Studentet.info
Lajme : Doktoratura e deputetes, e parregullt. Shkeli praktikėn
Kyqur 06-02-2008 5:42:36 (4014 Lexime)


TIRANĖ, 6 SHKURT- Nė Shqipėri duket se ėshtė mė e thjeshtė tė marrėsh njė titull profesor apo doktor, edhe pa ndjekur shkollėn. Deputetja e Partisė Lidhja Demokratike e Dardanisė nė Kuvendin e Kosovės, zonja Qamile Morina, ėshtė pajisur me njė certifikatė pėr mbrojtjen e titullit "doktor nė fushėn e anestezisė". Ndėrkohė qė nga Universiteti i Tiranės ėshtė kthyer pėrgjigje zyrtare se pretendimi i znj. Morina se "ka kryer doktoraturėn sipas legjislacionit shqiptar", nuk qėndron.
Deputetja e Kosovės, mė 23 tetor 2002 ka marrė njė certifikatė tė firmosur nga ish-dekani i Fakultetit tė Mjekėsisė pranė Universitetit tė Tiranės, zoti Mentor Petrela. Nė kėtė certifikatė ėshtė shėnuar se zonja Qamile Morina ka mbrojtur para jurisė sė pėrbėrė nga pesė mjekė temėn "Ndikimi i ushqyerjes nė pneumonitė nė ventilim mekanik". Sipas certifikatės, juria ka marrė vendimin qė zonjės Morina t‘i jepet titulli "Doktor i Shkencave". Ndėrkohė, ajo nuk figuron nė regjistrin e doktoraturės sė Fakultetit tė Mjekėsisė si e doktoruar dhe nuk ekziston asnjė praktikė nė Komisionin e Kualifikimit Shkencor pėr miratimin e jurisė dhe gjithė procedurat e tjera.

Qė tė marrėsh njė diplomė tė tillė, sidomos pėr titujt akademikė, ka njė itinerar qė duhet ndjekur me dokumentacion dhe shkollim:

-duhet tė kesh mbaruar njė shkollė pasuniversitare;

-duhet tė regjistrohesh nė Fakultetin e Mjekėsisė dhe tė bėsh njė kėrkesė pėr tė mbrojtur njė titull;

-kjo kėrkesė mė pas miratohet nė dekanat;

-kėrkesa e dekanatit duhet tė miratohet nė rektorat;

-pas rektoratit rikthehet nė fakultetin pėrkatės;

-me firmė tė dekanit ngrihet juria;

-paraqitet punimi i diplomės nga udhėheqėsi teknik para jurisė;

-miratohet nga juria, dekanati dhe rektorati, ndėrkohė qė komunikohet edhe me Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės (pra, ajo e legalizon).

Shehu

Deputetja e Kosovės ka njė praktikė qė nuk i ka kaluar tė gjitha kėto hallka. Ajo ka ndjekur temėn me udhėheqėsin, zotin Tritan Shehu dhe ka miratimin e dekanit tė fakultetit, zotit Mentor Petrela. Me kėto dokumente, pretendon se ka njė diplomė, ndėrkohė qė diploma nuk ekziston. "Fiks Fare" pyeti zotin Tritan Shehu, udhėheqėsin e temės sė zonjės Qamile Morina. Ai e cilėson njė problem administrativ gjetjen e dosjes sė zonjės Morina. Ai pranon se juria ka vlerėsuar vetėm nivelin shkencor tė temės. Ndėrsa problemet e tjera ia lė pėr t‘i zgjidhur dekanati dhe rektorati.

Petrela

"Fiks Fare" shkoi dhe pyeti ish-dekanin e Fakultetit tė Mjekėsisė, zotin Mentor Petrela, i cili ka firmosur certifikatėn e gradimit tė zonjės Qamile Morina, me titullin "Doktor i Shkencave". Ai ėshtė i bindur qė zonja Morina e meriton kėtė titull, madje flet me fjalėn e tij tė nderit. Tė gjithė shqiptarėt mund tė meritojnė njė titull, por duhet tė ndjekin njė shkollė pėr ta fituar atė. Ish-dekani i Mjekėsisė nuk duhet ta kishte firmosur kėtė dhėnie titulli dhe duhet tė kishte ndjekur rrugėn ligjore.

Rrokaj

Ish-rektori i Universitetit tė Tiranės, zoti Shezai Rrokaj, na konfirmoi se certifikata nuk ėshtė e rregullt, pasi nuk ėshtė ndjekur rruga administrative. Tė njėjtėn gjė na konfirmon edhe njė nga anėtarėt e jurisė, doktor Ilir Ohri, i cili aktualisht ėshtė shef i shėrbimit tė anestezive-reanimacionit nė QSUT "Nėnė Tereza", nė Tiranė. Ai ėshtė njė nga pesė anėtarėt e jurisė. Sipas tij, "kjo diplomė ėshtė punuar nė mėnyrė teknike, ėshtė paraqitur para jurisė, por nuk ėshtė ndjekur rruga administrative. Kjo ėshtė njė certifikatė, nuk ėshtė diplomė pėr doktor shkencash".

Qė deputetja e Kosovės, zonja Qamile Morina, tė quhet "Doktor i Shkencave", duhet ta ndjekė rrugėn nga e para, duhet tė bėjė njė shkollė pasuniversitare. Ndėrkaq, as punimi nuk i humbet.



DEKLARATAT


Mentor Petrela

Ish-dekan i Fakultetit tė Mjekėsisė nė UT

Bazuar nė deponimet e profesorėve qė e kanė marrė nė shqyrtim dosjen e saj dhe qė kanė ndjekur punimin e saj shkencor, po ju them qė ajo e meriton atė titull. Pastaj ato procedurat dhe letrat janė probleme tė tjera. Nė universitet mund tė ketė periudha qė, siē ka qenė njė periudhė mė pėrpara, ka pasur rregulla tė tjera. Unė po flas "ad urbe kondicio", po flas me "parolle d‘onor", siē thonė francezėt. Universiteti i Tiranės mund t‘i japė titujt dhe me letra edhe me para. Unė po tė them "ad urbe kondicio" dhe "parolle d‘onore", qė ajo e meriton kėtė titull.


Shezai Rrokaj

Ish-rektor i UT

Ky dokument akademik nuk plotėson procedurat e nevojshme pėr t‘u cilėsuar si i vlefshėm nė dokumentacionin shqiptar. Nga njėra anė rezulton njė praktikė brenda departamentit dhe me vendimmarrje tė dekanit tė asaj kohe, qė autorizon mbrojtjen, dhe nga ana tjetėr nuk rezulton i regjistruar numri i doktoraturės dhe tė verifikohet situata, ashtu siē ka qenė. Por qė ka shkelje procedure, kjo ėshtė shumė e qartė pėr kėdo.


Tritan Shehu

Udhėheqės i temės

Ky ėshtė njė problem qė duhet ta zgjidhė nga ana administrative dekanati dhe rektorati. Unė kam qenė udhėheqės shkencor, juria ka vlerėsuar nivelin shkencor. Problemet burokratike duhet t‘i zgjidhin strukturat e tjera.


Ilir Ohri

Anėtar i jurisė

Doktoreshė Qamile Morina, anesteziste me mjaft eksperiencė nė spitalin e Prishtinės, u paraqit para komisionit tė shėrbimit anestezi- reanimacion pėr mbrojtjen e titullit me temėn pėrkatėse. U krijua njė juri me 5 anėtarė dhe me urdhėr tė dekanit tė asaj kohe, i cili dėrgoi njė letėr nė shėrbimin tonė. Juria dha vendimin e saj qė doktoreshė Qamile Morina e meriton titullin pėr doktore shkencash. Por juria nuk mund tė bėjė anėn administrative, qė duhet ta ndjekė dekanati, rektorati dhe Komiteti Shkencor. Nė bazė tė dokumenteve, Qamile Morina nuk e ka ndjekur kėtė rrugė. Kjo certifikatė nuk ėshtė diplomė, ėshtė certifikatė qė ajo ka mbrojtur temėn e saj para jurisė, por nuk ka ndjekur rrugėn administrative. Ėshtė rasti i vetėm pėr doktor shkencash. Kjo certifikatė nuk ėshtė diplomė doktorature.



Rasti tjetėr


Edhe Lutaj me parregullsi

Doktori i njohur, zoti Pajtim Lutaj, ka marrė titullin "Profesor i Asociuar", pa qenė "Doktor i Shkencave". Komisioni i Kualifikimit Shkencor ka konstatuar parregullsi nė dosjen e doktoraturės sė z. Lutaj. Mė 24 shtator 1999 ai ka fituar titullin "Doktor Shkencash" pranė Komisionit tė Kualifikimit Shkencor. Kėtė titull e ka marrė pas njė specializimi tė kryer nė Francė, nė universitetin "Paris VI Pjer dhe Mari Kyri". Ish-kryetari i Komisionit tė Kualifikimit Shkencor, zoti Et‘hem Ruka, ka firmosur ekuivalentimin e gradės qė ka fituar mjeku Lutaj nė Francė me gradėn "Doktor i Shkencave" nė Shqipėri. Ndėrkohė qė nė vitin 2006, Komisioni i Kualifikimit Shkencor pranė Kėshillit tė Ministrave hapi dosjen e zotit Lutaj dhe konstatoi qė nuk kishte asnjė dokument pėr ta bėrė tė barasvlershėm specializimin e kryer nė Francė. Nė dosjen e tij nuk kishte asnjė dokument pėr tė mbėshtetur titullin ligjėrisht. "Kjo ėshtė diplomė specializimi, siē janė diplomat e mjekėve", shpjegoi pėr "Fiks Fare" specialisti i njohjes sė diplomave nė MASH, zoti Edmond Cane. Sipas tij, "diploma DIS nė Shqipėri nuk ėshtė e barasvlershme me doktor shkencash. DIS ėshtė vetėm specializim dhe specializimi nuk ėshtė doktoratė. Duhet tė ketė diplomėn e doktoratės, qė shkruan ‘Doktor Shkencash‘. Pa tė nuk mund tė ekuivalentohesh". Ndėrkohė, 5 vjet pas marrjes sė kėtij titulli, zoti Lutaj ka marrė titullin "Profesor i Asociuar". Pėr kėtė titull duhet tė aplikohet pesė vjet pas marrjes se titullit "Doktor Shkencash", gradė qė zoti Lutaj nuk e ka. (FIKS- FARE)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio