Studentet.info
Lajme : Arrestohen dy studentė, shpėrndarės droge
Kyqur 02-02-2008 4:06:14 (1430 Lexime)


TIRANĖ, 2 SHKURT - Dy studentėt kanė pėrfunduar nė qelitė e izolimit tė Drejtorisė sė Policisė, ku janė marrė nė pyetje lidhur mė mėnyrėn e sigurimit tė lėndėve narkotike.
Ditėn shkonin nė fakultet, ndėrsa natėn shisnin drogė. Ka funksionuar pak a shumė nė kėtė mėnyrė midis studentit tė Juridikut, Erdit Hida dhe atij tė Historisė, Lazjan Cini, qė tė dy nga 18 vjeē, shokė me njėri-tjetrin qė nė shkollė nė mesme nė Leskovik, dhe aktualisht studentė nė vitin e parė nė Tiranė. Skuadra e antidrogės e Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės, ka gjetur nė dhomėn e tyre numėr 401, nė katin e katėrt tė godinės numėr 1 nė Qytetin Studenti, 19.9 gramė hashash, qė dyshohet se e kishin pėr tė shitur.

Dy studentėt kanė pėrfunduar nė qelitė e izolimit tė Drejtorisė sė Policisė sė kryeqytetit, ku janė marrė nė pyetje lidhur mė mėnyrėn e sigurimit tė lėndėve narkotike dhe rrjetin e shpėrndarėsve dhe pėrdoruesve. Kanė pranuar se hashashin e kishin tė tyren, por kanė mohuar se kishin pėr qėllim shitjen e tij. Ata kanė kėmbėngulur se janė pėrdorues dhe e kishin blerė pėr pėrdorim vetjak. Duket se pretendimi i tyre nuk i ka bindur oficerėt e antidrogės. Gjatė kontrollit nė dhomėn e studentėve, oficerėt kanė gjetur edhe 5 qeska plastmasi qė shėrbenin pėr ndarjen e sasisė sė hashashit nė doza mė tė vogla pėr shitje. Madje janė sekuestruar edhe 3900 lekė qė dyshohet tė jenė nxjerrė nga shitja e lėndės narkotike. Nė fakt, nė zyrėn e antidrogės kishte pasur informacione tė mėparshme pėr aktivitetin e dyshimtė tė dy studentėve, tė dyshuar pėr implikim nė shpėrndarjen e drogės nė Qytetin Studenti. Ata kanė mbajtur nė survejim dy studentėt dhe kur janė siguruar pėr sasinė e hashashit nė dhomėn e tyre dhe kanė dokumentuar edhe akuzat pėr shitje tė lėndėve narkotike, kanė ndėrhyrė duke i arrestuar.(balkanweb)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio