Studentet.info
Lajme : Universitetet private nė krizė pėr kuadėr
Kyqur 06-02-2008 10:49:00 (2559 Lexime)


PRISHTINĖ, 6 SHKURT - Universiteteve private iu ka lindur problemi me kuadrin akademik, pak muaj para se t’i nėnshtrohet procesit tė akreditimit. Kjo pėr faktin se nuk do t’u lejohet mė profesorėve qė tė figurojnė si kuadėr me orar tė rregullt pune edhe nė listėn e universitetit publik, e edhe nė atė tė institucioneve tė arsimit tė lartė privat, siē ka ngjarė deri mė tash.

Burime shumė tė besueshme brenda Ministrisė sė Arsimit, kanė bėrė tė ditur gazetės "Koha Ditore" se do t’i kėrkohet secilit institucion tė arsimit tė lartė qė tė ketė personel tė pėrhershėm universitar, tė cilėt janė tė lidhur me kontratė qė shėrbejnė pėr jo mė pak se marrėdhėnie gjysmėditore tė punės, pėr njė periudhė pėr jo mė pak se tri vite.

Sipas gazetės, ky personel i pėrhershėm duhet tė jetė nė gjendje qė tė mbulojė sė paku 50 pėr qind tė ngarkesės sė mėsimdhėnies pėr secilin program akademik. Zyrtari i ministrisė bėnė tė ditur se personeli plotėsues qė do tė angazhojnė universitetet, nuk mund tė ketė angazhim nė mė tepėr se nė njė vend pune, pėrpos atij nė marrėdhėnie tė pėrhershme.

“Tash po punohet seriozisht pėr tė vėnė rregull nė sistemin e arsimit sipėror. Do tė kemi universitete tė akredituara dhe profesorė qė kanė vetėm njė kontratė me orar tė plotė nė njė institucion tė arsimit tė lartė, dhe do tė jenė tė angazhuar me orar jo tė plotė nė mė sė shumti edhe nė njė institucion tjetėr. Thjesht, profesorėt do tė zgjedhin midis universitetit publik dhe universiteteve private”, ka thėnė ky zyrtar i ministrisė, qė deshi tė mos i pėrmendej emri.

Derisa ėshtė kjo iniciativė nė Ministrinė e Arsimit, institucioneve tė arsimit tė lartė privat iu shkakton kokėēarje kriteri i vėnė nga organi mė i lartė i Agjencisė sė Akreditimit, Kėshilli Kombėtar i Cilėsisė, i cili ėshtė pėrcaktuar qė pa sigurimin e kuadrit akademik asnjė universitet nuk mund tė akreditohet. Madje, ekzistenca e secilit departament nė kuadėr tė fakulteteve a universiteteve, ėshtė kushtėzuar me angazhimin e sė paku tre mėsimdhėnėsve me orar tė rregullt pune.
Bazuar nė kėtė kriter, tė 32 institucioneve tė arsimit tė lartė privat, sa janė tė licencuara nga Ministria e Arsimit, do tu duhet tė angazhojnė nė marrėdhėnie tė rregullt pune mė shumė se 500 mėsimdhėnės me thirrje tė profesorėve tė rregullt apo asistentėve, para se ato tė paraqesin kėrkesėn pėr akreditim.

Eksperti i ēėshtjeve tė arsimit, Halim Hyseni, shpreh bindjen se numri i madh i universiteteve dhe kolegjeve private nuk mund tė mirėmbahet dhe nuk mund tė zhvillohet nė mėnyrė efikase dhe efektive me potencialin akademik dhe intelektual, me tė cilin sot disponon Kosova.
“Mungesa e kuadrit ėshtė problem shumė i madh, pėr tė cilin nuk ėshtė menduar, por do tė ketė shumė pasoja pėr zhvillimin e kompetencave tė studentėve tė cilėt janė nė ato institucione. Pėr shkak tė deficitit akademik qė ekziston nė Kosovė, mendoj qė numri i universiteteve private do tė zvogėlohet jashtėzakonisht shumė”, ėshtė shprehur eksperti Hyseni.

Sipas tij, do t’u shkaktojė “krizė tė thellė” institucioneve tė arsimit tė lartė, kriteri qė personel i pėrhershėm i kėtyre institucioneve duhet tė jetė nė gjendje qė tė mbulojė sė paku 50 pėr qind tė ngarkesės sė mėsimdhėnies pėr secilin program akademik.

Bazuar nė burime tė afėrta me procesin e akreditimit, nė gjysmėn e dytė tė dhjetorit tė vjetėm gazeta raportoi se kėtij procesi nuk do tė mund t’i mbijetojnė mė shumė se 3-5 universitete private.

Disa prej institucioneve mė tė mėdha tė arsimit tė lartė privat nė Kosovė, nuk kanė lejuar qasje nė listat e kuadrit tė rregullt akademik tė tyre. Pėr dy ditė rresht gazeta ka kėrkuar tė shohė kėto lista, por universitetet vazhdojnė t’i mbajnė fshehtė ato.

Nė kolegjin universitar “Fama” dhe nė universitetin “Dardania” nuk kanė pranuar tė flasin pėr kuadrin qė kanė dhe pėr pėrgatitjet qė kanė bėrė nė prag tė fillimit tė procedurės sė akreditimit tė universiteteve.
Po ashtu, listat e personelit akademik nuk i kanė prezantuar as nė universitetin AAB dhe nė atė “Iliria”, ndonėse kanė folur pėr kuadrin dhe pėr vetė procesin e akreditimit.

Lulzim Tafa, zėvendėsrektor i universitetit AAB, thekson se ky institucion i arsimit tė lartė privat, ndoshta do tė jetė universiteti i parė qė do tė aplikojmė pėr akreditim. Sipas tij, universiteti AAB e ka tejkaluar pėrqindjen e stafit tė pėrhershėm akademik qė kėrkohet me ligj.

“Ligji mbi arsimin e lartė pėrcakton shumė qartė se njė universitet ose njė institucion i arsimit tė lartė privat duhet tė ketė 30 pėrqind tė kuadrit vetanake tė stafit mėsimdhėnės. Ne e kemi tejkaluar edhe pėr njė herė. 62-65 pėr qind e kuadrit qė punon nė AAB ėshtė i AAB-sė, ndoshta falė edhe disa marrėveshjeve qė i kemi me universitetin e Sarajevės, dhe tė universiteteve tė tjera”, ka thėnė zėvendėsrektori Tafa. Kur ėshtė lutur qė ta prezantojė listėn e kuadrit, ai ka thėnė se lista gjendet nė ueb-faqen e universitetit, por linqet qė emėroheshin “profesorėt” ishin tė boshatisura.

Edhe Mixhait Reēi, rektor i universitetit “Iliria”, ka hezituar ta paraqesė kėtė listė, meqė ka thėnė se gazetarėt nuk janė ata qė “bėjnė akreditimin”. Megjithėkėtė, ai ka thėnė se universiteti tė cilin drejton ėshtė pėrgatitur pėr akreditim para se tė fillojė punėn.

“Ne, sipas vlerėsimeve tė ekspertėve vendorė dhe tė jashtėm, kemi nivel tė cilėsisė, e cila i tejkalon nivelet e Kosovės e bile edhe tė regjionit. Andaj, ēėshtja e strukturės sė ligjėruesve, pėrgatitjet teknike, infrastruktura, niveli i investimeve etj, te ne ėshtė nė nivel tė tillė sa qė ēėshtja e akreditimit pėr ne ėshtė njė e mirė e pėrgjithshme tė cilėn e kemi kėrkuar nė vazhdimėsi”, shpreh bindjen rektori Reēi. I bindur ėshtė edhe pėr ēėshtjen e personelit arsimor, pėr tė cilėn thekson se ėshtė ēėshtje qė e kanė tė rregulluar qė para fillimit tė punės sė universitetit.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio