Studentet.info
Lajme : Studentėt e dehur shkatėrrojnė konviktet
Kyqur 31-01-2008 6:58:07 (1441 Lexime)

Shkup, 31 JANR - Vite me radhė, opinioni i gjerė vazhdon tė informohet pėr situatėn e rėndė qė mbizotėron nėpėr konviktet studentore nė vend. Publiku shumė shpesh "bombardohet" me informata rreth kushteve tė vėshtira, nė tė cilat vazhdojnė tė jetojnė studentėt. Organizatat studentore, mediat, por edhe vet studentėt nuk kanė tė pushuar sė akuzuari pėr kushtet mizėrie dhe mungesėn e restaurimeve nėpėr konvikte. Tė gjitha ankesat dhe akuzat e dėrguara nė adresė tė institucioneve pėrkatėse janė me vend. Ėshtė e vėrtet qė studentėt-konviktor jetojnė nė kushte mė shumė se tė kėqija, por deri mė tani askush nuk ėshtė pyetur se sa studentėt kujdesen pėr mirėmbajtje tė asaj qė kanė. Askush nuk ka folur pėr egėrsinė ose tėrbimin e njė numri tė madh studentėsh, tė cilėt nėn ndikim tė alkoolit, por jo radhė edhe pa tė, thyejnė dhe shkatėrrojnė atė ēka u del para syve.
Nėpėr konviktet studentore nė kryeqytet, pothuajse nuk ka mbrėmje pa party, ndėrsa argėtimi nuk mund tė mendohet pa alkool. Sasitė e alkoolit, tė cilat konsumohen nėpėr konviktet studentore, mund tė thuhet se nuk maten dot me litra dhe pikėrisht alkooli ėshtė fajtori numėr pėr shkatėrrimin e ndėrtesave studentore, tė cilat edhe ashtu janė nė gjendje tė mjerueshme.


"Nuk ka mbrėmje qė nėpėr korridoret e konviktit tė jetė qetė. Ēdo ditė organizohen argėtime, ndėrsa pas pėrfundimit tė numrit mė tė madh tė tyre, pamja qė mund tė vėrehet brenda konviktit ėshtė dyer dhe banjė tė shkatėrruara dhe korridore tė mbushura me copa xhamash", thotė njė student anonim, i cili jeton nė konviktin studentor "Kuzman Josifovski Pitu", qė gjendet nė qendėr tė kryeqytetit.
Sipas tij, "tėrbimi" i studentėve nėn ndikim tė alkoolit nuk mund tė ndalet as nga rojet e konviktit, tė cilėt jo rrallė, pėr t'u ikur problemeve, mbyllin sytė dhe veshėt.
Pėr moskujdesin e konviktorėve pėr vendin, nė tė cilin jetojnė dhe pėr dehjet e shpeshta janė tė vetėdijshėm edhe udhėheqjet e konvikteve.
Edhe ata pranojnė se dehjet nėpėr konvikte janė tė shpeshta, mirėpo nė dallim nga studentėt, nuk kanė dashur tė pranojnė problemet dhe dėmet qė shkaktohen prej alkoolit. "Nuk ėshtė e mundur qė nė konvikt tė ndalohet hyrja e alkoolit. Nuk them qė prej alkoolit tė tepruar nuk kemi probleme, mirėpo situata nuk ėshtė alarmante", thotė Dobre Jakimov, administrator i konviktit studentor "Kuzman Josifovski Pitu". Duke sqaruar se situata nuk ėshtė alarmante, ai nė tė njėjtėn kohė ka pranuar se nuk kanė munguar rastet kur rojet e konviktit kanė kėrkuar asistencė nga policia.
Sipas tij, pėr tė qetėsuar studentėt nėn ndikim tė alkoolit, jo rrallė ėshtė kėrkuar ndihmė nga policia.

Nga: Ilir IVANOVSKI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio