pari Rektor universiteti dhe i dyti Ministėr arsimi. Derisa Enverit tė parė po i skadon koha ideale pėr ta kthye sėmbari Universitetin, sepse aktualisht duket si i topitur, (njė Promethe ose Agim Ēek i mbėrthyem!???), i zhytur nė oportunitet, (kėtė bindje ma sforcoi fakti se ai ishte ngritur pak para se tė fillonte debati nė KTV, mė 18 janar). Kurse ky i dyti ka ende kohė pėr ta krijuar agjendėn e tij ministrore dhe pėr t'u ballafaquar me sfidat e arsimit kosovar, tė cilat ai si profesor universiteti, shumė i adhuruar nga studentėt e tij, i njeh mirė. Tjetėr ėshtė se sa ai do tė ketė mbėshtetje partiake, institucionale dhe logjistike pėr rimodelimin (rimendimin. sic!) posaēėrisht tė Universitetit publik.

Sidoqoftė u habita kur mėsova nga Shkėlzen Gashi, i cili e kish postuar njė letėr nė tė cilėn shpjegonte arsyet pėrse Rektori Hasani ishte ngritur nga studioja e KTV-sė, pak para se tė niste debati televiziv, ku pos tij do tė flisnin edhe ministri Hoxhaj dhe analisti Gashi. Disi nuk munda tė besoj se Enver Hasani i frikėsohet njė debati. Sepse jam i prirė t'i besoj forcės sė tij argumentuese. Nėse ai e ka pandehur Gashin si tė padenjė pėr debate arsimore, atėherė si ėshtė e mundur qė ai ka mund tė mbajė postin mė tė lartė universitar nė kohėn kur ministėr ishte njė gjysmanalfabet fodull dhe madje, ka mundė tė diskutojė mė tė!? Dhe ai ende ėshtė i rrethuar me profesorė tė padenjė dhe po mundka me ta, e me Xenin jo!? Vėrtet Gashi ėshtė i paskrupull nė debate, por konsideroj se pikėrisht tė tillė i duhen mendėsisė kosovare. Dikush duhet tė na del pėrballė, dikush duhet tė kundėrshtojė, dikush duhet tė mos pajtohet.

Kjo do tė ishte esenca e njė shoqėrie tė lirė. Por si duket, aq i padurueshėm ėshtė bėrė Xeni nė qarqet akademike, po aq sa Albini nė ato politike. Njė diversant i vėrtetė. Por a ka luftė pa diversion, a ka zhvillim pa krizė, pra a ka debat pa diversitet?

Rektori Hasani kėtė e di, por duket tė jetė peng i rrethanave tė reja tė krijuara, kur shumė profesorė qė mund tė jenė vjedhės tė kapitalit dituror, e tash janė nė pushtet. Gashi e akuzon Hasanin se ka themeluar njė komision anonim pėr librat plagjiatė, i cili ka shqyrtuar vetėm pak libra tė profesorėve, tė cilėt ishin jashtė politikės. Dhe sipas tij, kėtu fshihet misteri se pėrse Rektori nuk i ka suspenduar, ta zėmė, Arsim Bajramin, Hajredin Kuqin e pedagogė tė tjerė tė UP-sė, tė cilėt tashmė dihet se me librat e tyre kanė bėrė plagjiaturė.

Pse iku Rektori nga TV-debati? Tė jetė frikėsuar Enveri Rektor nga rrebeshi i sulmeve qė mund t'i vinin nga Gashi, s'e besoj. Mė e besueshmja ėshtė se edhe ai po kosovarizohet, nė rastin mė tė keq, pra u ėshtė bėrė mbulesė hajdutėve tė shkencės dhe arteve, (marrjen e gradave shkencore duke abuzuar me kapitalin e huaj intelektual), pėr ta ruajtur qetėsinė e vet "parajsore". Hasani duket ta ketė shpikur dhe licencuar i pari nė botė logjikėn se do t'u merreshin titujt shkencorė dhe tė pėrjashtoheshin nga Universiteti vetėm atyre qė kanė kopjuar mė shumė se 70 pėr qind tė librave autorialė. Gashi mendon se Rektori e ka legalizuar plagjiaturėn, duke thėnė se vetėm librat e vjedhur mbi 70% nga i njėjti libėr do tė konsiderohen plagjiaturė. Enveri i parė duhet herėt a vonė tė ballafaqohet me kėto fakte. Dhe tė marrė vendime tė rėnda, anti-gangrenoze.
Enveri i dytė, madje duhet tė mbėshtesė vendimet e tė parit me forcėn e ekzekutivit!?

Oportunizmi nuk ėshtė menēuri - ėshtė sė pari pėrshtatje, e sė dyti tė bėrit i njėjtė. Enveri i dytė ėshtė tashti mė i fuqishėm, sepse ėshtė nė pushtet politik, ai mund ta ndihmojė Enverin e parė, sė paku ta inkurajojė qė tė nisė reformat rrėnjėsore nė Universitetin Publik tė vendit. Kėtė e pret publiku i interesuar, me padurim madje. Sepse diplomat kosovare po blihen nė kafene, gjithandej nė qytetet e Kosovės, e madje edhe nė ndonjė katund tė humbur...

Ky i dyti, ka 'lluft' mė pak se 100 ditė pėr ta identifikue injorancėn si fuqi nė sferėn arsimore dhe pėr ta ndėrtue strategjinė se si tė dilet pėrtej xhehenemit ku lėngon shkolla kosovare. E vėrtetė paradoksale. Por nė kėtė shkreti dijeje po investojmė tė gjithė. P.sh. Hasani mund tė jetė nė dijeni me faktin se ndonjė kandidat nė shkencė, qė ka prejardhje nga ndonjė familje martirėsh tė luftės sė fundit, mund tė mbarojė fakultet pa u testuar asnjėherė, madje me nota tė larta dhe, shih absurdin, pasi qė ai ka nota tė larta mund tė zė vendin e asistentit dhe njė ditė tė marrė edhe katedėr universitare!? Mundet, sepse injorancės si fuqi i duhen sa mė shumė aleatė, madje me pedigre patriotike!? Dhjeta tituj shkencorė u janė ndarė ish-komandantėve tė luftės sė UĒK-sė, biznesmenėve dhe njerėzve tė fuqishėm partiakė, pėr hajgarellėqe "shkencore" tė tipit: "Ēka mendon shoku Tito mbi metalurgjinė e zezė" ose "Mendimi estetik nė veprėn e shokut Enver Hoxha", ose edhe mė brilante do tė ishte tema si: "Roli i Hajdar Shtimjes (personazh i trilluar) pėr Rendin e Ri botėror dhe globalizmin" etj.

Kush ka faj? Profesorėt, dekanėt dhe rektorėt, kushdo qofshin ata. Gazetarėt, analistėt, kritikėt e shoqėrisė. Tė gjithė ne. Pėr kėtė katandi arsimore fajtor i parė ėshtė padyshim Universiteti, tė cilin me gjithė respektin, Hasani as nuk e mbylli pėr nja pesė vjet, siē propozonte mė herėt Gashi, por as nuk ia doli ta mbajė hapur dhe ta rikthejė atypari dijen dhe konkurrencėn shkencore, pra as ta anėtarėsojė nė sistemin e Bolonjės. Sepse bėri shumė kompromise. Si tė ishte nė njė parti politike e jo nė Tempullin e dijes!? Pata shkruar dikur (kur Enver Hasani u bė Rektor) se nder lajmet e mira qė mund t'i ndodhin Kosovės, e i ndodhin shumė rrallė, ishte dhe ky, prandaj e marr tė drejtėn tė shkruaj edhe tashti. U zhgėnjeva nga akti i Rektorit.
Nisja dhe lėshoje plugun pak mė thellė. Ose ji ndryshe, ose do tė mbahesh mend si i njėjtė – si kėta!? Mos ik nga askush Rektor!? Edhe ashtu ka shumė kohė qė po ikim tė gjithė...




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio